RSS

Qeveria, duhet të dridhet nga populli, JO populli nga qeveria!

28 Jan
Shkruan: Prof.Dr.Mehdi Hyseni
 

Barometri diplomatik

*** “When the people fears the government there is tyranny; when the government fears the people there  is liberty.”
(Thomas Jefferson)
 
Ky vlerësim aksiomatik i ish-presidentit të Amerikës, Thomas Jefferson, do të thotë : ” Kur populli frikësohet nga qeveria, ajo është TIRANI! Kur qeveria frikësohet nga populli, ajo është LIRI!”(Thomas Jefferson)
 
Pra, populli nuk duhet të heshtë, as të frikësohet nga  një qeveri e personalizuar dhe e korruptuar marionete e koalicionit hibrid (PDK+LDK+Srpska Lista), por, duhet të tregohet i fuqishëm si dallgët e oqeanit, të ngrihet në këmbë njëzëri, që të mos pranojë asnjë të keqe dhe padrejtësi për shëndetin,  për ekzistencën, për fatin,  për mirëqenien dhe për ardhmërinë e tij, sepse POPULLI nuk është kurrfarë produkti i  “patentuar” nga partitë politike dhe nga qeveritë, nga kuvendet dhe nga presidenca e Kosovës, por është e kundërta, këto  janë  të krijuara nga vota e popullit.
 
Prandaj, këto institucione shtetërore, edhe duhet të dridhen para fuqisë së POPULLIT, jo anasjelltazi, ashtu siç po veprojnë gogolët komunistë neoliberalë me pushtetin e tyre  policor, të korruptuar dhe mafioz, duke e shtypur dhe terrorizuar popullin, duke  e lënë në rrugë, pa strehë, pa bukë, pa punë (mbi 50%) dhe, duke e varfëruar deri në palcë (mbi 50%), si pasojë e heshtjes dhe e frikësimit të tij nga çizmja e hekurt policore.
 
-Pra, ashtu, si ka vlerësuar me të drejtë ish-presidenti amerikan Thomas Jefferson, edhe  POPULLI i Kosovës  nuk ka pse të frikësohet  dhe të nëntshtrohet nga policia brutale dhe nga  qeveria  dhe qeverisja e keqe e hashim-isave dhe jabllanoviqave, sepse POPULLI është SOVRANI, që ka krijuar shtetin e pavarur të Kosovës, jo asnjë parti politike, as Hashim Thaçi, as Isa Mustafa, as Atifete Jahjaga, sepse këta  titullarë të pushtetit me institucionet e tyre shtetërore janë vetëm shërbëtorë të POPULLIT, asgjë më shumë.
 
Prandaj, populli i Kosovës, duhet të ngrihet në këmbë para gjithë botës dhe ta shprehë dëshirën e vet se kë do ta zgjedhë President, jo klanet, grupet, partitë dhe liderët e tyre të çoroditur dhe të korruptuar deri në fyt, si dhe të dyshuar për krime të luftës dhe për  abuzim të pushtetit dhe të votës së POPULLIT.
 
Pra,  POPULLI e ka fjalën kryesore dhe vendimtare se kush e meriton të jetë PRESIDENT i Kosovës, jo  “LLOTARIA E ZARFIT” të mafiozëve politikë  të qeverisë së dështuar të “anshlusit” Thaçi-Mustafa-Jablanoviq (PDK+LDK+Srpska lista). Këta liderë  mashtrues të POPULLIT  të Kosovës, të Amerikës dhe të Evropës,  me llotarinë e tyre proserbe, mund ta zgjedhin vetëm PRESIDENTIN e  “SRPSKA ZAJEDNICËS” së tyre sipas dikaktatit të Beogradit, por, jo assesi PRESIDENTIN E KOSOVËS, sepse atë, do ta zgjedhë vetë POPULLI, jo klanet, grupet e interesit dhe partitë politike të KOALICIONIT QEVERITAR         të isëve, të hashimëve dhe të jablLanoviqëve në saje të  “zarfave” të llotarisë së tyre politike.
 
Shkelësit e dëshmuar të ligjit, të Kushtetutës dhe të demokracisë nuk duhet të zgjedhen presidentë  të Kosovës!
 
Në shtetet demorkatike siç është Amerika,  ku sundon ligji dhe shteti i së drejtës, nuk mund të zgjedhen përfaqësues legjitimë të popullit, ata që dyshohen dhe përfliten në masmedia, që në çfarëdo forme kanë shkelur ligjin apo kanë qenë të involvuar në  planifikimin, në  mbështetjen, në organzimin, në financimin apo në kryerjen e ndonjë krimi qoftë politik, ekonomik, mafioz ose korruptiv  etj.
 
-E njëjta gjë,  dhe i njëjti standard  ligjor dhe demokratik, do të duhej të vlente edhe në  Kosovë. Mirëpo, atje, që nga pavarësimi  i saj (17 shkurt 2008) po ndodh e kundërta, shkelja flagrante e ligjit, e kushtetutës dhe e të gjitha parimeve dhe  e standardeve demokratike nga liderët politikë nepotistë, buorkratë, autoritarë, korrupcionistë dhe mafiozë, që kanë përvetësuar tërë pasurinë e popullit dhe të Kosovës vetëm për vete, për familjet e tyre, për klanet  dhe për partitë e tyre.
 
-Hashimët dhe Isët nuk janë as me Amerikën, as me Evropën, por me krimin, me korrupsionin dhe me shfrytëzimin e POPULLIT të Kosovës.
 
Këta janë mashtruesit më të mëdhenj, edhe të POPULLIT të Kosovës, edhe të Amerikës, edhe të BE-së, edhe të NATO-s, edhe të demokracisë, edhe të interesit nacional dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, sepse vetëm thirren rrjeshëm  në emër të Amerikës dhe të Evropës demokratike. Këtë e kanë dëshmuar me sjelljen e papërgjeshme dhe me veprën e tyre antihumane, antiligjore, antikombëtare dhe antidemorkatike, sepse  popullin e Kosovës e kanë fundosur në varfëri mbi 50%, në papunësi mbi 50%; kanë legalizuar dhe ndihmuar korrupsionin, krimin e organizuar, si dhe e kanë personalizuar  dhe centralizuar  pushtetin shtetëror  në duar të hekurta të disa liderëve politikë  në qeverinë dhe në parlamentin e Kosovës, institucione  shtetërore këto, të cilat i kanë shndërruar në pasuri private të paluajtshme dhe të luajtshme të tyre.
 
Së fundi, ata pushtetarë dhe liderë politikë qoftë në qeverinë, qoftë në  parlamentin apo qoftë në presidencën e Kosovës, që opozitën demokratike parlamentare e kanë shpifur si antiamerikane dhe antievropiane, madje, duke   e quajtur edhe  “ISIS”,  ata nuk mund të jenë as deputetë, as ministra, as kryeministra, as presidentë të Kosovës, por turpi dhe fatkeqësia më e madhe e Kosovës. Ata, duhet ta braktisin politikën në të cilën kanë hyrë “gabimisht” vetëm për t’u pasuruar, për ta shfrytëzuar dhe  për ta shtypur popullin në emër të rrjeshëm të lirisë, të pavarësisë, të drejtësisë, të demokracisë dhe të patriotizimit.
 
Leave a comment

Posted by on January 28, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: