RSS

MERITA REXHAJ, MOTRA E DËSHMORIT ARBEN REXHAJ: PREJ SLLAVO-MAQEDONASVE E KEMI PRITUR, POR JO NGA JU QEVERITARËT TANË

20 Jun
MERITA REXHAJ, MOTRA E DËSHMORIT ARBEN REXHAJ: PREJ SLLAVO-MAQEDONASVE E KEMI PRITUR, POR JO NGA JU QEVERITARËT TANË

Merita Rexhaj, motra e Dëshmorit Arben Rexhaj i cili ra në betejën e Kumanovës u drejtohet me një letër të hapur Presidentes, Kryemnistrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Merita Rexhaj

LETËR PUBLIKE

Presidentes së Republikës së Kosovës, z. Atifete Jahjaga

Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa

Zevendës/kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi

E revoltuar nga mosreagimi dhe heshtja deri në bashkëfajësi me autoritetet maqedonase, unë, Merita Rexhaj, motra e Dëshmorit Arben Rexhaj, po ju drejtohem juve në lidhje me fatin e luftëtarëve të burgosur, të arrestuar në IRJM pas Betejes së Kumanovës!

Ju prej fillimit nuk ishin zot të menaxhoni rastin. Nuk dhatë asgjë zyrtare në lidhje me listën e të vrarëve dhe të arrestuarve. Në vend të kësaj, keni urdhëruar bastisje në shtëpitë e dëshmorëve të vrarë! Ju nuk keni kërkuar as më të voglin hetim në rastin e Kumanovës. Nuk keni pyetur veten, pse Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase ka dorëzuar Ambasadës së Kosovës në Shkup një letër ku figuronte emrin e Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, ndërsa më pas ata u kthyen në Kosovë në arkivole?!

Apo jeni edhe ju bashkëfajëtor në këto krime?!

A nuk ju vret ndërgjegja?!

Ju keni dyfishuar dhimbjen tone..!

Trimat që ranë dëshmorë na kanë shkuar në botën e përtejme. Po ku jeni tash për të burgosurit?!

Ata janë torturuar mizorisht që nga dita e parë të tmerrit të arrestimit të tyre. Disa prej tyre raportohet se janë transferuar në burgjet e Prelepit dhe Manastirit, ku kanë filluar sërish torturat shtazarake ndaj tyre. Çdo orë u hyjnë në qeli persona të maskuar, që i kërcënojnë se do t’i vrasin.

Po maqedonët shtazarakë presin që ata të vdesin vet nga torturat. Pse deri më tani nuk keni provuar të kërkoni ekstradimin e tyre në Kosovë? Apo vet jeni në marrëveshje me ta e mos keni gisht edhe ju në planin e likuidimit të të gjithë të burgosurve?!

Dhe do të pyesja edhe z. Thaçin që luftëtarët trima të Betejes së Kumanovës i quajti “terrorista”: A nuk janë këta të njëjtit djem të UÇK-së që ishin ushtarë të devotshëm të atdheut, kur ti ishe komandant i tyre në luftën e Kosovës?

Nëse këta janë terroristë, kush je ti z. Thaçi?!

Apo kolltuku të ka bërë me amnezi dhe tashmë je në të njëjtën linje të veprimeve antishqiptare së bashku me Gruevski-Ali Ahmeti?!

Nëse djemtë e Kumanovës skanë përfaqësues shtetin, e kanë popullin!! Dhe prej këtij momenti, duhet të luteni të mos u ndodh diçka dhe të ndërmerrni hapat zyrtare në mbrojtjen e tyre, sepse po u ndodh diçka, do të hakmerremi në ju! Ju do të përgigjeni!

Maqedonët u munduan të mbulojnë krimet dhe rrenat e tyre me rrena të tjera, por edhe ju si përfaqësues të Kosovës jeni munduar të mbuloni krimet e maqedonasve.

Prej sllavo-maqedonasve e kemi pritur, por jo nga ju qeveritarët tanë, se jeni shqiptarë e përfaqësoni (lexo: teorikisht) popullin e Kosovës! Prandaj, populli të mos i harrojë heronjtë e Kumanovës, dhe nëse këta qeveritarë nuk ushtrojnë detyrat e veta, duhet të dalim në protesta masovike deri në rrëzimin e qeveritarëve të korruptuar dhe të zhytur në krim dhe kolaboracionizëm!

Merita Rexhaj, 20.06.2015

 
Leave a comment

Posted by on June 20, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: