RSS

NË KOSOVË, TË VALVITET FLAMURI SHTETËROR EVROPIAN DERISA KOSOVA TË RIBASHKOHET ME SHQIPËRINË NËNË

15 Jan
NË KOSOVË, TË VALVITET FLAMURI SHTETËROR EVROPIAN DERISA KOSOVA TË RIBASHKOHET ME SHQIPËRINË NËNË

Shkruan: Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Barometri diplomatik

*** Edhe unë do të dëshiroja që Flamuri Kombëtar Shqiptar, të ishte atribut shtetëror i Republikës së Kosovës. Mirëpo, ndodhi e kundërta, Shqipëria e la Kosovën në “baltën e gjallë” të terrorit dhe të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

*** Prandaj, nolens volens, derisa Kosova të ribashkohet me Shqipërinë, krahas Flamurit Kombëtar, duhet të përdoret edhe Flamuri Shtetëror Evropian i Kosovës. Ky është obligim ligjor dhe kushtetues, që duhet zbatuar si pozita, ashtu edhe opozita. Prandaj, në këtë kontekst nuk ka vakuum për debat as në qeverinë, as në kuvendin e Kosovës, por duhet zbatuar ligji dhe kushteta e Republikës së Kosovës.

*** Sikur Shqipëria ta kishte çlirëruar dhe pavarësuar Kosovën nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, atëherë, flamur shtetëror i Kosovës, do të ishte Flamuri kombëtar shqiptar. Mirëpo, duke qenë se ka ndodhur ndryshe, Kosovën e kanë çliruar dhe pavarësuar Amerika, NATO-ja dhe BE-ja, që nga 17 shkurti 2008, Flamuri kombëtar shqiptar nuk është njohur si simbol (atribut) shtetëror, edhe pse shtetin e ri të Kosovës e përbën shumica dërrmuese shqiptare mbi 90% si pjesë indigjene e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Duke qenë se më 17 shkurt 2008, populli shqiptar në Kosovë ka pranuar Flamurin shtetëror me simbole të BE-së, është absurde, joligjore dhe jokushtetuese mospërdorimi i tij, sepse simbolizon shtetësisnë e Republikës së Kosovës, jo kombin. Këto dy atribute, duhet dalluar në rastin konkret të Kosovës.

-Flamurin shtetëror të Kosovës nuk kanë drejtë ta mohojnë,as ta anashkalojnë, posaçërisht, ata që kanë pranuar të jenë pjesë e qeverisë, e parlamentit dhe e presidencës së Kosovës, sepse kanë dhënë betimin që nën këtë flamur shtetëror evropian, e njohin Republikën e Kosovës.

Prandaj, sipas ligjit dhe Kushtutës së Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), janë të obligueshëm që ta përdorin flamurin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Ambasadorja franceze Maryse Daviet nuk ka të drejtë të përzihet në çështje të brendshme të Kosovës!

***Rexhep Selimi (deputet i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës: “Zonja ambasadore e Francës duket që e ka problem valëvitjen e flamurit të shqiptarëve në Kosovë. Nuk është hera e parë që kjo zonjë shprehet kundër valëvitjes së flamurit tonë shqiptar këtu në Kosovë. Madje ajo sot u deklarua se “e donë flamurin kuq e zi por vetëm në Shqipëri”. Zonja Ambasadore, nëse ju pengon flamuri ynë, edhe ne ty te duam, por vetëm në Francë! Nëse nuk të pëlqen flamuri i shqiptareve, atëherë pse ke ardhur këtu në vendin e shqiponjave?”.( http://www.kosova-sot.info/lajme/67090/selimi-i-pergjigjet-ambasadores-franceze-te-duam-vetem-ne-france/)

Deputeti Rexhep Selimi “nuk i është turrur” Ambasadores Maryse Daviet (siç e kanë etiketuar disa masemedia të verdha të regjimit depsotik hashim-mustafa-jabllanoviq), por në mënyrën më të sinqertë njerëzore dhe civilizuese iu ka përgjigjur asaj, duke e i sugjeruar se “Nëse ju pengon flamuri ynë, edhe ne ty te duam, por vetëm në Francë! Nëse nuk të pëlqen flamuri i shqiptareve, atëherë, pse ke ardhur këtu në vendin e shqiponjave?”( http://www.kosova-sot.info/lajme/67090/selimi-i-pergjigjet-ambasadores-franceze-te-duam-vetem-ne-france/)

Kjo përgjigje deputetit Selimi është plotësisht e ekulibruar politikisht, diplomatikisht, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, sepse ambasadorja franzece Maryse Daviet pa të drejtë dhe, pa takt diplomatik është deklaruar kundër përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar, duke qenë se kjo nuk është çështje e politikës , as e diplomacisë franceze, por vetëm çështje e brendshme e Kosovës.

Duke qenë se në Kosovë jetojnë mbi 90% shqiptarë, pjesa më e madhe e kombit shqiptar në Ballkan, është nonsens t’u thuhet ose të kërcënohen në çfarëdo forme qoftë politike a diplomatike, që të mos përdorin flamurin e tyre kombëtar shqiptar ngase janë komb në shtetin e tyre. Ndaj, edhe gëzojnë të drejtën e plotë ligjore, nacionale dhe historike, që të përdorin flamurin kombëtar shqiptar, edhe pse ky simbol kombëtar nuk është symbol shtetëror i Kosovës sipas Kushtetutës së 15 qershorit 2008.

Në këtë kontekst, një pyetje për ambasadoren franzece Maryse Daviet, si është mundur që pakcia serbe dhe pakica turke, të përdorin flamujjt e tyre kombëtarë në shtetin e Kosovës, e shqiptarët si shumicë dërrmuese kombëtare “nuk paskanë të drejtë” të përdorin flamurin kombëtar?!

Ky do të ishte një absurd dhe një akt diskriminues i shqiptarëve mbi bazën nacionale dhe ligjore të së drejtës së brendshme, ashtu edhe të së drejtës ndërkombëtare.

Pavarësisht i pëlequ apo jo valvitja e flamuri kombëtar shqiptar në Kosovë, Zonjës së nderuar Maryse Daviet, ai patjetër duhet të përdoret, edhe pse sipas Kushtetutës nuk ka karakter të identitetit shtetër, por vetëm kombëtar.

Kjo çështje fare nuk është e diskutueshme, për këtë shqiptarët kanë luftuar dhe kanë derdhur gjak më se një shekull (1912-1999).

Në Republikën e Kosovës, bashkë me flamurin kombëtar shqiptar, duhet të valojë flamuri shtetëror evropian dhe Flamuri i Amerikës

Ndryshe, këtë gabim politik, diplomatik dhe shtetëror, do ta kapitalizojë regjimi diktatorial, nepotist, korrupcionist dhe mafioz i koalicionit qeverisës Mustafa-Thaçi-Jabllanoviq (PDK+LDK+Srpska lista) , duke e akuzuar opozitën se gjoja “ është kundër Amerikës, kundër BE-së dhe kundër NATO-s”.

Që të mos i jipet në dorë “një armë” e tillë regjimit anridemokratik të Isa-Thaçit dhe Jablanoviqit, Opozita, duhet ta korrigjojë gabimin e saj, në mënyrë që herave të tejra, qoftë në protesta demorkatike paqësore, qoftë në festa shtetërore, krahas flamurit kombëtar shqiptar, të valojë edhe flamurin shtetëror të Kosovës, edhe Flamurin Amerikan. Kjo është domosdoshmëri, kjo është urti, ky është qytetërim dhe evropianizëm, që në asnjë aspekt nuk e lëndojnë, as nuk e mohojnë, por e fuqizojnë dhe e legalizojnë edhe më shumë Flamurin shqiptar si në shkallë kombëtare dhe në atë ndërkombëtare.

Derisa të ketë shqiptarë në Kosovë, do ta përdorim flamurin kombëtar shqiptar

Ne e duam Flamurin tonë kuqezi me shqiponjë, sepse ky simbolizon identitetin tonë kombëtar shqiptar mbi 90% në Kosovën e Shqipërisë Etnike. Kjo e drejtë kombëtare nuk është e diskutueshme, të përdoret ose të mos përdoret Flamuri kombëtar shqiptar. Këtë të drejtë ligjshme dhe legjitime të përdorimit të Flamurit Kombëtar Shqiptar, askush nuk ka të drejtë t’ua mohojë shqiptarëve as në Kosovë, as në Maqedoni, as në Mali të Zi e as në Greqi, sepse ky është IDENTITETI KOMBËTAR i të gjithë Kombit Shqiptar në Ballkan.

Flamuri shtetëror i Kosovës simbolizon Kosovën Evropiane!

Ky symbol shtetëror evropian i Kosovës, e ka futur në dhe përgjithmonë flamurin e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale.

Këtë fakt nuk duhet ta anashkalojë as shkenca, as historia, as politika, as diplomacia e as ndërgjegjja shqiptare, sepse Kosovën e çliruan dhe e pavarësuan nga Serbia pushtuese, Amerika me aleatët e saj evropianë perëndimorë, me BE-në (25 shtete, minus 5: Greqia, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Qiproja) dhe me NATO-n.

Prandaj, në asnjë mënyrë nuk duhet të kursehemi, as të turpërohemi, as të hezitojmë nga përdorimi i FLAMURIT SHTETËROR të KOSOVËS , sepse ka përmbajtje shtetërore evropiane, jo provinciale nën tutelën e “srpska krunës S+S+S+S”, që simbolizon hudhrën dhe çekanin e shtypjes dhe të tiranisë shekullore të shqiptarëve nën Serbi (1912-1999).

Ne e duam flamurin tonë kombëtar, por këtë nuk ia imponojmë zonjës ambasadore franceze, Maryse Daviet as në Kosovë, as në Tiranë, duke mbajtur parasysh faktin historik sesa Franca e “ka dashur” Flamrin Kombëtar Shqiptar, ashtu sikurse Serbia kolonialiste (1912 -1999).

Mirëpo, të gjithë ne, duhet ta kemi të qartë dhe të kuptojmë se flamuri shtetëror i Kosovës është i përkoshëm derisa sa Kosova të ribashkohet me Shqipërinë.

Prandaj, duhet të jemi të kënaqur dhe realistë se ky flamur shtetëror i Kosovës me përfmbajtje të vlerave evropiane, është antitetezë e flamurit çetniko-fashist serboamdh në Kosovë. Atëherë, duke qenë se mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë të Kosovës e kanë pranuar si simbol shtetëror të Republikës së Kosovës evropiane, pse të mos përdoret në festa dhe në protesta krahas flamurit kombëtar shqiptar?

Logjika e shëndoshë e thotë se këtë flamur shtetëror evropian të Kosovës, nuk duhet abuzuar, në asnjë mënyrë derisa Kosova të RIBASHKOHET me Shqipërinë.

Çfarë të keqe ka, le të përdoren të dy flamujt, edhe ai shtetëror, edhe ai kombëtar shqiptar në Kosovë, gjithnjë të shoqëruar me shumë flamuj të Amerikës, e cila i solli lirinë dhe pavarësinë Kosovës.

Përdorimi i flamurit shtetëror i Republikës së Kosovës, është i domosdoshëm ngase ka vlerë shtetërore. Ndërkaq, flamuri kombëtar nuk është atrbut i identitetit shtetëror të Republikës së Kosovës, por vlerë gjithëkombëtare shqiptare. Flamurin kombëtar shqiptar e kemi përdorur edhe në Jugosllavinë e Titos, por shtet as republikë nuk kemi pasur. Prandaj, kujdes me flamurin shtetëror të Kosovës. Nëse duam shtet, atëherë, duhet ta nderojmë dhe ta përdorim këtë, nëse jo, atëherë, paraqitet rreziku që të vihet në rishqyrim shtetësia e Kosovës nga ana e BE-së dhe e bashkësisë ndërkombëtare. Atëherë, çdo gjë do të fillonte nga e para, si këtu e 100 vjet më parë, pa asnjë aleat ndërkombëtar. Këtë nuk e meriton populli i pavarur i Kosovës.

Kujdes, Kosova ende nuk është subjekt juridik ndërkombëtar!

Prandaj, nëse, edhe më tej bojkotohet përdorimi i flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës, mund të rrezikohet shtetësia e Kosovës nga ndonjë shtet evropian që e ka njohur Kosovën së bashku me Amerikën, më 17 shkurt 2008, sepse, lehtë, mund të vijë në shprehje tërheqja e njohjes de fakto dhe de jure e Republikës. Një potez i tillë i ndonjë shteti të “pednuar” pse e ka njohur Kosovën, mund të sjellë në veprim “teorinë e dominos”, që atë ta pasojnë edhe shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare.

 
Leave a comment

Posted by on January 15, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: