RSS

Rrok Nikçi ishte kelmendasi që vlente më shumë se qeveritë e dy shteteve tona

20 Nov

268553_10150315889805490_5466613_n

Shkruan: Qazim Doda, New York

Shqiptarët e Amerikës me plot të drejtë krenohen për veprimtarinë e tyre patriotike që kanë lënë gjurmë të pa shlyera në histori. Ky komunitet shquhet për ruajtjen e identitetit kombëtar duke hapur shkolla, gazeta e shtëpi të kulturës që kanë ndikuar shumë në sensibilizimin e çështjes shqiptare. Kësaj radhe po ndalem tek shqiptari që e hapi shtëpinë e parë të kulturës në New York. Ai vinte nga Kelmendi i Malësisë dhe një jetë i shërbeu çlirimit dhe bashkimit të Shqipërisë. Ishte pra RRok Nikçi që në SHBA quhej RRok Flamuri.

10660951_273129542875577_273706082_n

 

Familja e Rrok Nikçit

Rrok Nikçi u lind në fshatin Dol të Gucisë në vitin 1951, vitet e 50’ të shekullit të kaluar ishin ndër vitet më të errëta për shqiptarët që jetonin në trojet e tyre të pushtuara nga ish-jugosllavia sepse në atë kohë dhuna e koordinuar nga Aleksander Rankoviqi ishte përhapur në të gjitha trevat e pushtuara shqiptare. Familja e RRok Nikçit ishte në shënjestër të gjandarmërisë dhe policisë sekrete sllave. Atyre ua bastisnin shtëpinë shumë shpesh duke i malltretuar fizikisht dhe duke u thyer çdo gjë që kishin në shtëpi për t’ua bërë të pamundur jetën në atë shtëpi.

Rroku vinte nga familja e njohur për patriotizëm e bujari. Pra, ishte familja e Kolë Shytit e cila në vrullin më të madh të asimilimit të shqiptarëve kur popi Gjorgje Shekullarac e kishte ndërtuar kishën Pravosllave Ortodokse në Guci, në të njëjtën kohë Kola e kishte ndërtuar Kishën Katolike Shqiptare që ta kundërshtonte asimilimin nga shqiptarë në sllav. Kjo familje për herë të parë kishte sjellur edhe rrymën elektrike dhe kishte blerë veturë duke i bindur sllavët se shqiptarët ecin me kohën dhe janë përparimtarë.

10617249_273601542828377_770915563_n

Duke i pare të gjitha këto malltretime në familjen e tij dhe të atyre që kishin orientim patriotik në atë rreth, RRoku rrebelohet që në fëmijëri duke pyetur edhe në shkollë mësuesin e tij se për çka shqiptarët duhet të mësojnë në një gjuhë të pa-kuptueshme e jo në gjuhën shqipe siq e flasin në shtëpi. Në vend të përgjigjes nga mësuesi i tij, të njëjtën ditë këtë përgjigje e kishte marrë nga policia sllave të cilët i kishin shkuar në shtëpi dhe para syve të tij ia kishin rrahur nënën.

Më vonë, pas përfundimit të shkollës fillore në Guci, Rroku u regjistrua në gjimnazin e Pejës. Atje u frymëzua edhe më shumë nga rinia e Kosovës të cilët kishin marrë pjesë në demostratat anti-sllave të vitit 1968. Këtë frymëzim RRoku e shfrytëzoi për t’i hyrë rrugës anti-sllave deri në frymën e fundit të jetës së tij.

Aktiviteti i tij patriotik ku e përhapte frymën e bashkë-veprimtarëve të tij nga Kosova duke e lëkundur rehatinë e pushtuesëve sllav në Guci e detyroi Rrokun që të largohej në drejtim të Italisë në vitin 1973. Ai nuk qëndroi gjatë në Itali duke e vazhduar rrugëtimin e tij për në SHBA e më konkretisht në New York.

 Ardhja e RRok Nikçit në Amerikë dhe kyçja e tij në veprimtarinë patriotike

Kur erdhi në SHBA, RRok Nikçi nuk gjeti përkrahje të madhe në idenë e tij për të punuar në të mirën e Shqipërisë. Në atë kohë mbizotëronin grupacionet e  krijuara nga Shërbimi Sekret Jugosllav UDB-a, ku punohej me të madhe kundër Shqipërisë. Ishin njerëzit që i kishin rekrutuar si diversantë për të vrarë shqiptarë.

Të gjithë të rekrutuarit nga Çedo Mioviqi, Gjoko Pajkoviqi, Aleksander Rankoviqi, Milan Stevoviqi e më vonë Mehmet Maliqi (babai i Shkelzen Maliqit) dhe Adem Gashi (babai i Alush Gashit) i kishin marrë organizimet në emër të shqiptarëve të Amerikës. Shpesh mbaheshin demostrata kundër Shqipërisë dhe organizonin sulme kundër shqiptarëve që nuk e donin Jugosllavinë.

Në New York, Chicago dhe sidomos në Detroit festohej ditëlindja e Titos me nga 1,000 veta në sallë. Kompania ajrore e fluturimeve (JAT-Jugosllovenski Aero Transport) sillte drogën në SHBA dhe prej këtu shpërndante edhe në shtete të tjera.

Shqiptarëve që nuk e donin Shqipërinë u pëlqente kjo dhe inkuadroheshin në këtë rrjet kriminal. Më vonë erdhi edhe Millosheviqi dhe e përforcoi rrjetin kundër Shqipërisë duke u dhënë para për blerjen e pasurisë së patundshme. Sot, disa nga ata shqiptarë që përfituan nga Millosheviqi apo nga paratë e drogës më herët zotërojnë pasuri marramendëse në SHBA.

E tërë kjo pasuri dhe mbështetje që Jugosllavia i kishte ofruar komunitetit shqiptaro-amerikan për RRok Nikçin ishte vetëm një tradhëti ndaj atdheut, ai nuk e përqafoi këtë rrjet. Në SHBA u ofrua me rrjetin e shqiptarëve që e donin Shqipërinë siq ishin: Ahmet Zherka, Gjeto Sinishtaj, Kol Gojçi, Gjokë Martini, Gjergj Kalaj e shumë të tjerë që e përkrahnin Shqipërinë dhe me veprimtarinë e tyre kishin dëshmuar se ishin kundër pushtimit jugosllav në trojet shqiptare.

Vlen të dallohet se pasi Ahmet Zherka e kishte vrarë një njeri vetëm pse ja kishte shkelur flamurin kombëtar në mes të Manhattan-it, NY në vitin 1976, RRoku dhe shokët e tij vetëm sa u përforcuan dhe u organizuan edhe më mirë.

Hapja e pare e Shtëpisë së Kulturës në New York dhe formimi i Klubit Kombëtar Jusuf Gërvalla

Rroku shkonte në restorantet ku këndohej serbisht dhe ua ndalonte muzikën, ua thente pajisjet dhe i këshillonte që të këndojnë vetëm shqip. Në fund të vitit 1979 dhe në fillim të vitit 1980, RRoku pati fatin dhe doli shumë i suksesshëm në shitblerjen e pasurisë së patundshme, ai në ndërtesën e tij e kishte hapur shtëpinë e kulturës dhe e vendosën emrin Naim Frashëri. Në atë shtëpi të kulturës mblidheshin shqiptarët që e donin Shqipërinë dhe organizonin planet për demostratat anti-jugosllave.

Ishin ditë të vështira, atëhere kur Millan Stevoviqi qëndronte në shtëpitë e shqiptarëve, shumë fëmijë shqiptarë i ngjanin krejtësisht Millanit. Ai ishte bërë ideatori i luftës speciale kundër Shqipërisë. Kishte shtrirë rrjetin e KOS-it (Kontra Obevestajna Sluzba- Shërbimi i Kundërzbulimit Jugosllav) në New York dhe Michigan. Në anën tjetër Rroku dhe shokët e tij vazhdonin të sulmonin fizikisht shqip-folësit që punonin kundër Shqipërisë.

Në vitin 1982 Vriten vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, në atë kohë UDB-ja tentonte të bënte vrasje edhe në Amerikë. Shfrytëzoheshin raportet e mira Jugosllavo-Amerikane dhe rrjeti kundër Shqipërisë sa vinte e forcohej. Shumë zyrtarë amerikan kishin shtëpitë e tyre në Budva, Rijekë dhe Dubrovnik. Në shtëpitë e shumicës së shqiptaro-amerikanëve qëndronte portreti i Titos varur në murin e dhomës së pritjes për mysafir. Një grup shqip-folësish kishte shkuar nga Amerika kinse për të luajtur futboll në emër të grupit Jugosllav “Besa” nga Detroit, MI. Ata nga dashuria e madhe që kishin për Titon i shkuan tek varri dhe vendosën lule duke derdhur lotë krokodilli. Pra, në atë kohë ishte shumë vështirë t’u dilej përballë rrymës pro-jugosllave në SHBA. Shoqëria “Naim Frashëri” në New York vendosi të ndërronte emrin duke e marrë atë të Jusuf Gërvallës dhe quhej Klubi Kombëtar Jusuf Gërvalla.

Në atë tranzicion, UDB-ja kishte tentuar që përmes Zef Camës të futej në këtë klub, Mirëpo, kishte dështuar sepse ai veq ishte ekspozuar shumë me radion e tij bashkë me ish shërbëtorët e Minja Raspopoviqit (zëvendësit të Millan Stevoviqi). Zefi kishte ardhur në SHBA me përkrahjen e KOS-it (Kontra Obaveshtajna Slluzhba), kishte rënë në kontakt me grupet e emigrantëve që nuk e donin Shqipërinë të cilët i kishte shfrytëzuar mirë për shumë vite duke u marrë shuma të majme parashë dhe atyre që i shiteshin trima ua trajtonte gratë me dashuri të madhe. Ai erdhi si bashkëpunëtor i shërbimeve jugosllave, punoi si zogist dhe para se të vdiste ishte nacionalist i vërtetë duke e përkrahur edhe UÇK-në. Në komunitetin shqiptaro-amerikan konsiderohet si njeriu më i mençur dhe i shkathët pas Nolit dhe Konicës.

Prapë, UDB-ja e kishte futur në Klubin  Kombëtar Jusuf Gërvalla personin që kishte punuar për disa shërbime të fshehta (O.S) dhe në të njëjtën kohë konsulli jugosllav Osman Gashi e kishte futur të dashurën e vet SH.M në këtë organizatë e cila kur u zbulua nga Ahmet Zherka përjetoi thyerje të kamerës në kokë dhe disa shuplaka çortuese. Mirëpo, me insistimin e RRok Nikçit, Ahmet Zherkës, Ndue Palok Camës dhe Gjergj Kalaj-t etj, ky klub vazhdoi veprimtarinë anti-jugosllave dhe organizoheshin vizita të shpeshta në Shqipëri për t’u furnizuar me materiale.

Në këtë veprimtari RRoku i furnizonte me armë disa nga veprimtarët dhe kishin krijuar një imazh se këta janë si një ushtri e rregullt. Bashkëpunonin ngusht me shtetin shqiptar dhe e përkrahnin në çdo mënyrë. Në anën tjetër, organizatat që ishin kundër Shqipërisë ishin bërë edhe më agresive pas humbjeve të një-pasnjëshme të grupeve diversante të cilët zbuloheshin dhe vriteshin menjëhere ose dënoheshin me pushkatim. Këtu në SHBA rrjeti i shpërndarësve të drogës ishin dridhur edhe nga arrestimet që i ishin bërë një grupi. Xhevdet Likën e mbanin në burg, derisa Xhevdet Mustafën jugosllavët e kishin nxjerrur duke vënë një shumë të majme për të garantuar tek shteti amerikan.

Klubi Kombëtar Jusuf Gërvalla kishte filluar t’u shkonte derë më derë bashkëpunëtorëve të UDB-së duke u bërë presion. Në New York, Detroit dhe Chicago shkonin dhe i prishnin manifestimet për bashkim-vëllazërimin Jugosllav. Pas vrasjes së Rexhep Malaj-t dhe Nuhi Berishës në Janar të vitit 1984 mbi 2,500 veta ishin mbledhur në New York për të protestuar kundër shtetit Jugosllav. Në atë rast më së keqi e kishte përjetuar grupi i dërguar nga UDB-ja në cilësinë e gazetarëve. Ishin pra: Goran Musiq, Goran Miliq dhe Avni Spahiu (më vonë u zgjodh  ambasador i parë i Kosovës në Washington) të cilët u rrahën brutalisht nga shqiptarët që protestonin.

Ja një shkrim që AVni Spahiu e kishte botuar në Janar të vitit 1984 kundër shqiptarëve të Amerikës të cilët demonstronin kundër Jugosllavisë:

avni-spahiu-rilindja

Anëtarët e Klubit Kombëtar Jusuf Gërvalla kishin filluar të bëheshin edhe më agresiv pas atentatit që ishte bërë ndaj Agim Gashit në vitin 1983 në Hamtrack, MI nga grupi jugosllav e më konkretisht këtë aksion ishte munduar ta realizonte Mark Dedvukaj i cili ishte dhëndërr i Jugosllavisë.

Diagnostifikimi i RRokut me kancer dhe lufta e tij për të mposhtur këtë sëmundje

Viteve të fundit, para se të vdiste RRok Nikçi konsiderohej si RRok Flamuri, ai ishte i pari që e përkrahte çdo aktivitet anti-sllav në SHBA. I pari vinte në çdo protestë me katër flamuj dhe në kokë e mbante plisin e bardhë me krenari. Na mësonte neve që kishim ardhur më vonë në SHBA se si duhet të mos dekurajohemi kur të hasim në shqip-folës që nuk e duan atdheun. Nuk ishte besimtar i madh edhe pse prifti gënjeu në meshën e para-varrimit të tij se RRoku ka qenë një shërbëtor i Krishtit. Rroki ishte shërbëtor i kombit dhe besonte në ndjenjën e pastërt si shqiptar. Edhe mjekëve ju kishte përgjigjur me rastin e diagnostifikimit me kancer kur ata i kishin thënë se do të jetonte vetëm 6 muaj: Une jam shqiptar dhe vdes kur dua unë e jo kur thoni ju!

Ashtu i doli, Rroku jetoi 4 vite më shumë dhe nuk u dorëzua deri në frymën e fundit.

Rroku do të mbahet në mendjen e shqiptarëve të Amerikës si i pari shqiptar që hapi shtëpinë e kulturës në New York të cilën sot nuk po munden ta hapin dy qeveri shqiptare. Ai i kushtoi atdheut një jetë dhe meriton çdo respekt nga të gjithë shqiptarët. Kuptohet se në këto kohë të turbullta presidentja e Kosovës dhe Presidenti i Shqipërisë janë të zënë duke i dekoruar ish -bashkëpunëtorët e UDB-së me Dekorata ”Nderi i Kombit”. Por, Rrokun e nderon historia me çdo dekoratë dhe çdo shqiptar që e don atdheun e kujton Rrokun me respekt përjetësisht.

Varrimi i RRok Nikçit u kthye nga dhembje në krenari

Pas ceremonisë së lodhshme fetare në kishë Zoja e Shkodrës, në Hartsdalle, NY, tek dera e kishes i kishte dalur përpara ish-shoku i klasës së parë Rexhep Vuçetaj bashkë me disa nga shokët e RRokut që kishin bashkëvepruar tërë jetën. Ai e ndali arkivolin dhe me një flamur në dorë ju drejtua masës: “RRok Nikçi, tërë jetën i shërbeu flamurit dhe e kemi për detyrë që në banesën e tij të fundit ta përcjellim të mbështjellur me flamur kombëtar!” Ashtu edhe ndodhi duke e kthyer varrimin nga dhemja në krenari.

Bashkë-veprimtari i tij për tri dekada Naim Balidemaj, në varrimin e Rrokut do të shprehej: “Ishe në ballë të çdo demonstrate anti-sllave me flamur kombëtar, e doje shumë njeriun dhe jetën dhe kjo të ka bërë që të mos i frikësohesh as vdekjes. Kjo është arsyeja se ti RRok do të mbetesh i përjetshëm në mendjen dhe zemrat tona.

 
Leave a comment

Posted by on November 20, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: