RSS

AKOMA NUK ËSHTË TEPËR VONË

03 Nov

agim sylejmani

Shkruan: Agim Sylejmani, Zvicër

Duke e lexuar këtë intervistë të ish kryeministrit të Kosovës, tash zëvendës-kryeministër e njëkohësisht ministër i punëve të jashtme i Republikës së Kosovës, dhënë”KOSOVAPRESS-it” dhe publikuar edhe nga “Epoka e re”, me titull “Do të jem kandidati i koalicionit për president”, më besoni se edhe mua ma ka “gërditë”. Ai sipas kësaj interviste i bie se është në gjendje të bëjë gjithçka dhe çfarëdoqoftë vetëm e vetëm ta ulë bythën e tij në karrigen ku e ka të ulur bythën zonja Atifete Jahjaga!

Ai thotë: “Do të vazhdoj, si lideri më i votuar, ta luaj rolin tim qytetar të unitetit, i cili kërkohet edhe prej qytetarëve.”

Unë u ndala njëherë dhe mendova se për cilin unitet e ka fjalën dhe për cilët qytetarë? A e di ky se mbi 200’000 (dyqindmijë) qytetarë kanë nënshkruar një peticion që bie ndesh me “marrëveshjen” që ky e përmend me LDK-në? Këtë e quan ky unitet? Derisa një njërën anë qeveria të cilës ky i përket dërgon policë në kuvendin e Kosovës, duke tentuar të pengojë futjen e zërit të mbi 200’000 njerëzve, bashkështetasëve dhe bashkëkombasve të tij, në Kuvendin e Kosovës, në anën tjetër thotë se “përfaqëson” “unitetin” dhe don ta luaj atë rol qytetar, por nuk harron të shtojë se ata që kanë në duart e tyre këta mbi 200’000 nënshkrime “Deri para pak kohe kam thënë se është një veprim gërditës, por tanimë opozita e Kosovës ka kaluar në veprime tërbuese”. Si ia lejon vetes një “personalitet” i tillë që pretendon të luaj rolin e unitetit qytetar, duke i quajtur mbi 30 % të të zgjedhurve nga këta qytetarë të tillë që ia paskan “gërditë” dhe duke përfunduar se këta na qenkan të “tërbuar”? Si mund të luhet uniteti me ata që ta gërdisin dhe janë të tërbuar? Këtu, dhe pikërisht këtu m’u kujtuan qentë endacakë të Prishtinës, të cilët po qe se janë të tërbuar mund t’ia hanë kokën ndonjë qytetari të rastit. Po sikur këta 30%-shi me mbi 200’000 nënshkrues, të gjithë të tërbuar dhe që ta gërdisin, me iu vërsulur godinës së qeverisë (siç do vepronin qytetarët e çdo vendi në botë), athua cilin rol do ta pranonte ta luaj Hashimi? Të unitetit me ata që mund të ia kafshojnë kofshën e nuk e lënë të ulet siç duhet në karrigen e presidentit të vendit?

Me sa di unë edhe opozita janë qytetarë të kësaj Kosove, karrigen e presidentit të të cilit vend ka kohë që e shikon nga larg. Si mund të flitet për rolin e njëfarë uniteti kur në të njëjtën kohë thuhet çdo gjë e mundur që mund t’i shkrepë në kokë, bile se edhe janë në “shërbim të Rusisë?” (sic!) një pjesë jo e vogël e këtyre qytetarëve? Ata kanë në dorë mbi 200’000 nënshkrime! Këto nënshkrime duhej të ishin një arsye e fortë që ai t’i vëjë gishtin kokës dhe ta rishqyrtojë veprimin e tij këta 12 muajt e fundit, pa hyrë në analizë të veprimeve të tija vitet e fundit. Ta rishqyrtojë edhe koalicionin të cilin e ka lidhur, një koalicion sa i pakuptimtë po aq absurd! Deri dje partneri i këtij koalicioni e quajtën kriminel, kryemafioz, e çfarë nuk i thanë. Ndërsa sot ai bëhet rrogtar i njërës nga figurat më të pështira të kombit, kontributi i të cilit është aq antishqiptar e antikombëtar, sa edhe qentë endsacakë të Prishtinës e dinë, ndërsa Hashimi i shkon mbrapa si manar, për hir të një karrigeje? – qoftë ajo edhe e presidentit!

I madhi Hasan Prishtina, ka qenë disa ditë kryeministër i Shqipërisë, por, për hir të unitetit të qytetarëve dhe të ardhmes së sigurtë të vendit, e la karrigen e kryeministrit. Kjo më çon në një logjikë se pikërisht roli i këtij uniteti qytetar Hashimin do ta çonin në prishjen e menjëhershme të koalicionit qeverisës të pakuptimt me Isa kolaboracionistin serb, të anulojë të gjitha marrëveshjet që ai ka nënshkruar me Serbinë e që përpiqet të kontrabandojë Republika Sërbska të Kosovës duke anashkaluar institucionin ligjvënës, organin më të lartë shtetëror, Kuvendin e Kosovës; të merret vesh me këta të opozitës “gërditëse” dhe “tërbuese” (liderët e të cilëve deri në fund të luftës i kishte bashkëluftëtarë) për krijimin e një qeverie teknike për shpëtimin e vendit nga shpartallimi, e pse jo, pastaj vetë këta, jam i bindur do ta çojnë hopa në karrigen e presidentit, të cilën aq shumë e lakmon!!!

Anija e shtetit të brishtë të Kosovës është buzë fundosjes. Andaj nuk duhet ndimuar që kjo të ndodhë sa më parë, duke kërcënuar me në mënyrë perfide me përdorimin e dhunës për rivendosjen e “ligjshmërisë”.

Në fund ai shton edhe “ky bashkim i opozitës do të dështojë sikurse koalicioni i vitit të kaluar”. Me sa di unë ai koalicion nuk ka dështuar tamam për tamam, sepse karrigen e kryeministrit ia mori pikërisht ai i cili ka qenë njëri ndër armiqtë më të përbetuar të tij, kryekuislingu serb Isa Mu(s)tafa. Kjo vetvetiu më çon në një përfundim thuaja se logjik. ky kolacion i tashëm opozitar mund të “dështojë” duke ia marrë një copë tjetër të tortës Hashimit, sikur që ia mori Isa….

Një fjalë e popullit thotë, kurrë nuk është vonë. Edhe unë mund të them se akoma nuk është tepër vonë. Akoma ka hapësirë për ta shpëtuar vendin dhe popullin e këtij nënqielli të Kosovës.

 
Leave a comment

Posted by on November 3, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: