RSS

Kriza nuk zgjidhet me krizë dhe me dështakë politikë

17 Feb

Shkruan: Prof. Dr .Mehdi Hyseni

Barometri diplomatik

*** Këtë e vërteton edhe ky konstatim i peshuar i gazetarit dhe i publicistit të mirënjohur të Kosovës, Milaim Zeka :” Dy gjëra s’ia fali Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit, sepse të gjithë prokurorët që kanë punuar me UDB-në, ata prapë punojnë për Kosovën dhe janë në detyrat e tyre si atëherë, ashtu edhe sot”.(http://www.kosova-sot.info/lajme/75544/zeka-keto-dy-gjera-nuk-ia-fali-kurre-haradinajt-as-thacit-video/).

Plotësim

– JO vetëm prokurorët kolaboracionistë shqipfolës, por  edhe dhjetra e qindra çetnikë serbë, që kanë vrarë dhe masakruar popullin dhe luftëtarët e UÇK-së me Adem Jasharin në krye, sot, kinëse në liri, së bashku me Hashim Thaçin dhe me Isa Mustafën (Nënshkruesit e Zajednicës serbe, 25 gusht 2015) e udhëheqin Kosovën (në qeveri-ministra, nënkryeministra, zëvendësministra, diplomatë, në parlament-deputetë, në gjykata-ish-kriminelë, në polici-ish-policë dhe në sigurim-ish-udbash… etj.) kinëse nën “flamurin e pajtimit” multietnik dhe pluralist të “bratstvo-jedinstvos” titiste-kardeliste.

Ndërkaq, kuadrot shqiptare të profesioneve dhe të profileve të ndryshme shkencore (akademikë, doktora, profesora, arsimtarë dhe mësues, që me angazhimin dhe me punën e tyre  kombëtare patriotike kanë mbështetur luftën për liri të UÇK-së) i kanë diferencuar dhe praktisur, duke i lënë të papunë, të varfër dhe lypësarë si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës, të cilët së bashku me UÇK-në e kanë bartur peshën kryesore (duke punuar pa rrogë, pa bukë, zdeshur dhe zbathur nën tytat dhe bajonetat e çetnikëve barbarë serbë të regjimit fashist të Slobodan Milosheviqit dhe të Sheshelit. -E, sot, kinëse në liri dhe në demokraci, të gjitha këto kuadro i kanë lënë në mëshirën e kohës (duke vdekur dhe duke u dergjur në shtrat nga skamja, nga përbuzja dhe nga mjerimi. Madje, duke mos ua njohur as  STAZHIN E PUNËS të 10 viteve nën okupimin çetniko-fashist. Ky është krim mbi krim, që kërkon shpagim material, moral dhe ligjor)  për çlirimin dhe për pavarësimin e Republikës së Kosovës nga Serbia  fashiste gjenocidale pushtuese (1989-1999).

Atëherë, kush është ai i katandisur, që Hashim Thaçin, do ta propozonte dhe, do ta votonte për President të Republikës së Kosovës, kur ai sot, e udhëheq  shtetin e Kosovës  së bashku me armiqtë serbë të shqiptarëve, të UÇK-së dhe të Kosovës, që  kanë vrarë heroin Adem Jashari dhe mbi 12 mijë shqiptarë, kanë dhunar mbi 2 mijë femra shqiptare, si dhe me qindra dhe mijëra të kufomave shqiptare, me kamionë frigoriferë i kanë eksportuar në Beograd, duke i hedhur në Danub dhe, duke i gropuar  në Batajnicë, në Peruçac dhe në lokalitete të tjera të Serbisë.

Të dështuarit dhe të përfolurit  politikë si në   në kohë lufte, ashtu, edhe në kohë paqeje , nuk mund  të jenë palë negociuse të ndonjë procesi paqësor, apo të zgjidhjes së ndonjë konflikti a krize politike qoftë me karakter të brendshëm kombëtar apo ndërkombëtar.

Victor Hugo: “Luftën e bëjnë heronjtë, e qeverisin maskarenjtë, e përfitojnë horrat”!

Kështu e ka padrejtësia dhe politika çoroditëse e klaneve, e grupeve, e  partive, e mahallave dhe  e provincave:  -Herornjtë e Kosovës: Ramush Haradinaj  dhe Fatmir Limaj me pushkë e çliruan Kosovën (së pari, dy herë të denoncuar dhe, dy herë të liruar nga  Tribunali i Hagës, sot në opozitë) , kurse Hashim Thaçi nuk shkrepi asnjë plumb kundër armikut pushtues serb, por në paqe ia arriti të bëhej kryeministër, ministër dhe tash pretendon të bëhet edhe President i Kosovës!

Pse jo, kur Kosova  është shndërruar në GULAGUN e drejtësisë dhe demokracisë komuniste staliniane, duke  “qeverisur maskarenjtë dhe, duke përfituar horrat” si ka pohuar me të drejtë shkrimtari  i shquar franncez Viktor Ygo.

Ata që kanë tradhtuar dhe kompremetuar luftën heroike të  UÇK-së së Adem Jasharit, nuk mund të jenë në ballë të Republikës së  pavarur të Kosovës!

Shprehur në mënyrë metaforike të fjalorit  politik,  këta protagonistë të Viktor Ygosë (PDK+LDK+Srpska lista)  janë shkaktarët kryesorë të krizës institucionale politike të Republikës së Kosovës.

Prandaj, logjika e shëndoshë e thotë, kriza nuk mund të zgjidhet me krizë të re, me ata  eksponentët, që e kanë projektuar, praktikuar dhe shkaktuar krizën. Kjo është shumë e thjeshtë për  t’u kuptuar  për të gjithë ata, që e njohin ABC-në e politikës.

-Në lidhje më këtë, pa politikë:  Me gënjeshtarë nuk luftohet gënjeshtra, me korrupcionistë nuk luftohet korrupcioni; me kriminelë nuk luftohet krimi; me terroristë nuk  luftohet terrorizmi; me hajna nuk  zhduket hajnia; me tradhtarë nuk vritet tradhti; me antidemokratë nuk ndërtohet demokracia; me të padrejtë dhe me grabitçarë nuk  vendoset drejtësia.

Kushdo që do të hynte në koalicion qeverisës me këta partnerë të dështuar, do të bënte tradhti ndaj idealit, gjakut, viktimave dhe vlerave të UÇK-së, ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, sepse këta kanë hyrë në koalicion me jabllanoviqa dhe  me ivanoviqa, që kanë vrarë heroin Adem Jashari  dhe mbi 12 mijë shqiptarë të tjerë, që flijuan  dhe derdhën gjakun për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia pushtuese gjenocidale e kryekriminelit Slobodan Milosheviq (1989-1999).

Të gjithë këta shkaktarë  të krizës politike institucionale në Kosovë, duhet t’i thonë lamtumirë pushtetit absolut antiligjor, antidemorkatik dhe antipopullor. Nuk ka koalicion me ta, sepse këta me politikën e tyre të gabuar, Kosovën po  e çojnë drejt Serbisë (me nënshkrimin e Zajednicës serbe). Këtë e dëshmuan edhe marrëveshjet e lidhura  me palën zyrtare serbe të Beogradit në Brukesl (2013-2016).

Prandaj, asnjëri prej tyre nuk mund të përfshihen si partnerë koalicioni për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë.  Të gjithë këta së bashku me qeverinë e tyre mulate, duhet të japin dorëheqje të parevokushme, me qëllim që të krijohen kushtet normale për mbajtjen e zgjedhjeve të menjëhershme parlamentare dhe presidenciale në Kosovë.

Hyrja në  “një thes” me  Jablanoviqin, i cili së bashku me serbët e tjerë (edhe pse participojnë dhe marrin paga të majme në qeveri, në kuvend dhe në institucione të tjera të shtetit të pavarur të Kosovës), nuk e njohin  Republikën e Kosovës, është kryetradhtia e  aksit  Thaçi-Mustafa, të cilët VETËM PËR PUSHTET,  dhe për ta eliminuar OPOZITËN POLITIKE SHQIPTARE (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma) tradhtuan  heroin Adem Jashari dhe shkelën mbi gjakun e heronjve dhe të dëshnorëve të UÇK-së.

Apeli i Vllasit mund të  “plasaritë” OPOZITËN PARLAMENTARE!

Kujdes, Ramush, mos e tradhto Vetëvendosijen dhe Nismën, sikurse që iu tradhtoi Isa Mustafa për të hyrë në koalicion qeverisës me Hashim Thaçin dhe me Aleksandar Jablanoviqin (PDK+Srpska lista), sepse, atëherë, do të mbetesh  “as me shehër, as me Barilevë” ngase  këta,  do ta bënin lojën sikurse Behxhet Pacollit, që e demisionuan nga  fuksioni i Presidentit të Republikës së Kosovës, duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

*** Azem  Vllasi: “Ndoshta, do të ishte mirë që koalicioni qeverisës qysh sot apo më vonë nesër t’i bëjë disa konsultime dhe t’ia japë një ofertë AAK-së për koalicion, që Ramush Haradinaj të zërë vendin e Hashim Thaçit, ndërsa ky i fundit kryetar. Kjo do ishte zgjidhja të dalim nga kjo situate..”( http://lajmpress.com/vllasi-ofron-zgjidhje-per-krizen-aktuale-ne-vend/).

Së pari, (pa u keqkuptuar), ky Apel sugjerues  i Vllasit është qëllimmirë dhe i dobishëm për arritjen e një kompromisi politik sikur të mbretëronin rrethana normale  komunikimi  dhe bashkëpunimi ndërmjjet  pozitës dhe opozitës parlamentare.

Mirëpo,  teorikisht  dhe praktikisht mungon një klimë e tillë e tolerancës , e arsyes dhe e mirëkuptimit të ndërsjellë politik si rrjedhim i politikës së diktatit  dhe i absolutizmit të eksponentëve  Thaçi-Mustafa.

Prandaj, një propozim i tillë i Vallasit (Hashimi president e Ramushi kryeministër i qeverisë së Kosovës,  politikisht është i paqëndrueshëm dhe jorealist, sepse Hashim Thaçi, në asnjë mënyrë nuk e meriton të  jetë president i Kosovës, sepse nuk është figurë, as personalitet i dëshmuar UNIFIKUES i popullit të Kosovës. Kjo, do të ishte zgjidhja më e keqe  dhe  më iracionale për Kosovën.

Ata që lidhin aleanca dhe marrëveshje me Beogradin për  rikolonizimin dhe serbizimin e Kosovës me “ZAJENDICA SERBE”, që nënkuptojnë kantonzimin dhe copëtimin e territorit sovran të Republikës së Kosovës, nuk mund të jenë as presidentë, as kryeministra , as ministra, në asnjë institutcion dhe, në asnjë organ të Kosovës.

Çfarë Presidenti Thaçi, kur oponentët politikë i ka eliminuar nga  pozita e politikës së forcës si  gjatë luftës, ashtu edhe  në kohë  paqeje, si dhe Kosovën e ka shndërruar në një feudë koloniale të vetën, të klaneve, të mahallave, të miqve dhe të bashkëpartiakëve të tij korrupcionistë, trafikantë dhe mafiozë, që sot e sundojnë Kosovën përmes gjykatave politike të Hashim Thaçit, që për interesa të tyre përfituese komelementare shumciën  dërrmuese të popullit e kanë shndërruar në lypësarë, duke i lënë të papunë(mbi 50%),  të pa strehë, të varfëruar mbi 50%, si dhe rreth  1 milion shqiptarë  i ka lënë jashtë Kosovës.

Së dyti,  nolens volens, ky Apel (politikisht)  nënkupton përçarjen e OPOZITËS PARLAMENTARE të Kosovës (AAK, Vetëvendosje dhe NISMA) dhe FITOREN   e Hashim Thaçit-President i Republikës së Kosovës. Po qe se, do të ndodhte ky farë “harakiri” politik i vampirizimit të  paktit “Huari Bumedien – Ben Bella”  , Ramush Haradinaj , si  “kryeministër” i Kosovës, brenda  disa ditësh ose javësh, do të përfundonte në Gjykatën Speciale të Hagës për “krime të luftës së UÇK-së” në Kosovë.

Sipas kësaj teze konstatuese të Vllasit, nëse Ramush Haradinaj, do të  hynte në koalicion me Thaçin, atëherë, ai, do ta përqafonte të  keqen dhe të zezën e Kosovës dhe, njëkohësisht, do ta amnistonte  tradhtinë e Hashim Thaçit dhe të Isa Mustafës ndaj UÇK-së dhe ndaj pavarësisë së Kosovës, si dhe në anën tjetër, do ta tradhtone marrëveshjen e lidhur me  Opozitën Parlamentare (Vetëvendosje dhe Nisma), ashtu siç e pat tradhtuar  “VLANIN” Isa Mustafa vetëm për të hyrë në koalicionin qeveritar  me  Hashim Thaçin, me Isa Mustrafën dhe me Aleksandar Jablanoviqin (PDK+LDK+Srpska lista), doemthënë vetëm për PUSHTET  e për LEZET, e tradhtoi ‘VLANIN”!

R.Haradinaj në koalicion vetëm me Vetëvendosje dhe me Nismën, jo me tradhtinë kolaboracioniste të pushtetit policor!

Nëse Ramush Haradinaj, do të vepronte sipas sugjerimit politik të Vllasit, veç tjerash, do të rrezikonte edhe pozitën e kryetarit në AAK, sepse, Donika Kada Bujupi, Pal Lekaj, Ismail Kurteshi… e të tjerë nuk protestuan dhe nuk u burgosën, që të hynin në një koalicion qeveritar me  diktatorin  e pushtetit policor, Hashim Thaçi.  Me një fjalë, evemtualisht,  një potez i tillë I gabuar politik i R.Haradinajt, do t’i kushtonte edhe me shthurjen e AAK-së, si dhe do ta armiqësonte me Vetëvendosjen dhe me Nismën (gjëqë kjo do të thoshte  “prej krizës në krizë”). Në këtë kontekst, kriza nuk  do të zgjidhej, por vetëm, do të  fitonte në intensitet, duke u fuqizuar dhe legjitimuar, edhe me një partner të ri të fuqishëm -Ramush Haradinaj.

Zgjidhja e krizës momentale, është shpallja immediate e zgjedhjeve parlamentare  dhe presidenciale në Kosovë, JO  “arnimi”  dhe “riparimi mekanik” i qeverisë së dështuar Mustafa-Thaçi-Jablanoviq!

Së pari, duhet të ikën qeveria e “Zajednicës” PDK+LDK+Srpska lista, pastaj, do të vinte në shprehje zgjidhja e re  e krizës së vjetër me partnerë të rinj të koalicionit (Vetëvendosje, Nisma dhe AAK).

Ndaj, teza sugjeruese e Vllasit është e gabueshme, sepse nuk jep kurrfarë zgjidhjeje racionale dhe të qëndrueshme, por edhe më tej thellon kontradiktat dhe ashpërson luftën  për pushtet të egër sundues nepotist, despotik, oligarkik, autoritarist dhe totalitarist të klanit dhe të kamarilës marionete të koalicionit qeveritar të Hashim Thaçit, të Isa Mustafës dhe të Alexandar Jablanoviqit (PDK+LDK+Srpska lista), të cilët me vetëdije të plotë  dhe me dhunë  policore ndaj opozitës e sollën, e thelluan, e përshkallëzuan dhe e institucionalizuan KRIZËN politike në Kosovë, vetëm për ta ruajtur me çdo kusht pushtetin e tyre ABSOLUTIST, diktatorial, nepotist, provincialist, antipopullor, antiligjor, antidemokratik dhe antipaqësor.

Sipas  “gramatikës politike”, e thjeshtë kjo për t’u kuptuar,  -ata, që kanë shkaktuar krizën nuk mund ta zgjidhin krizën politike në Kosovë, sepse shkaktarë të krizës janë vetë kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi në krye të qeverisë së koalicionit të Kosovës, të formuar me  kopartnerin e tyre politik serb Aleksandar Jablanoviq (PKD+LDK+Lista srpska).

Dihet se, çdo parti politike synon për të ardhur në pushtet, por jo me çdo kusht qoftë edhe me serbët, të cilët e kanë djegur Kosovën dhe e kanë vrarë Adem Jasharin kryeheroin  e UÇK-së dhe kryesimbolin e lirirsë dhe të pavarësisë së Kosovës.

Kjo është tradhtia më e madhe historike, politike, kombëtare dhe shtetërore e Hashim Thaçit dhe e Isa Mustafës, të cilët  vetëm për pushtet (me çdo kusht) kanë bërë koalicion qeveritar me “Srpska lista” të Aleksandar Jablanoviqit vetëm për t’i eliminuar subjektet e tjera politike shqiptare, që dolën fituese në zgjedhjet e fundit (AAK-ja Vetëvendosja dhe Nisma).

Vetëformimi i këtij koalicioni absurd serbo-shqiptar , është prova e padisktueshme, që  sheshit vë në dukje se kush janë ata, që po luftojnë për pushtet-isat dhe hashimat me jablanoviqët, jo të gjithë, nuk po luftojnë për një pushtet të tillë absolut antidemokratik dhe anarkik melez , sepse, sikur kjo të kishte qenë  e vërtetë, Ramush Haradinaj me AAK-në e tij, do të kishte hyrë në koalicion me PDK-në dhe me LDK-në, para  se të hynte Aleksandar Jablanoviqi me “Srpska listen” e tij. Ky është fakt i pakundërshtueshëm që hedh poshtë  konstatimin e gabuar të  Azem Vllasit se “se e gjithë kriza politike në vend ka vetëm një emër “luftë për pushtet”.

Kjo nuk është e vërtetë, sepse, ndër të tjera, Marrëveshjen për legalizimin e Zajednicës serbe (për atomizimin e territorit të Kosovës në favorin e serbëve dhe të Serbisë sipas modelit të “Republika srpska” të Bosnjës) dhe Marrëveshjen e përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi, i nënshkruan me “potpisin” e tyre Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa (vetëm për ta pasur mirë me Beogradin, me Podgoricën, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim që me çdo kusht ta ruajnë  sundimin e tyre absolut në pushtetin  shtetëror të Kosovës), JO “LUFTA PËR PUSHTET”  e OPOZITËS PARLAMENTARE (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma). Kjo nuk është e vërtetë! Përkundrazi,  ky është mashtrimi, gënjeshtra , dezinformimi dhe manipulimi i sajur politko-propagandistik e dipomatik, që po i bëhet  popullit shqiptar në Kosovë, si dhe partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim që, me çdo kusht të luftohet dhe të eliminohet OPOZITA PARLAMENTARE  e Kosovës (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma), duke e akuzuar pa të drejtë, se gjoja kjo po “lufton vetëm për pushtet”.  Kjo nuk është e vërtetë.

Së fundi, shtrohet pyetja, si mund të arrihet ajo :”REHATI” sipas Vllasit, nëse Ramushi, do të hynte në koalicion qeverisës me Hashim Thaçin, kur dihet se ky dy herë ia “hodhi” politikisht, duke e ekstraduar në Tribunalin e Hagës, vetëm për ta eliminuar  nga konkurrenca  politike  e luftës për pushtet ngase e konsideronte si  rival politik  të rrezikshëm  për karrierën e tij politike.

Fundja, është çështje personale e R.Haradinajt, të vendosë lidhur me propozimin e Azem Vllasit, që ai të hyjë në koalicion  qeverisës me Hashim Thaçin,  por nuk do fitonte asgjë të vlefshme as për vete, as për partinë e tij(AAK-në) e as për mbrojtjen dhe për avancimin e interesit të përgjithshëm politik, kombëtar dhe shtetëror nga ajo farë aleance e brishtë  me Hashim Thaçin, përpos konfrontimit dhe konfliktit të vazhdueshëm politik me të, me rrezik, që t’i  “rezervohej” edhe gracka e tretë politike për ta ekstraduar në  Gjykatën Speciale në Holandë (gjoja për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë), sepse në këtë mënyrë Hashim Thaçi, do t’i shmangej thirrjes së Gjykatës Speciale.

Eventualisht, nëse  R.Haradinaj, do t’i thoshte PO koalicionit me Thaçin, aty, edhe do të mirrte fund karriera politike e tij. Si  rrjedhim, shpëtimi  i tij politik, është vetëm koalicioni  me Vetëvendosjen (Albin Kurtin) dhe me Nismën (Fatmir Limajn), jo “Anshlusi” Thaçi-Mustafa-Jablanoviq (PDK+LDK+Srpska lista), të cilët të “çojnë me ujë, e të khtejnë të etur”, siç  thotë një fjalë popullore.

Kush hyn  në aleancë me Thaçin është i humbur dhe i dështuar  politikisht, ashtu sikurse Behxhet Pacolli  me partinë e tij-AKR-në, i cili, para disa ditësh u pronocua se “ më, kurrë nuk do të hyjë në  koaliicion me Thaçin dhe me Isën”, të cilët ia bënë “lojën” që të largohej nga pozita e Presidentit të Kosovës, dhe në vend të tij, sollën Atifete Jahjaga, vetëm sa për ta plotësuar  atë  “vend pune”!!!

 

 

 
Leave a comment

Posted by on February 17, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: