RSS

Brutalë janë ata që e mbrojnë pushtetin tiranik e jo ata që e mbrojnë popullin!

20 Feb

Mehdi Hyseni

Shkruan: Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Barometri diplomatik

*** Mark Twain: “ Politicians and diapers must be changed  often and for the same reason.”

Shumë i qartë mesazhi i këtij vlerësimi politik objektiv, sepse ata liderë politikë që qëndrojnë gjatë në skenën politike, domethënë  në pushtet ose në ndonjë subjekt politik, duke sunduar me dhjetra vite, ata nuk mund të jenë tjetër pos “lëndë okisduese” , që e  ndotin jo vetëm   demokracinë, por edhe ambientin e njeriut në tërësi. Prandaj, “ liderët politikë, duhet të ndërrohen shpesh, ashtu sikurse pampersat për  të njëjtën arsye”, siç ka vlerësuar me të drejtë shkrimtari amerikan me famë botërore, Mark Twain. Ndryshe, e  “bëjnë bezar”, jo vetëm ambientin politik dhe dmokratik, por edhe atë human dhe  ekologjik të njerëzimit ngaqë sipas filozofisë së dialektikës së Lukrecit “ njeriu është ndotësi më i madh i natyrës”.

Duke qenë se Hashim Thaçi qe tetë vjet në pushtet(2008-2016), ashtu sikurse presidenti bjellorus, Aleksandar Llukashenko,  ka privatizuar, uzurpuar, korruptuar, kriminalizuar, nepotizuar, ideoligjizuar monopolizuar, instrumentalizuar dhe personalizuar qeverinë dhe kuvendin e Kosovës, duke i bërë pashallëk të vetin dhe të partizanëve të tij, shkaktoi edhe krizën politike, përkatësisht konfliktin politik mes opozitës parlamentare dhe opozitës. Ai është fajtori  dhe shkakrtari kryesor i shpërthimit të konfliktit politik në Kosovë.

Kjo është arsyeja, pse “aq brutalisht po sulmohet Hashim Thaçi”, sepse me dhunë dhe me terror policor po shtyp popullin dhe demokracinë në Kosovë.

Kjo forcë politike totalitariste e pushtimit  dhe  e uzurpimit të këtyre dy institucioeneve thelbësore të sistemit politik dhe shtetëror (qeveri, parlament), provon sheshit se në Kosovë nuk ka demokraci, por vetëm diktaturë  brutale komuniste  neoliberale dhe shfrytëzim të egër skllavopronar.

Këtë brutalitet të regjimit totalitar Thaçi-Mustafa-Jablanoviq,  e  dëshmoi edhe lënia e mandatit të deputetit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili, pas tërheqjes zvarrë të deputetëve  nëpër korridoret e parlamentit të Kosovës nga ana e sigurimcave të Thaçit, përkatësisht e  përjashtimit të OPOZITËS PARLAMENTARE nga Seanca e 19 shkurtit 2016, dha këtë deklaratë zrytare: “Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës…” (http://botasot.info/lajme/516555/ramush-haradinaj-jep-doreheqje-nga-mandati-i-deputetit-ja-arsyeja/).

Nuk është patriotizëm, humanizëm as profesionalizëm vardisja pushtetarëve të tipit Llukashenko, që me forcë dhe me terror e shtypin popullin, pse kërkon të drejtat dhe liritë e tij politike, ekonomike, sociale dhe demokratike.

Theodor Roosevelt: “ Patriotism means  to stand by the country. It does not mean to stand by the President or any other public official.”

Pra, të gjithë ata, që sillen, veprojnë, shkruajnë, flasin dhe debatojnë për problemet poliike dhe sociale, në kundërshtim me këtë VLERËSIM AKSIOMATIK të   isht-Presidentit amerikan, Theodor Roosevelt, nuk janë  analistë të mirëfilltë, as objectivë, as ditur, as humanë, as demokratë e as patriotë, sepse për hir të inetresave të tyre personale private dhe karrieriste, e anashkalojnë interesin e përgjithshëm të kombit, të shtetit  dhe të athdeut.

Kjo formë e rreshtimit të puthadorëve të ndryshëm në anën e regjimit diktatorial të Thaçit, të Mustafës dhe të Jablanoviqit, që në mënyrë çnjerëzore dhe brutale po e shtyp, po e varfëron, po e burgos dhe po e diskriminon popullin, është BRUTALITET I ZHVESHUR, që nuk ka asnjë fije lidhjeje me HUMANIZMIN, me DEMOKRACINË, me PATRIOTIZIMIN, me PROFESIONALIZMIN, me AMERIKANIZMIN DHE ME EVROPIANIZIMI DEMOKRATIK PERËNDIMOR.

Ata që mbrojnë popullin janë patriotë dhe demokratë

Ndërkaq, brutalë janë ata që interesat e tyre personale dhe private i kanë vënë mbi interesin e përgjishëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës!

Thjesht, ata që pa të drejtë mbrojnë administrimin e regjimit të kalbur antidemokratik të trojkës Thaçi-Mustafa-Jablanoviq, janë më shumë se brutalë, antihumanë dhe antidemokratë.

Prandaj, asnjë nga ata liderë politikë qoftë pozitë – opozitë, qoftë publicistë, gazetarë  dhe analistë politikë, që me veprimet dhe me shkrimet e tyre me të drejtë e kritikojnë instalimin e administrimit të dhunshëm dhe shtypës të tipit të sistemit komunist antidemokratik të Bjellorusisë së presidenitit, Aleksandar Llukashenko (1994-2016) , nuk mund të quhen  “brutalë”, sepse  me vetëdije  të plotë dhe me të drejtë janë rreshtuar në anën e mbrojtjes së interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, jo  të mbrojtjes së diktaturës administruese brutale të qeverisë dhe të kuvendit të Hashim Thaçit, të Isa Mustafës dhe të Akleksandar Jablanoviq.

Në rastin konkret, nuk duhet ndërruar tezat, sepse brutalë, të njëanshëm, subjektivë dhe puthadorë, janë të gjithë ata, që   për INTERESA TE TYRE PRIVATE DHE KARRIESRISTE janë shkëputur nga MBROJTJA  e interesave jetike të popullit dhe nga interesat vitale të shtetit të pavarur të Republikës Kosovës, duke u rreshtuar  verbërazi  në mbrojtejn e   sistemit të diktaturës dhe të antidemokracisë së qeverisë së koalicionit të  trojkës-Hashim Thaçi-Isa Mustafa-Aleksandar Jablanoviq, që është prototip i “sistemit demokratik” të presidentit bjellorus, Aleksandar Llukashneko.

Ne, nuk jemi brutalë, pse jemi në anën e mbrojtjes së interesit të përgjithshëm të popullit dhe të  sovranitetit të Kosovës; pse duam ta shpëtojmë demokracinë, lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës na “kapsit e pushtetit shtetëror”, por ata që po  e mbrojnë  brutalitetin dhe terrorin e shtetit policor të diktatorit Hashim Thaçi, që po  ushtron mbi popullin dhe mbi  vlerat demokratike, kombëtare dhe shtetërore të Kosovës.

Kush është brutal, ai që verbërisht e mbron dhe e hipnotizon kultin e Hashim Thaçit!

Brutal është ai  që e rren, e mashtron, e dezinformon, e frikëson, e burgos, e vret, e  torturon, e rrah, e denoncon dhe e poshtëron popullin e vet, madje edhe duke ofenduar dhe poshtëruar deri në atë shkallë të idiotsisë së stij, duke i quajatur shqipatarët  “me bisht”, ashtu sikur na kanë quajtur dhe, edhe sot po na quajnë çetnikët fashistë barbarë serbomëdhenj.

Brutalë, agnosticistë, miopë, frikacakë, polttronë etj., janë ata hashimat-jabllanoviqat, që urdhëruan sigurimcat, policët dhe gjyqëtarët t’i arrestojnë, t’i burgosin, t’i dënojnë dhe t’i tërhqin zvarrur   nëpër korridore të Kuvendit (sikurse dikur policia dhe sigurimcat e Slobodan Milosheviqit, me rastin e okupimit të Kosovës, më 1989) deputet e opozitës parlamentare, vetëm pse nuk mendojnë dhe nuk veprojnë bythëprapë sikurse  Llukashenkot e regjimit shtypës për të vrarë ligjin, kushtetutën, demokracinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Miopia dhe brutaliteti, është në anën e fetishizimit dhe të mbrojtjes së regjimit polpotist autokratik të Hashim Thaçit, të cilin, vërtet, në mënyrë  “bruto” dhe brutale e kanë krahasuar me Isamil Qemalin!?

E, po këtë krahasim nuk do ta bënte as borxhliu më i madh i Hashim Thaçit. – Ndaj, nuk mund ta dij se çfarë e ka shtytur Prof.Dr.Milazim Krasniqin, që Hashim Thaçin ta krahasojë me Isamil Qemalin?!

Ky krahasim është ofendues për Ismail Qemalin-Babain-themeluesin e shtetit të parë modern shqiptar  të Shqipërisë Etnike (28 Nëntor 1912).

Ky karahsim është i papranueshëm në çdo aspekt, sepse nuk ekziston asnjë argument valid, që do të mund ta justifikonte si tillë, profesori Kransiqi, simpatizues dhe  mbrojtës i regjimit shtypës të Hashim Thaçit.

Kjo nuk i bën nder një shkrimtari të njohur dhe një profesori të suksesshëm universiteti, ta mbrojë egjimin e kalbur  polpotist, në vend se ta mbronte popullin prej tij.

-Unë i kuptoj ata puthadorë, që i vardisen Hashim Thaçit, të cilët duan pushtet, të pasurohen, të promovohen dhe të kenë një standard më të lart jetësor (ekonomik, social dhe material).

Mirëpo, nuk e kuptoj M.Krasniqin, që  si thotë populli “shyqyr” i ka    të gjitha të mirat dhe privilegjet, asgjë nuk i mungon : shkrimtar i afirmuar, profesor fakulteti-shef katedre, djalin qe disa mandate ministër në qeverinë e Thashim Thacit, atëherë nga doli krahasimi i Hashim Zajednicës (  i cili veç tiranisë së tij, na shpallli, edhe  me bishta) me figurën-personalitetin gjithëkombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, Ismail Qemali?!

 

 

 
Leave a comment

Posted by on February 20, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: