RSS

AGIM SYLEJMANI I ILEGALES DHE LUFTËTARI I PANDALSHËM I ÇËSHTJES KOMBËTARE

13 Jul
AGIM SYLEJMANI I ILEGALES DHE LUFTËTARI I PANDALSHËM I ÇËSHTJES KOMBËTARE

erald selca

Shkruan: Erald Selca, Prishtinë

Të shkruash për një shok e vëlla ideali nuk është lehtë sepse mund t’ju hysh në hak ngase meritojnë më shumë se sa një shkrim përmbledhës për veprimtarin kombëtar dhe militanti e çlirimit dhe bashkimit kombëtar Agim Sylejmani. Ai i takon plejades së atyre burrave që nuk u thyhen kurrë as nga UDB-ja e kazamatet serbosllave e poashtu as nga tundimi dhe lakmia verberuese .

Agim Sylejmani i takon një familje me autoritet mbarëkombëtar dhe familje arsimëdashese në Anamoravë e kudo në viset shqiptare, është i biri i doajenit të arsimit dhe atdhetarit Taib Sylejmani i cili është i njohur për vijën e drejtë kombëtare.
agimi

Veprimtari i ilegales , ish i burgosuri politik, shkrimtari , publicisti dhe luftetari i famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosoves Agim Sylejmani ka qenë përhere armik i Jugosllavisë duke filluar bankat e shkollës së mesme . Ka mbajtur mbi 5 vite burg, ishte pjesë e OMLK-së dhe bashkëveprimtar e shok burgu me kolosin Rexhep Malaj, njeriun i cili bashkë me Nuhi Berishen, Fahri Fazliun e Afrim Zhitinë ishin strukturat para ushtarake qe tronditen themelet e ish Jugosllavisë .

Agimi ky patriot i madh ka të botuar mijëra shkrime në gazetën legjende ZËRI I KOSOVËS për tema politike, kombëtare, ideologjike e kadrovike ku veçohet penda e tij e mprehtë revolucionare

Patrioti Agim Sylejmani veproi mes Kosovës dhe Zvicrës ku leviz dhe sot i palodhshëm në shërbim të çështjes kombëtare. Ai realizon shumë programe autoriale e dokumentare për kanalin televiziv AA Vission (Albanian American Vision) në New York. Puna e shkëlqyer e Agimit çmohet dhe nderohet nga bashkevuajtesit e tij dhe idealistët .

ASylejmani-RMala

Agimi ka botuar tre libra: “ Më shumë se mësues” , “Rexhep Malaj zjarr lufte që nuk shuhet” dhe “Rrugëtimi i një vigani” ku promovimet janë bërë deri ne Amerikën e Nolit të madh.

Ismet Sylejmani, Nusret Pllana, Agim Sylejmani e Bardhyl Mahmuti janë njerëz tepër meritor me punën e tyre, kanë kontribuar dhe kontribuojne më shumë se institucionet tona të dështuara. Agimi nuk harron kurrë shokët e idealit, ai i ndihmon herë pas here shumë nga ta për të cilët ka dhimbje .

Kjo nuk ishte ajo çfarë kemi ëndërruar e menduar ne. Por, ne nuk do ndalemi me kaq, tërë jetën do të jemi në shërbim të atdheut dhe Shqipërisë.

 
Leave a comment

Posted by on July 13, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: