RSS

THAÇI, PRESIDENT SIPAS FORMULËS KOMUNISTE

28 Feb

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Shkruan: Prof. Dr. Mehdi Hyseni

       Barometri diplomatik

*** Sepse pa pëlqimin e Opozitës Demokratike dhe të POPULLIt të Kosovës, tre musketarët komunistë (Isa, Veseli dhe Jablanoviq) me  votat e tyre të diktuara dhe të manipulura, duke i përsëritur  tri herë (tri runda), e shpallën  Hashim Thaçin president të Kosovës.

 Pikërisht , kjo metodë e zgjedhjes së përfaqësuesve të regjimit, jo të popullit, zbatohej vetëm në sistemin komunist jugosllav kur  zgjedheshin dhe votoheshin udhëheqësit e ndryshëm komunistë komunalë, krahinorë, republikanë dhe federativë.

Fatkeqësisht, ja, pas tridhjetë vitesh sipas  kësaj formule komuniste titiste, verpuan edhe  Isa Mustafa, Kadri Veseli, Aleksandar Jabllanoviq në krye të shtetit të Kosovës, të cilët me një “marrëveshje” të turpshme, antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike, i detyruan deputetët e Kuvendit të Kosovës, që Hashim Thaçin ta kontrabandojnë si president të Kosovës, pa votën dhe pa pëlqimin e popullit dhe të Opozitës demokratike parlamentare. Kjo farë formule komuniste e titozimit dhe e stalinizmit, është ilegale dhe e papranueshme për standardet dhe për parimet e demokracisë  amerikane dhe evropiane perëndimore.

Demokracia në Kosovë si  “lulja në plehërishtë”

 *** Ata që e  tolerojnë dhe e durojnë gënjeshtrën, skamjen, mjerimin, robërinë , tradhtinë , mashtrimin, shfrytëzimin,  shtypjen, terrorin dhe vrasjet e ndryshme  misterioze të  diktaturës komuniste, nuk meritojnë president më të “mirë” sesa  diktatorin Hashim Thaçi.

Këtë e vërtetoi edhe maskarada e zgjedhjes së  diktatorit komunist-Hashim Thaçi president i koalicionit  të Zajednicës PDK+LDK+Srpska lista, më 26 shkurt 2016 nga ana e Kuvendit të Kosovës, duke falënderuar  deputetëve  serbë të Vuçiqit, të  Isa Mustafës dhe të Hashim Zajednicës.

Ngushëllime popullit me mendje robi!

Nuk ka asnjë dilemë se  zgjedhja e Hashim Thaçit president (me vota të diktuara dhe të manipuluara(gjatë tri rundave) të deputetëve të Kuvendit të Hashim Thaçit, të Isa Mustafës dhe të Aleksandar Jablanoviqit), është data më e zezë  për popullin, për lirinë për drejtësinë dhe për demokracinë e Kosovës, sepse  FORMULËS KOMUNISTE, në ballë të Kosovës u zgjodh një  komunist rebel i Fatos  Nanos, jo një demokrat dhe një patriot sikurse Adem Demaçi; JO një demokrat evropian sikurse Willy Brandt (ish kancelar i Gjermanisë Perëndimore); JO një demokrat dhe një  ushtarak sikurse Gjenerali dhe Presidenti i famshëm francez Charles de Gaulle; JO një ADEM JASHAR shqiptar, që e çliroi Kosovën sikurse  George Washingtoni    Amerikën; JO një politikan dhe diplomat e atdhetar i devotshëm sikurse Ismail Qemali, i cili më 28 Nëntor 1912 themeloi shtetin e parë të pavarur shqiptar të Shqipërisë etnike.

Njëzetë e gjashtë  shkurti 2016-ditë, do të ngelë njënjollë e zezë në historinë e parlamentarizmit dhe  të demokracisë   evropiane perëndimore në Kosovë!

Sepse  vuçiqët (minoriteti serb), titistët  e LDK-së së Isa Mustafës dhe xhugashvilët e Fatos Nanos  e zgjodhën president të Kosovës, Hashim Thaçin, njeriun më të përfolur dhe më të dyshimtë për involvimin e tij në krimet e luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Mirëpo, për   diktaturën  titiste-jugosllavo-sovjetike, zgjedhja e Hashim Thaçit president i Kosovës, 26 shkurti 2016, do të jetë datë e shënuar  për historinë e komunstëve të vjetër dhe të rinj  (të shtirur para Evropës Perëndimore dhe para Amerikës demokratike  si “demokratë djathtistë”) të LDK-së së Isa Mustafës, të PDK-së së Hashim Thaçit dhe të Srpska listës së Aleksandar Jablanoviqit.

Kjo aleancë-amalgamë titiste-staliniste, duke e gënjyer dhe mashtruar popullin, Evropën Perëndimore dhe Amerikën,  se gjoja janë pro-evropianë dhe pro-amerikanë, arriti të shënojë fitoren e parë  të rëndësishme të rehabilitimit dhe të riinstalimit të recidivave të sistemit komunist në Kosovë. Natyrisht, duke u betuar dhe thirrur rrejshëm në emër të dedmokracisë amerikane dhe të pluralizimit  demokratik të Evropës  së integruar.

Kjo strategji dhe taktikë politike e aleancës LDK+PDK+Srpska lista, është   arma më e rrezikshme, që po synon dhe po vepron për eliminimin dhe për izolimin nga skena politike të opozitës demokratike dhe paqësore, duke e shpifur dhe, duke e akuzuar në sy të botës se “është antieveropiane dhe antiamerikane”!?

Për kë po bie këmbana e  ringjalljes së fantazmës së komunizmit ruso-jugosllav në Kosovë?

Pse urime diktatorit e ngushëllime popullit të gjorë, sepse qe tri dekada, ende nuk është gjendje të kuptojë, se cilët janë armiqtë dhe tradhtarët e brendshëm të tij. Ende nuk e ka të kthjellur mendjen se cilët janë bijtë dhe bijat më të mira dhe të devotshme të tij, që sakrifikuan dhe flijuan jetët e tyre për çlirimin dhe lirinë e Kosovës martire si në kohën e okupimit, si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje në liri, të cilën ua dhuroi gjaku dhe flijimi i Jasharajve dhe i UÇK-së me në krye Adem Jasharin-Gjorgj Uashingtonin shqiptar (1998-1999).

Ngushëllime popullit të gjorë të Kosovës, që ende nuk mori vesh se kush janë demokratët dhe atdhetarët e vërtetë, që po luftojnë për ta mbrojtur fatin e tij dhe të Republikës së Kosovës  nga serbizimi dhe nga  rikolonizimi i saj nga armiqtë e brendshëm  titistë dhe stalinistë  ruso-sovjetikë-serbo-jugosllavë, që vullnetarisht u legjitimuan me  nënshkrimin e Marrëveshjes së Zajednicës serbe dhe të Marrëveshjes për demarakcionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Sipas kësaj Marrëveshjeje të nënshkruar me palën serbe në Bruksel, më 25 gusht 2015, tandemi titist-stalinist, Malit të Zi ia fali 12 mijë hektarë territor të Kosovës. Ndërkaq, sipas Marrëveshjes Serpska Zajednica, minoritet serb në Kosovë i mundësohet krijimi i një Srpska Republike Gjenocidale e Radovan Karaxhiqit dhe e Ratko Mladiqit të Bosnjës për çka kemi shkruar dhjetra herë edhe në masmedia shqipe dhe në ato të huaja.  Mirëpo, titistët dhe stalinistët Mustafa-Thaçi-Edita Tahiri etj. e kanë bërë të vetën, duke ia ceduar territorin verior Serbisë kolonialiste.

Rreziku më i madh për Kosovën dhe për Shqipërinë etnike, ende është  dhe mbetet ideologjia dhe gjuha e përbashkët politike e  titistëve  filoserbë dhe e xhugashvilëve stalinistë shqipfolës.

Nuk ka asnjë dyshim se kjo idelogji dhe politikë huaj hegjemosite  cariste dhe komuniste ruso-sovjetiko-serbo-jugosllave, ka qenë, është dhe, edhe më tej mbetet një nga faktorët kryesorë për  kolonizimin dhe copëtimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, e cla, edhe sot, në dekadën e dytë të shekullit XXI, është peng  e kolonilalizmit, e hegjemonizmit dhe e militarizmit  të sferës së interesit ruso-sllav në Ballkan.

Dhe, ja, fatkeqësisht, edhe sot, kurrësesi ky POPULL i Kosovës, të vetëdijësohet politikisht dhe kombëtarisht,  sepse në krye të qeverisë  ka vënë titistin, kurse sot, më 26 shkurt  2016 në krye të Kosovës, PRANOI  president  Hashim Zajednicën!

Vazhdon lufta e tmerrshme  ruso-serbo-sllave titiste-staliniste  për armiqësimin e Opozitës dhe të  shqiptarëve me Amerikën  dhe me Evropën Perëndimore!

Këtë tradhti dhe shitje të interesave kombëtare  dhe shtetërore të Kosovës, përkatësisht të gjithë Shqipërisë Etnike, në mënyrë eksplicite dhe të faktur e ilustron ky pasus i  analizës së Prof.Dr.Eshref Ymeri: “ Qëllimi i përhershëm i grekosllavizmit, që prej kohës kur Presidenti Uillson, në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920), i cili nuk lejoi zhdukjen e Shqipërisë Londineze nga harta e Evropës, ka qënë, është dhe mbetet armiqësimi i kombit shqiptar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që Athina dhe Beogradi, me nxitjen e fuqishme të shovinizmit rusomadh, armikut të betuar të kombit shqiptar, dhe me përkrahjen nën rrogoz të Evropës Perëndimore, të bëjnë çfarë të duan me trojet shqiptare.” 

Me titistë si Isa Mustafa dhe me stalinistë si Hashim Thaçi, është e vdekur  drejtësia dhe sistemi paralametar demokratik në Kosovë

Prandaj, si POPULLI i mashtruar, i tradhtuar dhe i pavetëdijshëm,  ashtu edhe Amerika dhe Evropa Perëndimore, duhet ta mbajnë parasysh faktin se pa  OPOZITËN DEMOKRATIKE, nuk ka as qeveri, as kuvend, as President e as SHTET DEMOKRATIK të Kosovës. POR, vetëm anarki, kaos, dhunë, terror dhe diktaturë të egër sllavo-komuniste totalitare.

Këtë nuk e meriton Kosova e pavarur. Këtë  shtet policor diktatorial të tipit Llukashneko dhe Putin, nuk duhet  ndihmuar POPULLI, Amerika, BE-ja, NATO-ja, OSBE-ja dhe OKB-ja, sepse   nuk ka asnjë lidhje me  parimet, me standardet dhe me vlerat e  DREJTËSISË  dhe të  DEMOKRACISË AMERIKANE dhe Evropiane Perëndimore, por vetëm  me SHTYPJEN dhe me TERRORIN e 2 milionë shqiptarëve në Kosovë.

Zgjedhja e  diktatorit Hashim Thaçi-Presedent  i Kosovës, është  një grusht i fuqishëm  kundër drejtësisë, lirisë,  demokracisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. Populli i Kosovës, nuk duhet të pajtohtet me një zgjedhje të këtillë të imponuar nga klika koalicioniste e qeverisë dhe e kuvendit të Kosovës (PDK+LDK+SRPSKA LISTA).

Këtë konstatim tonin në mënyrë  objektive e dëshmon edhe  ky vlerësim  i ekuilibruar dhe i peshuar gjithanshmërisht i  shkencëtarit, i patriotit dhe i  atdhetarit Prof.Dr.Eshref Ymeri se “ Zgjedhja e Hashim Thaçit President i Kosovës  u konvenon edhe Beogradit, edhe Brukselit, edhe Moskës, sepse këtë farë tradhtari e konsiderojnë  si PLASTELINË, së cilës ia japin formën sipas interesave dhe dëshirës  së vet, ashtu siç ka vepruar deri tani në Kosovë.  Nëse Thaçi arrin të zgjidhet president, kjo do të vërtetojë në praktikë  se  populli ende është i papjekur politikisht, dhe, të cilit, ende i mungon vetëdija  nacionaliste kombëtare, është larg DEMOKRACISË dhe NACIONALIZMIT SHQIPTAR, pra, ende është popull i paqytetëruar, që e meriton plotësisht diktaturën e  egër  policore  të “lozhës” Thaçi-Veseli-Mustafa”.

For whom the bells are ringing?

Në Seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, më 26 shkurt 2016, deputetët e koalicionit qeveritar PDK+LDK+Srpska, votuan Hashim Thaçin President të tyre, JO të Republikës së Kosovës, sepse ai nuk u votua, as nuk u zgjodh me votën e ligjshme, të lirë dhe demokratike të POPULLIT dymilionësh,  as me votëm e opozitës. Prandaj, edhe nuk mund të jetë President i ligjshëm dhe legal i Republikës së Kosovës, por vetëm president i koalicionit të Zajednicës (PDK+LDK+Lista srpska).

Argumentet e hollësishme pse Hashim Thaçi nuk mund të zgjedhet president i Repubkikës së Kosovës, i pasqyruan deputetët e Opozitës Parlamentare Demokratike të Kosovës: Albin Kurti, Visar Ymeri, Fatmir Limaj, Faton Topalli, Time  Kadriu  Daut Haradinaj, Donika Kada Bujupi, Teuta Haxhiu, Pal Lekaj, Ismail Kurteshi, Zafir Berisha…. etj. -Emërues   i përbashkët i të gjitha diskutimeve të këtyre parlamentarëve të opozitës demokratike, ishte se Hashim Thaçi është figura më çunifikuese dhe më kontraverse  si në aspektin politik, kombëtar, ashtu edhe në atë  demokratik dhe ushtarak të Kosovës.

Hashim Thaçi, jo President i Kosovës!

Por,  vetëm President i Isa Mustafës, i Kadri Veselit dhe i Aleksandar Jablanoviqit, jo i Kosovës së ADEM JASHARIT dhe të ADEM DEMAÇIT, sepse atë nuk e votoi,  as nuk e zgjodhi  OPOZITA DEMOKRATIKE, as POPULLI, por klika koalicioniste komuniste-titiste (PDK+LDK+Srpska lista).

Thjesht, Hashim Thaçi ka dështuar, edhe si politikan, edhe si ish-ushtarak i UÇK-së, sepse në kohë paqeje sakrifikoi dhe tradhtoi   pa fije turpi idealin e luftës së UÇK-së për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës, duke hyrë në koalicion qeveritar me Srpska listën e Aleksandar Jablanoviqit-me vrasësit e KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI, me VRASESIT E UÇK-së  dhe të mbi 12 mijë shqiptarëve, si dhe të dhunimit të mbi 2000 femrave shqiptare, duke mos llogaritur dëmet e tjera materiale edhe djegjen pëllëmbë më pëllëmbë të Kosovës nga çetniko-fashistët piromanë serbë, të cilët sot, gju më gju me tradhtarët shqipfolës  Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli bëjnë kurtha dhe veprime komploti kundër opozitës demokratike, me qëllim që së bashku ta “kullosin” qeverinë dhe kuvendin e Kosovës, që Jabllanoviqët nuk e njohin as qeverinë e as Kuvendin, por vetëm se i shfrytëzojnë materialisht dhe financiarisht (duke marrë paga të majme), duke dëmtuar buxhetin e popullit të Kosovës.

Sa më sipër, Hashim Thaçi mund të jetë vetëm President i koalicionit të turpshëm të Esat Pashë Toptanit dhe të Nikola Pashiqit, JO i ADEM JASHARIT, i UÇK-së dhe  i POPULLIT të Republikës së Kosovës, që  luftuan kundër pushtuesit barbarë fashist serb (1989-1999).

Ai që nënshkruan Marrëveshje për forminin e Zajednicës serbe në Kosovë, si dhe Marrëveshje për faljen e 12 mijë hektarëve territor të Kosovës-Shqipërisë etnike në favorin e zgjerimit të kufijve territorialë të Malit të Zi, si dhe të faljes së 2500 hektarë ve tokë Maqedonisë, nuk mund të jetë President, Kryeministër, Ministër i Republikës së Kosovës, sepse ai lufton për mbrojtjen e interesave koloniale dhe pushtuese të Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi në Kosovën e Shqipërisë Etnike.

 
Leave a comment

Posted by on February 28, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: