RSS

TË PAPJEKUR E TË PAPËRGJEGJSHËM!

06 Nov

Femi Berisha

Shkruan: Fehmi Berisha, Zvicër

Jemi i vetmi popull i cili shpallim Heronj, e pastaj i keqpërdorim për nevoja utilitare meskine. Bëjmë çmos, që mundësisht të fotografohemi pranë tyre dhe pastaj emrin e tyre ta keqpërdorim sa herë na e do interesi personal.

– Asnjëra nga vajzat e Heroit Shaban Shala, Çamëria e Valbona, të cilat jetojnë në kushte të mjerueshme nuk mundën të punësohen as dje as sot. Kurrë lidershipi, i cili nuk pushon të thirret në emrin e tij, nuk denjoi të punësojë fëmijët e tij! Ku ndodh kjo përpos te ne shqiptarët?

– A e di Qeveria e Kosovës çfarë do të thotë hero – familje e heroit? Njëjtë, pash edhe një dokumentar për luftëtarin e pashoq Bekim Berishën – Abeja, të cilin e kishte përgatitur Agim Sylejmani. E motra e heroit Bekim Berisha – Abeja, jetuaka në kushte të rënda, aq sa me punë pastrueseje të rrisë e ngritë fëmijët e saj! – E Kosova raste të këtilla ka plotë.

Ku ndodh kjo, përpos te ne shqiptarët?! -Ne, pas pushimit të luftës së UCK-së, për të cilën u derdh aq shumë gjak, graduam luftëtar edhe me gradën GJENERAL. -Edhe pse, mbase ishte pak tepër dhe gradë e lartë (kur dihet që Enver Hoxha pati gradën vetëm Kolonel), ne i graduam. Mirë. Por, tash Gjeneralët ne i fyejmë, i denigrojmë, i poshtërojmë e çfarë nuk përpiqemi t`u bëjmë! Në gjithë botën e qytetëruar, në të cilën aq shumë thirremi, dihet si trajtohen Gjeneralët. Dihet vetëm në cilin rast mund të ndalohet një Gjeneral; në rast tradhtie kombëtare, po, në asnjë rast tjetër JO.

A e di Qeveria dhe populli i Kosovës çka është Gjenerali ushtarak? E si sillemi dhe çfarë bëjmë ne? Turp!

QUO VADIS QEVERIA JONË? QUOA VADIS KOSOVË?

 
Leave a comment

Posted by on November 6, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: