RSS

Promovim i librit “MASHTRIMI I MADH”

01 Jun

Shkruan: Agim Sylejmani, AA Vision-Prishtinë

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizrenin e bukur u bë një promovim shumë i suksesshëm i librit “Mashtrimi i madh” shkruar nga politologu i njohur shqiptar Bardhyl Mahmuti. Referimet e prof. Shkëlqim Millakut, Ramë Bujës dhe Ramë Vatës, e në veçanti elaborimi i librit nga vetë autori zgjuan një interesim të veçantë tek të pranishmit, të cilët në fund edhe u kyçën me pyetje të shumta, duke dëshmuar interesimin e tyre.
Rëndësia e këtij libri ka zgjuar interesimin sidomos tek shtresa më e ndërgjegjshme e shoqërisë, rinia dhe inteligjencia shqiptare, të cilët këtë libër e shohin si një dracak pune që duhet ta kenë përfaqësuesit tanë nëpër përfaqësitë diplomatike nëpër botë.
ëhstë bërë i njohur tanimë fakti se Serbia pas përfundimit të luftës në Kosovë investoi në përkthimn e “Librit të bardhë” në shumë e shumë gjihë të ndryshme botërore në një shumë mbi 500 milionë dollarë. Në anën tjetër po bindemi edhe ne vetë se diplomacia botërore gjithnjë e më shumë për hulumtim të gjendjes politike në Kosovë po shërbehet pikërisht nga ky libër duke iu referuar në të gjitha instancat e organizatave botërore. Ndërsa përfaqësuesit tanë shkojnë me duar në xhepa dhe vetëm dinë të zgërdhihen e të lëpihen para të huajve. Deri më sot asnjë diplomat yni nuk prezantoi ndonjë faktografi për të hedhë poshtë pohimet dhe shpifjet serbe.
Sot diplomacia e Kosovës, pra, të gjitha mekanizmat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kanë në duar një libër më tepër se doracak pune me të cilin do të mund t’iu kundërvihen me shumë sukses shpifjeve serbe, pra edhe vetë “Librin e bardhë” serb.
Ky libër së shpejti do të botohet fillimisht në gjuhën angleze dhe fanceze, e më vonë edhe në gjermanisht dhe hë të tjera. Pra, ne deri në fund të këtij viti do ta kemi në duar librin “Mashtrimi i madh” të përkthyer në dy gjuhë. Edhe pranë këtij fakti, ata që janë të thirrur për jetësimin e projekteve të tilla, qeveria e Kosovës, e sidomos Ministria e Punëve të Jashtme, heshtin dhe shtiren sikur nuk dinë gjë, sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Ata as që denjuan të dërgojnë dikë as në Prishtinë para një muaji e as sot në promovimin e këtij libri kaq të rëndësishëm për diplomacinë tonë dhe të vërtetat historike jo të largëta.

1560700_1047774381901144_4055181583919675506_n

10619970_1047775845234331_6788391771233892541_o

10986501_1047774705234445_3578270593967398249_o

11060855_1047775398567709_3577689764846855393_o

11109714_1047775711901011_6424802332590324289_o

11110991_1047773811901201_6659767808130499206_o

11270281_1047774895234426_7601159584785892952_o

11270306_1047773878567861_1777197924248331904_o

11289078_1047773985234517_316974121697901030_o

11312627_1047774531901129_7171531484726104263_o

11391337_1047775755234340_6542601669019455550_n

 
Leave a comment

Posted by on June 1, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: