RSS

Ahmeti diskuton krizën me zyrtarin e lartë Amerikan Hoyt Yee

17 Apr
Kryetari i BDIsë Ahmeti, ka qëndruar sot pasdite në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ku ka realizuar takim me z. Hoyt Yee, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në Departmentin e Shtetit si dhe Ambasadorin Amerikan në Shkup, z. Jess Bailey.
Yee dhe Ahmeti diskutuan hapur dhe gjërësisht rreth krizës politike në Maqedoni, kontributin e BDIsë në tejkalimin e gjendjes aktuale, si dhe për integrimin e Maqedonisë në NATO.
Ahmeti shprehu gatishmërinë e BDIsë për të dhënë kontribut konkret në drejtim të tejkalimit emergjent të situatës së krizës politike në vend dhe njëkohësisht ti ndihmon vendet mike në komunitetin ndërkombëtar në mënyrë që ato të mund të na ndihmojnë neve.
Ali Ahmeti gjithashtu kërkoi që Washingtoni të inkurajon partnerët në Bruksel që të vijohet me një proces shumë më intenziv të bisedimeve midis palëve, në veçanti në vigjilje të takimit ministror të NATOsë në muajin Maj.
Çdo zgjidhje e krizës politike duhet të jetë rezultat i dialogut politik midis partive në vend.
BDI ka vënë interesin shoqëror dhe shtetëror para atij partiak dhe do të vazhdojë të sillet si parti shtetformuese. BDI ka kërkuar ndërmjetësim ndërkombëtar në vendosjen e dialogut, ka mbështetur hetim të pavarur, të ndihmuar nga Brukseli në çështjen e përgjimeve si dhe angazhohet për reforma cilësore të institucioneve që të përballen me këtë sfidë të vështirë e cila thëret në përgjegjësi.
Ahmeti theksoi urgjencën imediate për ta mbyllur krizën politike në mënyrë që të rikthejmë përqëndrimin e të gjitha forcave tona shoqërore në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit dhe integrimit në NATO.
NATOja është prioritet absolut i BDIsë, por edhe i të gjithë qytetarëve në vend sepse ky proces garanton stabilitetin, sigurinë, por edhe qëndrueshmërinë e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe zhvillimin ekonomik.
Kjo rrugë nuk guxon të devijohet e as të vonohet.
Jo vetëm BDI, por të gjithë qytetarët kanë investuar shumë në procesin integrues EuroAtlantik andaj dhe të gjithë ne duhet që të demonstrojmë përgjegjësi dhe kapacitet institucional demokratik që ti çasemi me seriozitet zgjidhjes së krizës e cila po dëmton rëndë imazhin e vendit në sytë e komunitetit ndërkombëtar.
ali ahmeti
 
Leave a comment

Posted by on April 17, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: