RSS

Demarkacioni i Kufirit Kosovë – Mali i Zi

23 Apr

sh rugova

Shoqata Rugova

 info@shoqatarugova.com Phone: 914.506.0999 2322 Arthur Ave, Suite 202 Bronx, NY 10458 www.shoqatarugova.com 

Drejtuar: Kryetarit të Kuvendit Z. Kadri Veseli dhe Deputetëve të Republikës së Kosovës.

Të nderuar Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës:

Shoqata Rugova në New York me shqetësim të madh përcjellë situatën e fundit të krijuar lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërisht rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar.

Kërkojmë nga Kuvendi dhe deputetët e Republikës së Kosovës që të mos ratifikojnë asnjë marrevëshje që dëmton trojet tona stërgjyshore.

Jemi kundër çdo pazari të bërë me dyer të mbyllura dhe jo transparent mes Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi lidhur me tokat tona. Tokat e Krahinës së Rugovës u mbrojtën ndër shekuj me gjakun e derdhur te bijve e bijave më të mirë të Rugovës dhe gjithë Shqiptarisë.

Jemi në një kohë kur duhet të tregoheni sa më vigjilent, t’i leni me një anë politikat ditore dhe të përkoni me vullnetin e qytëtarëve te Republikes së Kosovës.

Ne Shqiptaro-Amerikanët që vijmë nga Krahina e Rugovës dhe që çdo herë nuk jemi kursyer për të dhënë kontributin tonë për atdhe, jemi në numër të madh dhe direkt ne dhe familjet tona dëmtohemi nga ky ratifikim.

Shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikoi marrëveshjen që dëmton trojet tona.

Sinqerisht,

Shoqata Rugova, New York

25. Prill, 2015

 
Leave a comment

Posted by on April 23, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: