RSS

ALLA-DIPLOMACIA SERBOMADHE DO LIDHJE PRIVATE ME VLORËN, PA E NJOHUR KOSOVËN!?

04 Feb

Mehdi Hyseni

Shkruan: Prof. Dr. Mehdi Hyseni

 *** Ambasadores së Republikës së Kosovës,  Vlora Çitakut, një amanet, edhe  nëse  ambasadori i Serbisë, Gjergj Matkoviq, të sjellë ndonjë dhuratë, ti mos e prano dot, sepse ajo mund të jetë helmuese me përmbajtje   serbo-ruse, që Kosovën me çdo kusht po luftojnë ta rikthejnë nën Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999). Këtë e vërtetoi edhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq në  Adis-Abebë të Etiopisë (në Samitin e 26-të të Unionit Afrikan për të drejtat e njeriut, me vështrim të posaçëm të drejtave të grave), më 31 janar 2015, duke pohuar se “Kosova është një ngrehinë terroriste-model i ISIS-it, të cilën Serbia nuk do ta njohë kurrë…”.

 *** Ambasadori i Serbisë në Uashington, “Gjergj Matkovic said he has an informal relationship with Kosovo’s envoy in Washington, Vlora Çitaku, “but nothing official.”( http://www.washdiplomat.com/index.php?option=com_content&view=article&id=13026:as-balkans-emerges-from-bloodstained-past-belgrade-casts-its-lot-with-brussels).

 *** This is a  Serbian diplomatic lie in Washington because of the fact that Vlora Çitaku isn’t  a “Kosovo’s envoy”, but  a Kosova’s  Ambassador. However, ambassador Gjergj Matkovic  should take into account the fact that anti-Albanian   Serbian diplomacy,  politics and  propaganda  can’t get away with historical and political lie because the truth will always come out that Kosovo has never been  Serbian legal territory, but just an illegal colonial plunder (1912-1999).

 He can say whatever  he wants, but  I  don’t believe that Serbian ambassador Gjergj Matkovic has “an informal relationship” with Vlora Çitaku while he doesn’t  recognize her as  Kosovo’s Ambassador, but  only as “an envoy” that means Matkovic doesn’t recognize  independent  state of Kosova as do not recognize  as well as his President Tomislav Nikoliq, Prime Minister Alexandar Vucic and Foreign Minister Ivica Dacic of Republic of Serbia that still considers  “Kosova as a legal part of Serbia” according to  Serbia’s Constitution  of 2006.

Having in regard that, come what may,  Serbian politicians and diplomats like Gjergj Matkovic should be aware  that Serbia has lost its  colonial plunder-Kosova (24 March 1999).

Therefore,  would be so benefit to  Gjergj Matkovic’s  “informal diplomacy”  to drive something home  about  Kosova’s lesson, that has never been a legal part of the Serbia’s territory.

 Hereupon, would be helpful for Serbia to recognize Kosova as soon as possible in order to establish and normalize relationships  with independent, sovereign   and democratic state of Kosova. This would be the real diplomacy  and  realpolitik   of Serbia, not “informal  individual contacts” nowhere   be it  in Washington or  Belgrade.

 

 Vlora  Çitaku është  Ambasadore e Kosovës në Uashington, por për Matkoviqin vetëm një  “an envoy”! – “Dert i fellë”  çfarë llomotit dhe shpif ai, se gjoja “ka lidhje informale” me të!

 Kësaj  alla-diplomacie të Shumadisë serbe, në Kosovën  e pavarur shqiptare, shprehur  popullorqe i thonë : “Hyp qitu, e kqyre Stamollin”!  It’s cannot be done never ever!

 Duke qenë se ambasadori serb Gjergj Matkoviq nuk paska kurrfarë kontakti zyrtar me ambasadoren e Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku në Uashington, atëherë, çfarë i duhet të ketë  “lidhje informale” me të ?!

 -Edhe nëse ekziston kjo farë “lidhje private” Matkoviq-Çitaku ( gjëqë unë fare nuk   e besoj, por konsideroj se është një trik propagandistik me prapavijë politike, gjoja të  “gatishmërisë” së Serbisë, që të ketë “marrëdhënie të mira” bashkëpunimi dhe afrimi me Kosovën nën Serbi), kjo nuk ka kurrfarë  lidhjeje me interesin reciprok diplomatik ndërshtetëror të Kosovës dhe të Serbisë.

Ky lloj “komunkimi privat” i ambasadorit të Serbisë Gjergj Matkoviq me ambasadoren e Kosovës, Vlora Çitaku në Uashington  nuk ka kurrfarë peshe për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore të Serbisë dhe të Kosovës.

Prandaj, nuk është kurrfarë sensacioni diplomatik serb për  Uashingtonin-kryeqendrën e diplomacisë botërore, por   një shpifje dhe provokim i keq në adresën e ambasadores fuqiplotë dhe të jashtëzakonshme të Kosovës në Uashington, Vlora Çitakut, se gjoja ambasadori serb Matkoviq “ka lidhje joformale, por jo edhe lidhje zyrtare me të dërguarën e Kosovës në Uashington”.

Ky prononcim i ambasadorit serb Gjergj Matkoviq për “The Washington Diplomat”, është i pazakontë dhe qesharak për ABC-në  e diplomacisë, sepse ai, në njërën anë anë, pohon se ka “lidhje joforomale” me Vlora Çitakun, kurse në anën tjetër, e  quan  “ e dërguar” e Kosovës në Uashington?!

-Duke qenë se  ambasadori serb i Beogradit, Matkoviq  nuk e njeh Vlora Çitakun si Ambasadore të Republikës së Kosovës (por vetëm si një “diplomate të dërguar”),  domethënë nuk e njeh Republikën e pavarur të Kosovës (duke qenë se ambasadori në një shtet të huaj është përfaqësues dhe prezantues  fuqiplotë i shtetit të vet), atëherë,  është krejtësisht e pabesueshme dhe absurde “kontakti  informal” privat i tij me  ambasadoren Vlora Çitaku?!

 Derisa ambasasdori Matkoviq nuk e njeh Republikën  Kosovës, as Vlora Çitakun si ambasadore të saj, atëherë, shtrohet pyetja e logjikshme  e pashmangshme, cili është interesi i tij personal diplomatik, që të ketë “lidhje private” me Vlora Çitakun?

 

Çfarë diplomacie serbe kjo?!

 -Ambasadori serb nuk do lidhje formale-zyrtare me ambasadoren Vlora Çitaku, as njohjen de fakto dhe de jure të Kosovës si shtet, por “diplomatikisht”  bën përpjekje, që t’ua “kripë” mendjen shqiptarëve dhe opinionit  publik amerikan dhe evropian se Serbia dhe Kosova, duhet të kenë marrëdhënie  të mira bashkëpuni  (por jo në mënyrë të ndërsjellë si dy shtete të pavarura dhe të barabarta, sepse Serbia ende po lufton që Kosovën ta rikthejë nënë sovranitetin kolonial të saj të dikurshëm 1912-1999 ), me qëllim që  Serbia sa më shumë  ta “mjelë” Kosovën përmes eksportit të saj ekonomik dhe tregtar të mallrave, të cilat mbi 90%  i plason në Kosovë.

Pikërisht, kjo varësi ekonomike dhe tregtare, e leverdishme vetëm për Serbinë përbën strumbullarin e  strategjisë  së vendosjes, jo vetëm të monopolit ekspansionist ekonomik, tregtar, por edhe të atij politik ripushtues kolonial dhe neokolonial të territorit të Republikës së Kosovës, duke e populluar sa më shumë me kolonë të rinj dhe të vejtër nga Serbia.

Derisa Serbia nuk e ndryshon kursin e politikës, të diplomacisë dhe të propagandës zyrtare, duke e quajtur Kosovën “krahinë serbe”(sipas Kushtetutës së Republikës së Serbisë së vitit 2006), si dhe duke e quajtur Republikën e Kosovës “krijesë terroriste” sikurse “ISIS-in”, as  politika e as diplomacia zyrtare shqiptare e Prishtinës (as zyrtarisht e as privatisht) nuk duhet të kenë kurrfarë lidhjesh, kontaktesh dhe bashkëpunimi me Beogradin, sepse është turp, tradhti dhe gabim i pakorrigjueshëm  politik, diplomatik, kombëtar dhe shtetëror.


Nuk ka lidhje as  private e as zyrtare me ata që të mashtrojnë dhe të presin në besë!

-Çfarë interesi dhe kuptimi moral , njerëzor, human, kombëtar, politik dhe diplomatik mund të kenë kontaktet private apo zyrtare të liderëve politikë dhe të diplomatëve shqiptarë të shtetit të Kosovës  me  diplomatët dhe me liderët politikë serbë  të Beogradit në Bruksel a Uashington, kur ata haptazi para gjithë botës po trumbetojnë dhe po kërcënojnë se Kosovën nuk do ta njohin kurrë, por e quajnë “djepi dhe zemra e Serbisë”?!

Sikur mbështetësit e dikurshëm dhe të sotshëm shtetërorë serbë të kursit strategjik të politikës dhe të diplomacisë së Slobodan Milosheviqit, të kishin qenë të interesuar t’i normalizojnë marrëdhëniet me  shqiptarët,  nuk do ta quanin Kosovën “ngrehinë terroriste ISIS-te”, ashtu siç e quajti edhe presidenti Tomislav Nikoliq në Samitin e 26-të të  Unionit Afrikan, që u mbajt në kryeqytetin e Etiopisë, në temën për të drejtat e njeriut, me vështrim të posaçëm të drejtave  të grave.( http://www.blic.rs/vesti/politika/nikolic-priznanje-kosova-inspirisalo-islamsku-drzavu/9lhmems).

Prandaj, si thoshte Ismail Qemali (themeluesi i Shqipërisë së pavarur etnike, 28 Nëntor 1912), “kini mnedjen e mbledhur” mos u vetëtradhtoni, mos bëni hop, pa e kërcye përroin, duke kontaktuar qoftë privatisht, qoftë zyrtarisht me diplomatët dhe me liderët politikë serbomëdhenj derisa Serbia nuk e njeh Republikën e pavarur të Kosovës, sepse ata do t’iu mashtrojnë dhe do t’iu shkatërrojnë  si këtu e 100 vjet më parë, që na kanë mashtruar, shkatërruar, kolonizuar, copëtuar, aneksuar me forcë dhe me gjenocid, të cilët, kurrënjëherë, e as sot, nuk kërkojnë falje për të gjitha krimet e gjenocidit të kryer mbi shqiptarët e gjysmës së Shqipërisë Etnike (1878-2016).

Fundja, se sa të rrezikshëm janë diplomatët dhe liderët politikë serbomëdhenj për interesin e përgjithshëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, provoi edhe politika terroriste dhe gjenocidale e Slobodan Milosheviqit ndaj Kosovës, i cili, nuk pranoi  asjnëherë  politikën paqësore të Ibrahim Rugovës(1990-1999).

Nga kjo paradigmë e politikës dështuese të Ibrahim Rugovës, duhet të mësoni dhe të kuptoni, njëherë e përgjithmonë, se Serbia, asnjëherë deri më sot nuk e ka hangër politikën paqësore shqiptare, por vetëm pushkën e Azem Bejtës dhe të Adem Jasharit, si dhe tomahovkat e  Amerikës dhe të NATO-s (24 mars – 10 qershor 1999).

Këtë “gjuhë diplomatike” e njeh Serbia, jo “lidhjet informale” të ambasadorit Matkoviq me Vlora Çitakun në Uashington, jo dialogun demokratik, as paqen, as humanizimin, as bashkëpunimin dhe  as mirëkupmin e ndërsjellë. Ndryshe, serbomëdhenjtë, qe 16 vjet do ta kishin njohur Republikën e Kosovën dhe , do të kishin lutur për kërkimfalje shtetërore dhe kolektive për të gjitha gjenocidet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë, përkatësisht të gjysmë Shqipërisë Etnike.

Sa më sipër,   Hashim Thaçi,  Isa Mustafa,Edita Tahiri… etj., mund të “rrahin ujë në havan” (me vite dhe me shekuj) sa të duan me bashkëbiseduesit e tyre  të qeverisë së Serbisë në Bruksel, gjoja për të normalizuar marrëdhëniet  e Kosovës me Serbinë sipas marrëveshjeve të arritura në dialogun maratonik të Brukselit (prill 2013- shkurt 2016). Mirëpo, Beogradi kurrë nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ashtu siç e kanë njohur më se 100 shtete të bashkësisë ndërkombëtare.

 
Leave a comment

Posted by on February 4, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: