RSS

Tucoviq: Albanci nisu divljaci, Hashim Zajednica, tha të kundërtën!

19 Feb
Shkruan: Prof.Dr.Mehdi Hyseni


Barometri diplomatik

*** Sepse  ky  “politikan” dhe “diplomat” (i cili po sheh ëndrra në diell, se do të bëhet edhe President i Kosovës),  në mënyrë metaforike, pa kurrfarë zori, i quajti shqiptarët “me bisht”, ashtu sikurse racistët serbomëdhenj Ballkanikusi (Vladan Gjorgjeviq) dhe Dobrica Qosiq! Turp!  – Po, a shërbehet shqiptari me teza RACISTE të historisë, të politikës dhe të propagandës falsifikatore  antishqiptare të Serbisë së Madhe?!

*** Pas Protestës paqësore të opozitës demokratike, bërë në Prishtinë më 17 shkurt 2016, në konferencën për shtyp, Hashim Zajednica deklaroi : “Ata kishin dërguar mesazhe, na pritni në Qeveri, e ne ishim 20 metra larg binës. Ata u larguan me bisht në shalë si qyqarë”!(http://botasot.info/lajme/515947/kjo-eshte-deklarata-e-thacit-qe-munde-te-shkaktoj-trazira-te-medha-video/).

Po, çfarë “bishti” ka parë ai në protestën antiqeveri korrupcioniste?! – Ata ishin 100 mijë flamuj keqezi me shqiponjë me të vetmin mesazh paqësor, “ik, Hashim Zajednica me hatër, sa nuk është bërë vonë”, sepse policia dhe forcat e sigurimit nuk do  ta ruajnë prapanicën gjithmonë.

Këtë e kanë dëshmuar shumë shembuj, edhe në historinë  e sotme ndërkombëtare, siç ishin: Pinoçeti, Idi Amini, Sadami, Noriega, Milosheviqi, Gadafi, Mubaraku, Çaushesku…etj. Edhe ata ishin diktatorë  të fuqishëm si Thaçi, por fundin politik e patën të zi dhe tragjik. Prandaj, Thaçi, duhet të ketë mësuar nga këta shembuj negativë të politikës dështuese të këtyre liderëve politikë botërorë.Ndryshe, shumë shbpejt, do ta përjetojë të njëjtin “fat” të tyre. Më mirë të ikën në mënyrë paqësore sesa ta pret “trenin e fundit”.

Ky reagim  i zëvendëskryeministrit Thaçi , pa dyshim se, është i barasvlerëshëm me akuzën ofenduese dhe poshtëruese raciste antishqiptare të Ballkanikusit dhe të akademikut serb Dobrica Qosiq, të cilët në veprat e tyre kuazishkencore shqiptarët i kanë pasqyruar si “njerëz të egër dhe me bishta”.

Tucoviqi më human, më  patriot dhe më demokrat sesa Hashim Zajednica!

Sepse qysh para një shekulli ka hedhur poshtë tezën falsifikuese, të shpifur dhe të trilluar serbomadhe të Hashim Thaçit, të Vladan Gjorgjeviqit dhe të Dobrica Qosiqit se shqiptarët “janë të egër me bishta”, duke pohuar se  “ALBANCI NISU DIVLJACI- SHQIPTARËT NUK JANË TË EGËR DHE PRIMITIVË” .(Shih: Srbija i Albanija,1914).

Kështu, edhe Fan S. Noli në Konferencën e Paqes së Parisit (1919-1920) përgënjeshtroi delegacionin serb se shqiptarët “ janë me bishta, të egër dhe primitivë, që nuk meritojnë shtet dhe nuk dinë të qeverisin”, por janë një komb i kulturuar dhe i civilizuar dhe paqësor evropian, që lufton dhe meriton të ketë shtetin dhe qeverinë e vet të pavarme dhe sovrane brenda kufijve të vet historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, sot, pas një shekulli, Hashim Zajednica në mënyrë metaforike ka demantuar pohimin e Fan Nolit dhe të Dimitrije Tucoviqit, duke RIPOHUAR GËNJESHTRËN e racistëve serbomëdhenj: Vladan Gjorgjeviq dhe Dobrica Qosiq, se “shqiptarët janë të egër dhe me bishta” !!!

Pse Hashim Zajednica i quajti shqiptarët “me bisht”?

Sepse më i ëmbël kolltuku minsitror dhe  korrupsioni, sesa POPULLI!

Sepse u bazua në “amanetin” falsifikues historiko-politik dhe propagandistik antishqiptar dhe anticivilizues të RACISTIT të tërbuar serbomadh Dr.Vladan Gjorgjeviq, i cili në librin e tij me titull (Arnauti i velike sile) shkruan se : “Shqiptarët janë gjakpirës, njerëz të egër si kafshët me bishta dhe shumë injorantë, që nuk dinë të dallojnë sheqerin prej borës…”. (http://www.danas.rs/dodacivikendrep_kao_argument_za_izlaz_na_more.26.html?news_id=129237#sthash.aj665W77.dpuf).

Po në këtë frymë raciste dhe urrejtjeje brutale të përkufizimit falsifikues të shqiptarëve ka shkruar edhe akademiku dhe shkrimtari serbomadh Dobrica Qosiq se “Shqiptarët në Kosovë janë me bishta dhe fundërrina më e keqe etnike në Ballkan”. (preostajhttp://pescanik.net/akademik-cosic-medu-repatim-albancima/).

Hashim Zajednica (pa bisht) nuk mund të të jetë në Qeveri, as të bëhet President i mbi 2 milionë shqiptarëve “ME BISHT”!

Pas përfundimit të protestave paqësore të opozitës demokratike të Kosovës (17 shkurt 2016) në Prishtinë, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi (i xhindosur për shkak se “plumbat” i kishin shkuar huq ngase opozita demonstroi në mënyrë paqësore dhe civilizuese, pa shkaktuar asnjë incident. Kështu që taktika e “strahovlladës” së tij policore për shuarjen në gjak të demonstratës, i dështoi si më keq) në konferencën për media dha këtë deklaratë skandaloze raciste dhe të turpshme në adresën e demonstruesve të opozitës: “Ata kishin dërguar mesazhe, na pritni në Qeveri, e ne ishim 20 metra larg binës. Ata u larguan me bisht në shalë si qyqarë”!(http://botasot.info/lajme/515947/kjo-eshte-deklarata-e-thacit-qe-munde-te-shkaktoj-trazira-te-medha-video/).

Pse Kosova me dy kryeministra?!

Si rregull, kur kryeministri shfaqet para gazetarëve apo publikut me ndonjë vlerësim verbal ose të shkruar, zëvendëskryeministri Hashim Zajednica nuk ka të drejtë të paraqitet së bashku me Isa Mustafën dhe ta PLOTËSOJË atë, sepse i bie që kryeministri është i dobët politikisht dhe, vetëm NJË KUKULLË në “xhepin” e zëvendëskryeministrit të tij-Hashim Zajednicës, i cili, në rastin konkret ia tejkaloi kryeministrit të tij, duke i quajtur shqiptarët “me bishta”!?

Çfarë “protokolli zyrtar” në konferencën për media, pas përfundimit të protestës paqësore të opozitës(17 skurt 2016), si zakonisht, para mediave doli kryeministri Mustafa dhe zëvendësministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi. Po, si rregull, zëvendësministri prononcohet vetëm në rast mungese të kryeministrit, jo së bashku, në asnjë mënyrë. Për më tepër, për vlerësimin e mbarëvajtjes së protestës, do të duhej të prononcohej Ministri i Brendshëm (në rastin konkret ministri Skënder Hyseni), jo ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, sepse protesta nuk ishte kurrfarë konference për debatimin e zgjidhjes së ndonjë konflikti ndërkombëtar apo ndonjë “olimpiadë” sportive ndërkombëtare, por kishte karakter të brendshëm politik kundër qeverisë së korruptuar dhe të dështuar mafioze Mustafa-Thaçi-Jablanoviq.

Dështimi i taktikës Mustafa-Thaçi për ta shuar në gjak protestën

Duke qenë se Protesta e opozitës së 17 shkurtit 2016 demonstroi paqe dhe urti politike dhe demokratike, duke ripërsërtiur kërkesat e saj, që qeveria e korruptuar dhe e dështuar e tandemit Mustafa-Thaçi, të tërhiqej vullnetarisht (sa më parë, aq më mirë) nga skena politike, kjo strategji paqësore e OPOZITËS, i tmerroi edhe më tepër, sidomos Hashim Zajednicën , i cili me të përfunduar protesta, në konferencën për shtyp para gazetarëve i ofendoi dhe i kërcënoi organizuesit dhe pjesëtarët e protestës, duke i quajtur primitivë dhe të egër: “Ata kishin dërguar mesazhe, na pritni në Qeveri, e ne ishim 20 metra larg binës. Ata u larguan me bisht në shalë si qyqarë”!(http://botasot.info/lajme/515947/kjo-eshte-deklarata-e-thacit-qe-munde-te-shkaktoj-trazira-te-medha-video/).

Popull, mos duroni këtë poshtërim, këtë turp, këtë diskriminim racist serbomadh të Hashim Zajednicës, sepse jo vetëm ai, por askush në botë, nuk ka kurrfarë të drejte, t’i quajë shqiptarët “të egër dhe me bisht në shalë” qoftë ai president, kryeministër, hitler, stalin, sadam, Gjorgjeviq, Qosiq, Sheshel , Nikoliq, Milosheviq etj.

Për shkak të këtij ofendimi racist çnjerëzor antishqiptar, i gjithë populli duhet të ngrihet në këmbë dhe të kërkojë shkarkimin urgjent të Hashim Zajednicës nga të gjitha funksionet shtetërore, sepse ai me këtë gënjeshtër deklaruese dëshmoi  përligjjen e tezave  barbarike  serbe, duke i quajtur shqiptarët “me bishta”, me qëllim që t’ua grabisnin tokat  dhe shtëpitë e tyre stërgjyshore, si  dhe Detin e nxehtë Adriatik.

Kështu, për shkak të dështimit të taktikës së tyre të përdorimit të forcës ndaj protestuesve ngaqë ata nuk shkaktuan asnjë incident, që t’u jipnin shkas policëve dhe “fuksave” të sigurimit të “strahovlladës” Thaçi-Mustafa-Jablanoviq, që të përdorënin mjetet represive të dhunës dhe të terrorizimit të pjesëmarrësëve të protestës paqësore, me deklaratat e tyre i kërcënuan dhe ofenduan rëndë organiziatorët dhe protestuesit, duke i quajtur “me bishta”!?

Sido që ta kenë interpretuar dhe kuptuar bythëprapë (ashtu si u konvenon strategjisë dhe taktikës frikësuese të qeverisë së falimentuar Mustafa-Thaçi-Jablanoviq) mesazhin e Protestës paqësore të 17 shkurtit 2016, kësaj here, orgnaizatorët e Protestës me maturinë dhe me urtinë e tyre, duke mos përdorur dhunën, “i lanë me gishta në gojë” policët dhe “fuksat” e “Strahovlladës” Thaçi-Mustafa-Jablanoviq.

Ajo që më së shumëti e irritoi Hashim Zajednicën, është argumenti se protestuesit nuk i dhanë asnjë alibi, që sikurse në rastet paraprake, t’i akuzonte para faktorëve ndërkombëtarë të pranishëm në Kosovë. Kësaj radhe efekti politik i protestës ishte në favorin e OPOZITËS DEMOKRATIKE (jo të “STRAHOVLLADES” ANTIPOPULL, ANTILIGJ, ANTIKUSHTETUTË, ANTIDEMOKRACI DHE ANTISOVRANITET), sepse ambasadori amerikan dhe ai britanik e vlerësuan lart, objektivisht dhe pozitivisht demonstrimin e saj demokatik dhe paqësor.

Amerika , BE-ja dhe NATO-ja ta mbështesin POPULLIN dhe Kosovën, jo Qeverinë e korruptuar, mafioze dhe të falimentuar të tandemit Mustafa-Thaçi!

Pa asnjë dyshim PORTESTA PAQËSORE e opozitës demokratike (17 shkurt 2016) dëshmoi para miqve tanë se vërtet kemi të bëjmë me një opozitë të pjekur politikisht dhe demokratikisht, që po lufton kundër një qeverie kriminale, të korruptuar, mafioze, nepotiste, despotike, autokratike,antidemokratike dhe antipaqësore, shkëputur nga POPULLI.

Kjo opozitë (plotësisht e vetëdijshme, e përgatitur, e vendosur, parimore dhe e përgjegjshme për ndryshimin e sistemit shtetëror aktual, të kalbur dhe të korruptuar me primesa të sistemeve totalitare komuniste) po lufton për mbrojtjen e ligjit, të kushtetutës, të drejtësisë, të demokracisë dhe të lirisë, si vlera kryesore për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë dhe të sovranitetit të Kosovës.

Prandaj, kjo opozitë demokmratike nuk duhet nënçmuar as nga “STRAHOVLLADA” Mustafa-Thaçi, as nga faktorët politikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, por urgjentisht, duhet të mirret në konsidertë PËRMBUSHJA E KËRKESAVE të saj për përmbysjen e asaj qeverie të personalizuar, të korruptuar dhe të dështuar në çdo aspekt (politik, ligjor, kushtetues, ekonomik, demokratik,kombëtar dhe ndërkombëtar).

Ky është momenti më oportun historik dhe politik, që Amerika, BE-ja dhe NATO, t’i ndjekin (me paqe ose me forcë) nga pushteti komunist neoliberal, despotik, korruptues dhe antidemorkatik, titistët dhe stalinistët, sepse janë bërë të rrezikshëm, jo vetëm për interesat jetike të popullit dhe të shtetit të Kosovës, por edhe për interesat strategjike afatëgjata të Amerikës në Kosovë dhe më gjerë në rajonin ballkanik.

Ndryshe, nëse Amerika, BE-ja dhe NATO-ja edhe më tej i mbështesin dhe i tolerojnë liderët titistë dhe stalinistë, që të terrorizojnë dhe të shtypin qytetarët e Kosovës, duke ua mohuar të drejtat dhe liritë elementare, që të jetojnë të lirë, të barabartë dhe në mirëqenie të plotë, atëherë, mund të shfaqet rreziku potencial, që ata, t’i kundërvihen Amerikës dhe NATO-s sikurse talebanët në Afganistan etj.

Popull, në këmbë, tregoni nënyrë të civilizuar dhe paqësore, Hashim Zajednicës, se nuk jemi të egër dhe me bishta!

Mjaft keni duruar ( të shtypur, të  uritur, të papunë, të varfëruar, të shfrytëzuar dhe të  diskriminuar) kamxhikun dhe padrejtësitë e regjimit të tij mafioz, të korruptuar, nepotist, burokratik, oligarkik antihuman, antiligjor dhe antidemokratik ( 2008-22016)! Mjaft! Mjaft! Tetë vjet të zeza ishin ato për shumicën dërrmuese të popullit, duke mbijetuar në mjerimin dhe në varfërinë më të thellë dhe më të skajshme antihumane, antileigjore dhe antijerëzore.

Nuk jemi me bishta, as skllavë të përjetshëm të Hashim Zajednicës!

Le t’i kërkojë falje publike gjithë popullit shqiptar të Shqipërisë Etnike!

Se nesër, do të jetë vonë për korrigjimin e gabimeve të  pariparueshme politike, ekonomike dhe të mirëqenies së përgjithshme… etj. që ia ka sjellë Kosovës, gjatë mandatit 8-vjeçar (2008-2016).

Më e mençur dhe më e dobishme për interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës, si dhe për  ruajtjen e kohezionit të bashkëpunimit dhe të  interesave tona kompelementare me partnerët ndërkombëtarë (SHBA,BE dhe NATO), do të ishte dorëheqja paqësore  e asaj qeverie të kalbur korrupcioniste dhe mafioze, që Kosovën e ka lënë  një nga vendet më të varfëra, më të pazhvilluara dhe pa kurrfarë perspektive  në rajon dhe në Evropë.

 

 
Leave a comment

Posted by on February 19, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: