RSS

KUR LOPA BËHET DEPUTET, HARRON KUSH E KA VOTUAR, AKUZON SHQIPTARËT, VAJTON SERBINË!

11 Mar

Mehdi Hyseni

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Barometri diplomatik

 

 *** Sikur të ishte pakica serbe e shtypur dhe e diskriminuar (ashtu siç llomotit një lopë-deputet filoserb ) nuk do të kishte asnjë serb  në qeverinë e Isa-Thaçit dhe, asnjë deputet në Kuvendin e Kadri Veselit.

 Po ashtu, sikur  minoriteti serb të ishte anashkaluar , Lista serbe nuk do  të ishte palë e qeverisë së koalicionit PDK+LDK+Lista srpska.

 Gjithashtu, sikur pakica serbe të kishte qenë e bojkotuar dhe  e shpërfillur, nuk do ta kishte votuar Hashim Thaçin-Zajednicën President të Republikës së Kosovës, natyrisht me “një koncesion të vogël”-formimin e  një komune serbe  (Prilluzha-Babin Mosti-Graca dhe Plemetini)! – Kështu e ka edhe politika sikurse tregtia  serbo-shqipfolëse  “më jep, të japë” . Ndryshe, Hashim Zjadenica, pa votat e pakicës serbe nuk do të bëhej president i Kosovës, më 28 shkurt 2016! 

UÇK-ja  nuk ka luftuar, që minoriteti serb ta sundojë Kosovën në paqe! 

Kryekomandanti legjendar Adem Jashari nuk e ka çliruar Kosovën, që ta drejtojnë  dhe sundojnë  serbët së bashku me sahanlëpirësit, me hyzmeqarët  e tyre batakçinjë dhe mafiozë, por është kundërta,  populli  shqiptar me   Adem Jasharët e gjallë në krye, që kanë meritat më të mëdha për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës shqiptare.

Pra,  jo vetëm  ai farë gomar-deputeti, por të gjithë, duhet ta dinë se Kosovën nuk e kemi çliruar, që ta  kullosin dhe udhëheqin kriminelët dhe barbarët serbë, si dhe kriminelët, korrupsionistët, mafiozët, tradhtarët kuislingë filoserbë, por për shumicën dërrmuese shqiptare mbi 90 për qind, e cila flijoi mbi 12.000 mijë viktima nga terrori dhe gjenocidi serb (1989-1999).

Kosova është rasti i vetëm në botë, ku pakica serbe e ka sunduar  shumicën shqiptare (mbi 90%) mbi 100  vjet (1912-1999), e cila, për fat të keq të shqiptarëve dhe të Kosovës,  edhe sot dikton dhe kushtëzon me shkëputjen e territorit verior të Kosovës, si dhe me kantonizimin e saj të enklavave etnikisht të pastra serbe. Këtë do ta bëjnë përmes Srpska Zajednicës, të cilën e kanë nëshkruar Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa  në Bruksel, më 25 gusht 2015.

E, tash, pas një shekulli, kur Kosova fitoi lirinë dhe pavarësinë, del një lopë-deputet shqipfolës i Kosovës, thotë: “ne nuk jemi çliruar, që ta sundojmë pakicën serbe”! – Çfarë idiotizmi dhe dilitantizmi politik?!

Ja, çfarë lope-deputet me vesh gomari, 2000 mijë euro ia “mjel”  popullit shqiptar (shumicë), kurse në anën tjetër, në rolin e avokatit e vajton pakicën serbe se gjoja po “shtypet” dhe po “diskriminohet nga shumica dërrmuese shqiptare në Kosovë!?

Pse, edhe pas gjenocidit serb, Kosovën po e sundon pakica serbe  në parlament dhe në qeveri?!

Mjerisht, e njëjta tragjedi dhe fatkeqësi po përsëritet edhe sot, kur Kosova me nihmën e Amerikës dhe të NATO-s  u çlirua dhe pavarësua nga Serbia e Slobodan Milosheviqit, sepse në krye të pushtetit  shtetëror (qeveri dhe parlament) të Republikës së Kosovës sundojnë pakica serbe e “Srpska Listës “ së Aleksandar Jablanoviqit, e cila e ndihmoi edhe zgjedhjen e Presidentit  të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi (Zajednica). 

Ky është roli sundues dhe vendimtar  i pakicës serbe pa të cilën nuk do kishte as qeveri, as parlament aktual  e as president (PDK+LDK+Srpska Lista), o, deputet lopa me vesh gomari, e sheh, kush po  e sundon Kosovën?!

Sa  “poshtë paska ra katuni” , nuk paskësha kush t’ua mbrojë të drejtat  serbëve në Kosovë (se “paskësha vdekur” Serbia), veçse një  deputeti lopë me vesh gomari shqipfolës, cili për hir të lidhjeve dhe transaksioneve tregtare dhe agjenturore me Serbinë, që nga regjimi pushtues i Slobodan Milosheviqit(1989-2016).

Nuk ekziston kurrfarë nevoje që ai deputet-lopë shqipfolës, t’i vajtojë kolonët e minoritetit serb në Kosovë, sepse ata nuk e njohin Kosovën si shtet të vetin, por Serbinë. Pra, rrjedhimisht, minoritarët serbë ka kush t’i “vajtojë”, e ajo është nëna e tyre Serbia së bashku me Rusinë e Vladimir Putinit, e jo një deputet-lopë,  filoserb nostalgjik i regjimit pushteues të Slobodan Milosheviqit, kur minoriteti serb me tanke policore dhe ushtarake e me administrim aparteidi e sundonte dhe e vriste shumicën dërrmuese shqiptare në Kosovë (1989-1999).

Ku ishte atëherë, ai farë bajgë deputeti, i cili bënte allishverishe tregtare me Serbinë e Slobodan Milosheviqit, kurse sot, deputet i Kosovës me votën e shqiptarëve prapë  me allishverishe duke tregtuar dhe, duke u pasuruar me Serbinë.

Kjo është shkalla më e lartë e tradhtisë, e injornacës dhe e miopisë pseudointelektuale  shqipfolëse, derdh lotë krokodili kinëse  për “diskriminimin” e pakicës serbe në Kosovë, ndërsa harron votuesit e  tij shqiptarë, në saje të të cilëve ka arritur, të bëhej deputet-lopa! – Haram dhe zjarr iu bëfshin ato para!

Çfarë majmuni injorant dhe provokues i shumicës dërrmuese shqiptare (mbi 90%) sa vite ka marrë pagën e deputetit ( pa asnjë djersë nga vota e popullit të mjerë dhe të varfër) në vend se ta mbrojë interesin e përgjithshëm të votuesve shqiptarë të tij, ai i provokon në mënyrë më bizare dhe skandaloze se gjoja shqiptarë si shumicë po i diskriminojnë serbët si pakicë!?

Çfarë injorance dhe miopie politike e atij farë majmun deputeti ,po nuk është fare e vërtetë se dikush nga shumica shqiptare, po kërkon, që t’i diskriminojë e as “t’i sundojë” kolonët minoritarë serbë në Kosovë, por Kushtetuta dhe ligjet e tjera të Kosovës decidivisht kërkojnë, që të zbatohen nga minoritarët serbë, ashtu sikurse të gjithë minoritetet e tjera dhe shumcia dërrmuese e shqiptarëve të Republikës së Kosovës. Kjo është e vërteta,  minoritarët serbë, duhet ta njohin shtetin e Kosovës si shtet të tyre, jo Serbinë, ashtu siç po veprojnë që nga përfundimi I luftës në Kosovë (1999-2016). 

S’ka nevojë të jesh deputet lopë-avokat i minoritetit serb, që të mësosh se në çfarë gjendje politike, ekonomike, sociale dhe shoqërore janë serbët në Kosovë. Kjo është  çështje tejet e thjeshtë për ta kuptuar statusin e serbëve në Kosovë. Nëse ata donë të jenë ministra, zëvendësministra, ambasadorë, kryepolicë e sigurimca, përkatësisht nëse duan të jetojnë në Kosovë së bashku me shqiptarët dhe me të tjerët, është kusht themelor, që ta njohin Kosovën si shtet të vetin, ndryshe,  ligjërisht, as me Kushtetutën e Kosovës, nuk mund të jenë as në Qeverinë, as në Kuvendin e as në Presidencën e Kosovës.

Kosovën e kemi çliruar që ta udhëheqin të merituarit shqiptarë, jo Beogradi, as  bishtat e tij filoserbë në Kosovë!

Po, e vërteta është se Kosovën nuk e kemi çliruar që ta udhëheqin kriminelët dhe barbarët serbë, të cilët, duke i falënderuar “babës partiak” të atijfarë deputeti, Hashim Zajednicës, sot, MINORITARËT  kolonë serbë po e sundojnë shumicën (në vend se të jetë e kundërta), edhe ministra, nënministra, zëvendësministra në qeverinë e kualicionit PDK+LDK+Srpska lista, edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, edhe ambassador, edhe sigurimca, edhe policë të Kosovës.

Kjo, do të thotë se, Republikën e Kosovës po udhëheq pakica sebe, o  lopa deputet, po ku ka në ndonjë vend të botës demokratike, që pakica e sundon shumicën, ashtu sikurse është rasti në Kosovë (pa u votuar fare nga shumica dërrmuese shqiptare dhe, pa  e njohur Kosovën si shtet të tyre, serbët  ndodhen në krye të shtetit si nënkryeministra,  zëvendësministra, ministra dhe deputetë), pakica serbe po e sundon shumicën shqiptare mbi 90 për qind, duke falënderuar pseudopolitikanëve dhe pseudodeputetëve tradhtarë, të korruptuar, dhe mafiozë.

Një politikë e tillë antikombëtare dhe antishtetërore me hashima dhe me isa në krye bëri që  veriu i territorit të Kosovës së bashku me gjysmën e Mitrovicës,  të ndërkombëtarizohej sipas Marrëveshjeve të Brukselit (2013-2016), që serbëve dhe Serbisë i garantojnë  zotërimin e tyre. 

Kosova nuk ka nevojë për politikanë dhe deputetë filsoerbë, që ta vajtojnë minositetin serb dhe Serbinë, por për liderë politikë dhe deputetë patriotë  shqiptarë sikurse  Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, Avni Rrustemi,  Hasan Prishtina, Adem Demaçi, Fan S. Noli,  Luigj  Gurakuqi …etj.

 

 
Leave a comment

Posted by on March 11, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: