RSS

Naim Dedushaj dhe Nesim Gashi, sipas TV-AA Vision, u përfshinë në punë të pista

17 Jun
Shkruan prof. Skënder Karaçica: Naim Dedushaj dhe Nesim Gashi, sipas TV-AA Vision, u përfshinë në punë të pista
Çikago:Matrapazët zyrtarë të ministrisë së diasporës nga Kosova dhe skenarët për vjedhjen e 250 mijë dollarëve

Pas një heshtjeje të gjatë doli në shesh e dhëna për skenarët e matrapazëve zyrtarë të ministrisë së diaporës nga Kosova,Naim Dedushaj dhe Nesim Gashi,që përmes aktivitetit për ,,inagurimin,,e qendrës kulturore në Çikago të përfitojnë për xhepin e tyre 250 mijë dollar nga buxheti i Republikës së Kosovës.Më këto të dhëna të verifikuara mirë nga TV-AA Vision me gazetarin hulumtues Qazim Doda dhe të deklaratës së veprimtarit Destan Aliu,i cili për çështjen shqiptare në atdhe afroj lokalin e tij në Çikago që të marrë formën institucionale të një qendre të kulturës dhe të dijes universitare për brezin e ri shqiptaro-amerikan.

Nismës së veprimtarit Destan Aliu i afruan,,përkrahje,,matrapazët zyrtarë të ministrisë së diasporës nga Kosova(Naim Dedushaj dhe Nesim Gashi),të cilët në vend që vërtet në Çikago të themelohet institucioni i qendrës së kulturës,ata me skenarët e pastrimit të parave nga buxheti i Kosovës,tentuan që të mashtrojnë dhe të komprimitojnë veprimtarin e kauzës kombëtareDestan Aliun dhe të përfitojnë si ,,dhuratë,,nga aktiviteti kulturor 250 mijë dollar,thuhet zëshëm në Çikago.

Në reagimet në Çikago thuhet se ,,inagurimi,,i qendrës kulturore nga matrapazët e kësaj minsitrie nga Kosova,mbeti në mëshirën e kohës dhe as që ka filluar projekti për rregullimin dhe investimet përcjellëse për të marrë formën e një godine moderne të jetës kulturore dhe universitare,ndonëse qëllimi ka qenë që shpejtë të realizohet skenari i pastrimit të parave (250 mijë dollarë)nga buxheti i shtetit të Kosovës dhe krejt kjo prapa shpinës së veprimtarit Destan Aliu,thuhet në emisionin TV -AA Vision nga Nju Jorku.

Për tërë kolovajzën e skenarit të hajnisë në Çikago,thuhet më tej në reagimet në Çikago,matrapazi i djallzuar Nesim Gashi,veprimtarin dhe nismëtarin për (pa)themelimin e qendrës së kulturës,Destan Aliu,për një kohë e pati mbajtur nën trysni që të mos deklarohet publikisht,në mënyrë që pa asnjë problem të marrë haraqin e hajnisë 250 mijë dollar të buxhetit të varfër dhe me shumë sakrifica të shtetit të Kosovës.Tutje thuhet se ish-ministri i diasporës Ibrahim Makolli për të ,,shpetuar,,me fytyrë paratë prej 250 mijë dollarësh i pati bllokuar dhe tashti nuk dihet se çfarë u bë më (destinimin)e tyre!Ndërkaq,për këtë aksion të z.Makolli dhe bllokimi i dollarëve të planifikuar për xhepat e matrapazëve zyrtarë të kësaj ministrie,thuhet se kreatori i skenarit të vjedhjes Naim Dedushaj,ish këshillatr i lartë politik i ish-ministrit Ibrahim Makolli në Prishtinë,janë prishur dhe tash as që flasin ndërmjet veti(sic!).

Në reagimet e mëtejme thuhet se më rastin e ,,inagurimit,,që qendrës së kulturës në Çikago,morën pjesë një numër i konsideruar i veprimtarëve shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të KSHA-së me nënkryetarin Bujar Breznica,ku siç janë veneruar nga fotografitë e këtij solemniteti (pa)kulturor,ai pati rolin e fotografit për matrapazët e hajnisë nga Prishtina.Prandj,për hirë të së vërtetës,u bëhet thirrrje publike të gjithë atyre që morën pjesë në solemnitetin e ,,inagurimit,,të qendrës së kulturës në Çikago dhe vetë nënkryetarit të KSHA-së Bujar Breznica që publikisht të deklarohet për skenarët tashmë të njohur për vjedhjen e 25O mijë dollarëve nga duart e hajnisë së Naim Dedushaj dhe Nesim Gashi.

Veprimtarë të shumtë dhe SHSHA-ja në Çikago,kërkojnë zëshëm nga qeveria e Kosovës për ndriçimin e rastit të planifikimit të vjedhjes së 250 mijë dollarëve përmes,,aktivitetit kulturor,,dhe krejt kjo përmes pastrimit të parave në Çikago,Nju Jork dhe Dallas që më në fund u çel kutia e pandorës për hajninë e madhe dhe të turpshme të matrapazëve zyrtarë që shpeshherë ia mësyjnë Amerikës së largët për të njollosur dhe përmbys mikpritjen e diasporës shqiptare që në këto vite ka bërë shumë për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.

 
Leave a comment

Posted by on June 17, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: