RSS

Falënderim

21 Jun
Falënderim

Babai i Ismet Sylejmanit

Shumë të dashur shokë, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, miq, partnerë afaristë e të njohur të ndryshëm!
Më 19 qershor e përfunduam pritjen e rezervuar për ngushëllime. Sot, më 21 qershor 2015, u bënë shtatë ditë nga vdekja e babait, gjyshit, vëllait e axhës, Agës Bit tonë të dashur, të shtrenjtë e të nderuar Sabit Sylejmani!
Ju falënderojmë për pjesëmarrje në përcjelljen për në banesën e fundit të tij dhe për ngushëllime!
Me pjesëmarrjen tuaj varrimi i kryefamiljarit tonë ishte madhështor e me dinjitet.
Kam nderin të falënderoj për ngushëllime para varrimit e për pjesëmarrje nëvarrim, vajzën e Heroit të Popullit Bardhok Biba, të nderuarën Marie Biba,bashkëshortin e saj, Zefin dhe djalin, Valmirin, të cilët erdhën nga Shqipëria tandanin dhembjen me ne. Përgjithmonë do t’u jemi mirënjohës!
Falënderoj për ngushëllim para varrimit, për pjesëmarrje në varrim dhe fjalim lamtumirës te varri i babait tonë, shokun, vëllanë e mikun tim të madh e përjetësisht të nderuar, Ndue Dodaj, i cili ishte me vëllanë e tij, Agimin dhe mikun e tij, Dëfrim Ahmetajn!
I falënderoj të gjithë ata që na nderuan duke marrë pjesë në përcjelljen e fundit qëia bëmë Babit tonë, në mesin e të cilëve do t’i veçoja: vëllanë e heroit të kombit Rexhep Malaj, bacën Hasan Malaj; vëllezërit e Heroit të Kombit Afrim Zhitia,Sylë e Naim Zhitia; vëllanë e heronjve të kombit Fahri e Bahri Fazliu, Fadil Fazliun e djalin e tij, Fahriun dhe veprimtarin e njohur Shaban Muja e Salih Gjonbalaj nga Vuthajt e Malit të Zi!
Djemtë dhe familjen e tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Babanë dhe vëllanë e shokut tim, Heroin e Pavarësisë së Kosovës, Xhevat Qerimi;vëllanë e Bacit, shokun Nazmi Viqa me shokët Ymerin, Aliun, Bejtën, Islamin,Bashkimin, Hasanin e Misinin nga Ferizaj!
Komandantin e Zonës së UÇK-së, Ahmet Isufin; veprimtarin e çështjes kombëtare,ish të burgosurin politik, shokun e bashkëluftëtarin tonë Emin Krasniqin;veprimtarët e çështjes kombëtare; themeluesit e UÇK-së, shokët Emrush Xhemajli e Gafurr Elshani; veprimtarin e çështjes kombëtare, ish të burgosurin politik,bashkëluftëtarin dhe komandantin e UÇK-së dhe TMK-së, shokun Shaqir Shaqiri;botuesin e gazetës ditore “Epoka e re”, gazetarin legjendar të popullit shqiptar,shokun e mikun tim Muhamet Mavraj me shokët e bashkëpunëtorët e tij: Driton Lajçin, Sadik Zeqirin, Shkëmbim Krasniqin-Dajën, Berat Dakajn e Afet Belën!
Ish të burgosurin politik e ish-nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Besim Zymberin, e shumë miq të tjerë!
Falënderoj ushtarakun e njohur të UÇK-së, Hysen Shahinin dhe doktorin e luftës sëUÇK-së, Miftar Zenelin, që morën pjesë në varrim dhe na erdhën për ngushëllime!
Falënderoj OVL të UÇK-së dhe kryetarin e saj, Ahmet Dakun, që morën pjesë nëvarrim dhe që vendosën kurora me lule mbi varrin e babait tonë!
I falënderoj të gjithë ata shokë e personalitete kombëtare, politike, ushtarake,policore e shtetërore, miq e fshatarë, të cilët na erdhën për ngushëllime në pritjen e organizuar. Me këtë rast do t’i veçoja: Babanë e Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci, axhën Tush dhe vëllanë e Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci,ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, shokun Ramiz Lladrovci, babanë dhe nënën e Heroit të Kombit Afrim Zhitia, axhën Osman dhe nënën Qamile, vëllezërit e Heroit, Sylën dhe Naimin!
Falënderoj babanë e Heroit të Kombit Nuhi Berisha, axhën Rexhep dhe babanë e Ahmet Isufit, axhën Liman!
Falënderoj vëllanë e heroit të kombit Afrim Abazi, Faton Abazin dhe pjesëtarin e familjes së heroit të kombit Riza Matoshi që ishin për ngushëllime!
Falënderoj vëllanë e Heroit të Kombit Feriz Guri, Kjani Guri, studiuesin Emin Kabashi dhe folësin legjendar e historik të “Radios Kosova e Lirë”, shokun Nusret Pllana dhe bashkëshorten e tij, Zelfije Pllana, që ishin për ngushëllime!
Falënderoj udhëheqësin e popullit shqiptar në Maqedoni, shokun e bashkëveprimtarin Ali Ahmeti, i cili, në përbërjen e delegacionit të tij, kishte shokëe miq të nderuar, në mesin e të cilëve edhe vëllanë e Heroit të Kombit Ismet Jashari-Komandant Kumanova, veprimtarin e ish të burgosurin politik, oficerin e lartë të UÇK-së, Xhemajl Jasharin, ish-kryetarin e LPK-së, Fazli Veliun-Dajën,kryetarin e Komunës së Likovës, Sadullah Durakun, zv/ministrin e Punëve tëBrendshme të Maqedonisë, Zemri Qamilin, deputetin e Kuvendit të Maqedonisë,Xhevat Ademin, kryetarin e BDI-së, Dega në Kumanovë, Bajram Limanin,kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejtën, ministrin e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Abdilhaqim Ademin, shefin e kabinetit të liderit të BDI-së, Artan Grubin, shoqëruesin kryesor të Ali Ahmetit, Shefik Ismailin dhe Berat Mustafin!
Falënderoj liderin historik të LVV-së e deputetin e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurtin, i shoqëruar nga ish-zv/komandanti i Zonës së Karadakut, kolonel Shemsi Syla, ish-zëdhënësin e Komunës së Prishtinës, Adonis Tahirin dhe pjesëtarët e tjerëtë delegacionit!
Falënderoj drejtorin e Policisë së Kosovës, kolonel Shpend Maxhunin dhe zv/drejtorin e Policisë së Kosovës, nënkolonel Naim Rexhën!
Falënderoj ish-përfaqësuesin politik të UÇPMB-së, kryetar i LBD-së, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Kosovës Lindore e kryetarin e Kuvendit tëKomunës së Bujanovcit, shokun Jonuz Musliu!
Falënderoj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, e një pjesë të stafit tëkësaj komune!
Falënderoj pronarët e “Skopje City Mall”, Muhamet, Arsim dhe Ilir Papranikundhe mikun e tyre e timin, Farukun, që na erdhën për ngushëllime!
Falënderoj kryetarin e Dardanës, Begzad Sinanin dhe Emin Krasniqin e një pjesë tëstafit udhëheqës të komunës!
Falënderoj kryesinë e PDK-së, Dega në Gjilan, e kryesuar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti!
Falënderoj veteranët e OVL të UÇK-së në Viti, në krye me Avdyl Bajramin, qëishin për ngushëllime!
Falënderoj ish-kryetarin e Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafën, që ishte për ngushëllime!
Falënderoj aktorin e madh shqiptaro-amerikan, të nderuarin Xhevat Limani, qëishte për ngushëllime!
Falënderoj drejtorin regjional të Policisë së Kosovës të Prizrenit, nënkolonel Nexhmi Krasniqin, kapiten Skënder Krasniqin, djalin e dëshmorit të kombit Hamdi Berishës, Kastriot Berishën dhe rreshterin Hajdar Hoxha!
Falënderoj drejtorin regjional të Policisë së Kosovës të Gjakovës, nënkolonel Ahmet Hasin dhe zyrtarin policor Rrustem Letaj, ndërlidhës me gjykata dhe prokurorë – Stacioni Policor Gjakovë!
Falënderoj veprimtarët e njohur të çështjes kombëtare që na erdhën për ngushëllime, të nderuarit Hydajet Hyseni, Berat Luzha e Gani Krasniqi!
Falënderoj drejtuesit e NISMA-s për Viti, shokët Daut Xhemajli, Xhevat Bislimi, Xhelal Rexhepi etj!
Falënderoj kryetarin e LDK-së e drejtorin e Urbanizmit të Fushë-Kosovës, tënderuarin Avdullah Prebreza dhe mikun Hazbi Dërvisholli që na erdhën për ngushëllime!
Falënderoj ish-drejtorin gjeneral të Doganave të Kosovës, të nderuarin Naim Huruglica dhe oficerët doganorë, Bedri Avdylin, Ibrahim Qerkinin etj!
Falënderoj ish të burgosurin politik e publicistin Sadri Ramabaja, i cili, së bashku me disa shokë, erdhën për ngushëllim!
Falënderoj zv/drejtorin regjional të Policisë së Kosovës në Gjilan, kolonel Shaban Azizin, shefin e Njësisë për Planifikim e Zhvillim Operacional, kapiten Maliq Hajdinin dhe komandantin e Njësisë Regjionale të komunikacionit rrugor, kapiten Ismajl Fejzullahun!
I falënderoj zyrtarët e Policisë së Kosovës në Gjilan, kapiten Avni Uruqin, toger Sevdail Robellin, rreshter Bekim Sabedinin, hetuesit rajonalë Gafurr Jakupin,Sefedin Zejnullahun, Nazim Kajtazin, Rexhep Dautin dhe Arben Sylejmanin!
I falënderoj zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës në Gjilan, Feriz Abazin, Nazmi Abazin dhe Hajrush Zejnullahun!
Falënderoj rreshteren e Policisë së Kosovës, Luljeta Bajraliun dhe zyrtarët policorëFeti Sylën, Muzafer Ajetin, Sanije Isakun, Fatime Korçën të Njësisë Policia nëKomunitet!
Falënderoj pronarët e “Reformës”, Azem Rusinovcin dhe të “Automita”-s, Blerim Mitën, që na erdhën për ngushëllime!
Falënderoj shokët e miqtë e ndryshëm që më kanë shprehur ngushëllime nëpërmjet thirrjeve e mesazheve të ndryshme telefonike dhe në “Facebook”!
Do t’i veçoja ngushëllimet që më kanë ardhur nga djali i udhëheqësit të madh e tëlavdishëm të Shqipërisë, Enver Hoxha, Ilir Hoxha, nga kryetari i LPK-së e veprimtari i madh i çështjes kombëtare, Bedri Islami, Isa Ferizaj nga Shqipëria, nga shokët në Evropë, Bejtullah Tahiri, Xhevat Zekaj, Agim Sylejmani etj., nga shokët në SHBA, Qazim Doda, Arben D. Krasniqi, Xhevat Limani, Hysni Syla e shumë të tjerë!
Falënderoj gazetën ditore “Epoka e re” për pasqyrim të varrimit të Babait Sabit Sylejmani!
Falënderoj “Artstudion” dhe pronarin e saj, mikun tim Faton Sejdiun, për ndihmesën e madhe dhënë në përgatitjen e pllakateve dhe të portretit të Babit tonë!
Falënderoj pronarin e studios “Foto Fari”, shokun Afrim Kçiku, për pasqyrimin nëpërmjet fotografive të tërë ngjarjes së paharruar të varrimit!
Falënderoj shokët e miqtë e Xhevdetit, Ridvanit, Arbërit, Ilirit e shoqet e Herolindës për pjesëmarrje në varrim e ngushllime!
Falënderoj miqtë e ndryshëm të familjes sonë dhe tërë farefisin tonë që ishin nëvarrim dhe në ngushëllime!
Falënderoj fshatarët e fshatit Cërnicë, të të gjitha lagjeve, arsimtarët e Shkollës Fillore “Ramiz Cërnica” në Cërnicë që ishin në varrim dhe në ngushëllime!
Falënderoj kushërinjtë e lagjes së Smakajve dhe të lagjes së ngushtë Sylaj që na u gjenden pranë në çastet më të rënda të dhembjes familjare!
Faleminderit për të gjitha, të gjithëve!

Me shumë respekt,
Ismet Sylejmani,
Cërnicë, 21 qershor 2015

 
Leave a comment

Posted by on June 21, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: