RSS

SISTEMI I VOTIMIT DHE PROGRAMET PARTIAKE: NDRYSHIMI I GJENDJES POLITIKE DHE JETESORE NE KOSOVË

25 Mar

jahja koka

Shkruan: Prof. Dr. Jahja Koka

Të gjithë flasim për gjendjen e mjerueshme ekonomike, politike dhe jetësore. Për këtë flasin edhe njerëzit e klasës politike, parlamentarët, por vuajtjet i përjetojnë pjesa dërmuese e njerëzve që derdhin mllef për situatën e tyre të mjerueshme ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe jetësore.

Të gjithë e kuptojmë që, pa një klasë politike që din dhe do ta përmirësojë gjendjen, nuk ka shpresë të rritjes ekonomike, punësimit dhe përmirësimit të dëshiruar jetësor.

Të gjithë pajtohemi që VETËM ME NJË SISTEM TË MIRËFILLTË DEMOKRATIK, me konkurrencë mendimesh arrihet KLASA E DËSHIRUAR POLITIKE, e cila kurrsesi nuk është në dukje në spektrin politik të së sotmes.

Mendoj që dy çështje kardinale: sistemi i qëlluar i votimit dhe programi partiak janë determinate për arritjen e një klase të themi shpëtimtare që realizon frymëmarrje të dëshiruar demokratike dhe prosperitetin dinjitoz jetësor.

Fatkeqësisht të gjitha partitë në skenën politike në Kosovë, pozitë dhe opozitë, kanë mendime të ndryshme, por futjen e një sistemi të votimit që mundëson frymëmarrjen demokratike dhe ndryshimin e gjendjes nuk e kanë ndërmend ta bëjnë. PËR KËTË JANË NË PAJTIM TË PLOTË! Atyre iu përshtatet ky sistem votues i cili mundëson sjelljen vërdallë, riciklimin e tyre nëpërmes të sistemit ekzistues të votimit. Pra, manipulimi i votimit dhe realizimi i qëndrimit të situatës ekzistuese të gjitha partive, pa dallim, iu përshtatet. Nga kjo rrjedhë fakti që për gati dy dekada kemi figura kryesisht të njëjta në skenën politike të cilat gjenerojnë një alternativ fiktive, meqë ajo është e bazuar vetëm me njerëzit ekzistues, duke përjashtuar mundësitë alternative prosperuese.

Në këtë sistem nuk ka shanse që, në kontekstin e situatës tonë, një zezak me origjinë myslimane dhe ardhacaku – Barrak Husein Obama, askush dhe prej askund, mendohet në “kredibilitetet” politike, por vetëm pse ishte me aftësi të jashtëzakonshme mendore, student dhe redaktor i revistës shkencore që në rini të hershme në Harvard, të bëhet president i SHBA-ve, njeriu me fuqi më të madhe politike në botë. Pra, nga faktet, eksperienca praktike dhe teorike, duhet të nxjerrim mësim dhe të veprojmë nëse vërtetë duam të ndryshojmë gjendjen në Kosovë. Mund të flasim tërë ditën me qindra hipoteza e ide, por domosdoshmërish DUHET TË KEMI PRAKTIKË DHE SISTEM ADEKUAT VOTUES po qe se duam ta ndryshojmë gjendjen.

Që nga viti 1860, në SHBA janë dy parti kryesore, Republikane dhe Demokratike. Programet dhe idetë e tyre janë vërtetë alternative. Ndërkaq programet e partive tona, që janë të shumta, kanë ndryshime esenciale në një përqindje minimale. Shto faktin qe dy partitë polare LDK-ja dhe PDK-ja pas zgjedhjeve, ku fituan votat pikërisht me premtime alternative para votueseve, në fund ato fuzionohen në një qeveri, duke tradhtuar programet dhe votuesit e tyre.

Ironi e quaj faktin që politikanët qarkullojnë nëpër parti të ndryshme, duke i ndërruar ato më lehtë se sa këpucët, edhe pse e dinë që programet duhet të jenë të ndryshme. Rrjedhë që komoditeti apo ambiciet dhe përfitimet personale përcaktojnë orientimin partiak e jo PROGRAMET PARTIAKE. NË ANËN TJETËR EDHE VOTUESI DUHET TË LEXOJË PARA SE GJITHASH PROGRAMIN, PARA SE TË PËRCAKTOHET SE KUJT DUHET T’IA JEP VOTËN, E JO VOTIMIN TA BËJNË NËN DIKTATIN MILITANT TË PARTIVE TË CILËT MASHTROJNË DUKE MANIPULUAR ME INTERESAT PERSONALE TË NJERËZVE. Pastaj procedohet me “numërimin” e votave, rezultati i të cilave PATJETËR DUHET T’I PËRGJIGJET CAKUT QË APRIORI PËRCAKTOHET.

TË gjitha partitë propagandojnë me demagogji “votën e shenjtë” dhe “sovranin”, duke shkelë me plot koshiencë në të dyja. Për të mos u shkelë vota e sovranit dhe të përfillet dhe jetësohet sistemi i mirëfilltë demokratik, duhet të përvetësohet SISTEMI ADEKUAT I VOTIMIT i cili është i bazuar në dy kërkesa: FSHEHTËSIA (SEKRETI) VOTUESE DHE NUMËRIMI KORREKT I VOTAVE.

Këto dy kërkesa realizohen me një SISTEM ADEKUAT VOTUES, i cili siç e theksuam më lart, nuk iu përshtatet asnjërës palë ekzistuese partiake, meqë do të bëhej ndërrimi i tyre dhe ardhja e njerëzve dhe ideve në bazë të konkurrencës së mirëfilltë demokratike.

Po të duam, janë të mirënjohura sistemet demokratike votuese që nga Alexander Hamilton, Thomas Jefferson dhe Daniel Webster. Apo ai i Marquis de Condorcet i Akademisë se Shkencave Franceze. Sidomos nëse zbatohen parimet e sistemit votues të Nobelistit Kenneth Arrow do të arrihej votimi dhe rezultatet e mirëfillta demokratike. Deri në futjen e një sistemi të ri votues do të përsëriten shkelje të votës dhe sovranit në format e ndryshme flagrante. Do të kemi edhe në 17 vitet në vijim figura të njëjta politike, herë pozitë e herë opozitë, kurse individët, programet dhe gjendja degraduese nuk do të ketë të ndalur. Mendoj që, pasi dihet diagnoza e situatës, është çështje imperativë e kohës, ngritja e një SISTEMI ADEKUAT DEMOKRATIK TË VOTIMIT. Mendoj që jemi në prag të sistemit të dëshiruar dhe hapjes së prosperitetit kombëtar. Për këtë i kemi resurset e dëshiruara njerëzore dhe natyrore.

 

 

 

 
Leave a comment

Posted by on March 25, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: