RSS

PSE PO HARROHET MEDVEGJA !?

04 Dec

Mr. Sc. Refik HASANI

Shkruan: Mr. Sc. Refik HASANI

Edhe  Medvegja është tokë shqiptare e cila përballet me më shumë vështërsi të mbijetësës dhe të mbajtjes gjallë të frymës dhe ndjenjës shqiptare në këtë Komunë prandaj nuk duhet  vazhduar  të  harrohen , injorohen e përbuzën përfaqësuesit Shqiptarë  sepse kjo Komuna është një ndër tri Komunat e banuara me shqiptarë,krahas Bujanocit dhe Preshevës .

Në delegacionet që po marrin pjesë për takime me Qeverin e Republikës së Serbisë,në Tiranë,në Prishtinë,por edhe vizita tjera  nëpër Evropë dhe Amerikë , harrohen përfaqësuesit nga Komuna e Medvegjës , herë të qëllimshme e herë jo .Ky shkrim është edhe një lloj reagimi , që vëmendshëm të mos e dëmtojm kauzën e tri komunave që edhe ato pak vizita që ju bëhen Komunës së Bujanocit dhe Preshevës ajo  e Medvgjës sikur harrohet, anashkalohet , injorohet dhe mbetët pa u përfaqësuar dhe pa u vizituar .

Ky veprim është sa i dëmshëm  aqë i pa  arsyeshëm. Në këto takime përveqë gabimit të pafalshëm që mungojn përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja,është edhe më  dëmshme nganjëhrë edhe harrohet të zinët ngoje emri Medvegjë  që jan njëkohësisht  edhe kërkesat . Prishtina,Tirana, Shkupi dhe instanca e mekanizma Evropian edhe Ndërkombëtarë  në takime, të rastit , pronocime e paraqitje kan obligim të shtrojn dhe ngrisin duke e përmendur realitetin faktik  që ta shtrojn  drejtë çështjen e shqiptarëve të mbetur nën administrimin e Serbisë në të gjitha nivelet ndërkombëtare që jan tri komuna : Medvegja, Bujanoci dhe Presheva se kështu ishte Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992, sakrifica e banorëve shqiptarë dhe lufta e bërë nga UÇPMB-ja,Marrëveshja e Konçulit, Konklizione e Kuvendit të Këshilltarëve Komunal Shqiptarë të tri Komunave  .  Gati asnjë vizitë nuk iu është bërë ksaj komune , harres pas harrese , ku të njëtin gabim e bëri edhe,Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z,Edi RAMA,gabimi fatal i tij ishte se e harroi ta vizitoj Medvegjën !

Nëse vazhdohet që edhe më tej përfaqësuesit shqiptarë të Mevegjës të mos marrin pjesë në kuadër të delegacioneve shqiptare të Preshevës dhe Bujanocit është më tepër se një harresë . Mospërfshirja e përfaqësuesve nga kjo Komunë ka kuptimin shumë të dëmshëm,me lemente dhe premisa të mos përmendet , dhe lënja e shqiptarëve të Medvegjës nën mëshir të askujt , sikur kan mbetur pa përfaqësues shqiptarë nga Medvegja . Dikush do të mendonte se edhe nuk është e obligueshëm të ketë përfaqësus shqiptarë nga Medvegja,por më mirë që i dinë banorëtë vendor hallet ,askush nuk mund ti identifikoj dhe t’i shtroj drejtë . Dëmi do të jetë shumë i madhë nëse vazhdohet me këtë avaz , fajtor që përfaqësusesit shqiptarë nga Medvegja nuk po përfshihen , së pari është nga vetë shqiptarët vendor pasi asnjëherë nuk kan ngritur zërin, që mirë është nëse gabohem në këtë konstatim  .

Në këtë rastë humbësit më të mdhenjë jan vetë shqiptarët nga Medvegja, por edhe ata nga Presheva dhe Bujanoci . Përveqë aspekteve të përbërjes së delegacioneve , duhet të kihet parasysh që edhe duhet të dilet me një qëndrim . Po , harrohet që këto troje dita ditës po zbrasen me të madhe në mënyrë të heshtur , e kjo qasje jo e drejtë edhe më shumë e ndihmon këtë  .  Serbia nuk ka plane , strategji dhe platform as për integrimin e shqiptarëve dhe kthimin e të zhvendosurve e të dëbuarve as për lejimin e përdorimin të gjuhës shqipe, simboleve dhe përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet sipas numrit dhe në përpjestim të përbërjes . Por , kur po harrojm përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja , sikur na jepë të kuptojm që këto të drejta vështirë do t’i kërkojm e të realizohen  .

I  kujtojm lexuesve se Medvegjën e ka vizituar një delegacion i nivelit të lartë në krye me Presidentin e Serbisë z.Boris Tadiq . Kurse liderët më të lartë shtetëror Serbë, rregullisht për festa e për promovime i vizitojnë lokalitete , vendbanime e Komuna  të banuara me serb, në Kosovë .  Aktualisht ,Kuvendi Komunal i Medvegjës përbëhet nga 35 Këshilltarë , kurse Shqiptarët në zgjedhjet lokale të 12 Shtatorit 2015,përfaqësohen dhe kan tetë  Këshilltarë , ku përfaqësohen me Nënkryetar  të Komunës dhe Zëvendës të Kryesuesit të Kuvendit  .

 
Leave a comment

Posted by on December 4, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: