Mehdi Hyseni

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 Barometi diplomatik

*** Ish-sekretarja e Departamentit Shtetëror të Amerikës, Madeleine Albright krahas Presidentit historik të saj, Bill Clinton, ka dhënë kontributin më të madh për të çliruar dhe pavarësuar Kosovën nga Serbia kolonialiste, hegjemoniste dhe gjenocidale (1912-1999).

Prandaj, jo vetëm Donjeta Morina, por asnjë shqiptar nuk ka asnjë të drejtë morale, njerëzore dhe ligjore, që t’i quajnë “kriminelë  të luftës” çlirimtarët, shpërtimtarët dhe miqtë e mëdhenj dhe të përjetshëm të Kosovës shqiptare: Z. Madeleine Albright, Bill Clinton, William Cohen, William Walker, Gjeneralin Wesley Clark, Richard Holbrook, George W. Bush dhe Condoleezza Ricee,  sepse këta  me aleatët e tyre evropianë perëndimorë  kanë meritat kryesore që sot Kosova është e lirë, e pavarur dhe sovrane, e shkëputur përgjithmonë nga Serbia kolonialiste pushtuese (1912-1999).

Pa dyshim se këto personalitete  shtetërore me famë botërore kanë meritat e veçanta dhe të jashtëzkanoshme, që sot, edhe  nëna e Donjetës, Sevdie Morina është  prokurore  e Kosovës, ndryshe, po të ishte Kosova nën Serbinë e Slobodan Milosheviqit,  ajo do të përfundonte sikurse Rrahman Morina në bërllogun e Serbisë fashiste pushtuese  (1989-1999).

Slobodan Milosheviqi ishte kriminel dhe vrastar, jo Madeleine Albright, e cila e ndëshkoi Serbinë për krimet e gjenocidit në Kosovë (1998/1999).

Prandaj, logjikisht, moralisht dhe ligjërisht, mbesa e Rrahman Morinës, Donjeta Morina, kriminel lufte, do të duhej ta quante Slobodan Milosheviqin, i cili e dogji Kosovën dhe  barbarisht vrau dhe masakroi  mbi 20 mijë shqiptarë (foshnja, fëmijë, gra, vajza, djemë dhe pleqë) dhe me dhunë, me tortura dhe me terror  dëboi mbi 1 milion shqiptarë nga shtëpitë dhe nga vatrat e tyre stërgjyshore.

Gabim dhe turp i madh

Si është e mundur që Donjeta Morina, vajza e Prokurores së Kosovës, Sevdije Morina, ta ofendojë ish-sekretaren e Departamentit Shtetëror Amerikan, Madaleine Albright, duke e quajtur “kriminele të luftës”?!( www.botasot.info ,9 shkurt 2016)

-Pse, nga doli  kjo, që një vajzë shqiptare e Kosovës, e cila ka përjetuar tmerrin, kalvarin, maskrat dhe gjenocidin serb,  Madeleine Albright  ta  etiketojë, ofendojë dhe akuzojë si “kriminele të luftës”?!

-Po, Albright nuk ia ka vrarë  axhën Rrahman Morina (kuislingun shqipfolës), por Slobodan Milosheviqi, sepse ai verbërazi pranoi të bëhej argat dhe hyzmeqar i regjimit të tij kriminel , vrastar dhe gjenocidal për t’i shfarosur shqiptarët dhe për ta serbizuar Kosovën shqiptare (1989-1999)!

Me çfarë të drejte ajo e ka  etiketuar  si  “kriminele lufte”  ish-sekretaren e  shtetit amerikan, diplomaten dhe pedagogen e shquar të Universitetit Georgetown  të Uashingtonit,  Madeleine Albright, e cila  ishte dora e djathtë e ish-presidentit Bill Clinton për shpëtimin e mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarëve dhe të Kosovës nga agresioni, nga terrori, nga masakrat, nga shpërngulja me forcë   dhe nga  gjenocidi serbomadh i Slobodan Milosheviqit ( 1998/1999)?!

Pyetja e parë është kjo, çfarë e ka shtytur Donjeta Morinën, që të shprehet me atë fjalor ofendues dhe akuzues të politikës dhe të propagandës së ndyrë fashiste serbomadhe, se “Madeleine Albright është kriminele e luftës”?

-Kush është janë ata  apo ato, që e kanë indoktrinuar Donjetën për ta urrejtur Madam secretary Madeleine Albright, pa e ditur fare se kush është ajo, pa lexuar fare biografinë dhe veprat e saj politike dhe diplomatike shkencore dhe jetësore?

Çfarë faktori  i brendshëm a i jashtëm ka ndikuar që Donjeta Morina të shërbehet me fjalorin fyes dhe urrejtës serboamdh kundër Madeleine Albright?

Pse , pa asnjë arsye, Donjeta Morina e ka ofenduar Madeleine Albright si “ kriminele të luftës”, kur kjo, nuk ka marrë pjesë në asnjë luftë qoftë në Kosovë, qoftë në Kroaci apo në Bosnjë?!

Në vend të spekulimit, duke kërkuar motivin shtytës të këtij rasti të turpshëm dhe skandaloz, përgjigjjen më të saktë këtyre pyetjeve, do të duhej ta jipte vetë Prokurorja e Kosovës, nëna  e Donjetës, e cila do të duhej të dinte se çfarë e ka shtyrë vajzën e saj, Donjetën, që  pa kurrfarë zori, të na turpërojë të gjithëve, duke e quajtur “kiriminele lufte” Zonjën e lartnderuar Madeleine Albright, në vend se ta quante heroinë dhe shpëtimtare të 2 milionë e gjysmë shqiptarëve dhe të Kosovës.

Ai që vret është kriminel dhe armik, jo ai që të mbron dhe të shpëton jetën  nga krimineli dhe  nga armiku!

Pra, llogaria dhe përgjegjësia për krime të luftës dhe të gjenocidit serb në Kosovë, duhet kërkuar në Beograd, jo në Prishtinë, në  Uashington, në Paris, në Berlin dhe në Londër!

Shkurt e shqip, Donjeta Morina  “llogarinë” dhe “mllefin”  e saj për axhën e saj, do të duhej ta kërkonte nga kriminelët serbë, të cilët ia kanë vrarë Rrahman Morinën, JO nga shqiptarët, as nga Madeleine Albright,  as  nga Bill Clintoni,  as nga Wesley Clark, as nga William Walker e as nga Tony Blair, të cilët regjimi serb i Beogradit, në vitin 2000, i paditi   kinëse për “krime  lufte” për shkak të bombaridmit të Serbisë nga Aleanca e Atlantikut Verior(24 mars – 10 qershor 1999).

Këtë absurd  juridik të gjyqësisë politike të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, e provon edhe kjo aktpadi e ngritur në  Gjykatën e Qarkut  të Beogradit, më 18 shtator të vitit 2000. Sipas kësaj aktpadie, të pandehur ishin : ”” Bill Clinton (president), Madeleine Albright (sekretare e shtetit), William Cohen(ministër i Mbrojtjes), Wesley Clark (gjeneral amerikan, drejtues i operacioneve luftarake të NATO-s kundër Serbisë), Robin Cook(ministër i Jashtëm britanik), Tony Blair(kryeministër britanik), George Robertson (sekretar i Përgjithshëm i NATO-s), Jacques Chirac (president i Francës), Alan Rishar (ministër i Jashtëm i Francës), Gerhard  Schröder (kancerlar i Gjermanisë),  Joschka Fischer  (ministër i jashtëm gjerman) dhe Javier Solana (sekretar i Përgjithshëm i NATO-s).”” (Shih në: //http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2000&mm=09&dd=17&nav_category=1&nav_id=11918).

Ndoshta Donjeta Morina është indoktrinuar dhe frymëzuar  nga kjo aktpadi e gjyqësisë policore politike të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, sipas së cilës, të gjitha këto personalitete të shquara shtetërore amerikane dhe aevropiane (politike, diplomatike dhe ushtarake) akuzohen gjoja për shkak të “kryerjes së disa veprave penale kundër rregullimit dhe sigurisë shtetërore të RF Jugosallave (Serbia+Mali i Zi) dhe kundër humanizmit dhe të së drejtës ndërkombëtare”. (www.b92.net/vesti/17/09/2000).

Jo vetëm Donjeta Morina, por të gjithë shqiptarët, duhet ta kenë të qartë se vetëm çetnikët fashistë serbomëdhenj së bashku me klerikët e Kishës Ortodokse Serbe, Amerikën, Bill Clintonin, Madeleine Albright, Wesley Clark, William Cohen, Richard Holbrook, William Walker, Tony Blair, Robin Cook etj., i quajnë “kriminelë lufte”, sepse  me të drejtë (duke u bazuar në humanizëm dhe në parimet e së drejtës ndërkomobëtare) këto figura markante shtetërore ndërkombëtare ia kanë thyer kurrizin Serbisë agresore dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, duke e detyruar që përgjithmonë të tërhiqet nga kolonia e tyre shekullore-Kosova (1912-1999).

Të gjithë ata, që aleatët dhe miqtë tanë amerikanë dhe evropianë perëndimorë, i etiketojnë dhe i cilësojnë  si armiq, nuk meritojnë as lirinë e as pavarësinë, pavarësisht si quhen dhe nga vijnë ata.

Poenta e këtij shkrimi është që  t’i edukojmë dhe t’i mësojmë fëmijët dhe të rinjtë tanë, që të mos gënjenë dhe të mos shpifin, sepse ajo është rrugë e gabuar dhe fatale, por gjithmonë të mësohen të jetojnë me të VËRTETËN. Kjo është shpëtimi i tyre. Kjo është rruga e drejtë, që brezat tanë të rinj, duhet ndjekur ngaqë vetëm pohimi  dhe mbrojtja e  së vërtetës i bënë të  lumtur, të nderuar dhe  të admiruar si në kuptimin e ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë të jetës dhe të ardhmërisë së tyre. Kështu, do të duhej ta kuptonte mesazhin  qëllimmirë të këtij shkrimi, edhe Donjeta Morina, që Nënës Shqipëri, t’i thotë Nënë, dhe, kurrë njerkë, dhe  Madeleine Albright, ta  quajë  shpëtimtare dhe humaniste, kurse  Slobodan Milosheviqin, ta quajë kriminel dhe monstrum. Kjo është e VËRTETA!