RSS

MIOPIA DHE GJELOZIA POLITIKE

26 Mar

 

Mehdi Hyseni

Shkruyan: Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Sipas  fallit politik të Sali Berishës,  Rugova  ishte  “gjeni”, Albin Kurti-Enver Hoxha dhe Vetëvendosja  PPSH-ja, që po shpiejnë Kosovën drejt Beogradit dhe Moskës!?

Albinët e Kosovës nuk kanë kurrfarë sentimenti a nostalgjie politike dhe diplomatike as për Beogradin e as për Moskën, sepse ata janë të lidhur ngusht vetëm me nënën e tyre Shqipëri.

Në këtë frymë dhe, në këtë rrugë të drejtë progresive, demokratike dhe paqëasore, Albini  dhe Vetëvendosja  Kosovën po e çojnë drejt Tiranës, jo në Beograd, as në Moskë, ashtu siç është shprehur idiotikisht dhe naivisht Sali Berisha!

Prandaj, deshi a nuk deshi Sali Berisha dhe  matrapazët e diletantët e tjerë të tij, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është i pashmangshë. Ky, do të ndodhë shumë shpejt  (ashtu siç ndodhi me pavarësimin e Kosovës, e cila për 100 vjet ishte utopi dhe fantazmë e parealizueshme për të gjithë sali berishët) , po atëherë, ku do të mbetet Sali Berisha, a do të skuqet dhe turpërohet për  këto gënjeshtra shpifarake në adresën e gabuar të deputetit demokrat dhe paqësor, Albin Kurti dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, me qëllim që të fitonte ndonjë plus(+) nga ana e miqve dhe e  partnerëve tanë evropianë perëndimorë.

Mirëpo, me këtë gafë politike, Sali Berisha ka arritur efekti n e kundërt politik dhe diplomatik, sepse Evropa Perëndimore dhe Amerika e dinë shumë më mirë dhe më saktë se Sali shpifaraku,  se “busulla “ politike ,  diplomatike, kombëtare dhe ndërkombëtare e  Albin Kurtit dhe e Vetëvendosjes, nuk është proserbe dhe proruse  e sferës së interesit lindor me Rusinë në krye , por  PROPERËNDIKMORE, në  funksion të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë,natyrisht në marrëveshje dhe me pëlqimin  e Amerikës dhe të aleatëve të saj  evropianë perëndimorë, sepse një BASHKIM i këtillë gjeopolitik, kombëtar dhe shtetëror, do të ishte me interes parësor  për interesat strategjike të Evropës Perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse në këtë mënyrë, do të arrihej ekuilibri ballkanik mes Perëndimit dhe Lindjes. Ndryshe,  ekziston rreziku permanent i konfrontimit mes Amerikës dhe Rusisë për shkak të Kosovës, nëse sa më pare nuk bashkohet me Shqipërinë.

Albini, as Vetëvendosja nuk janë fajtorë, pse Kosova ishte koloni e Serbisë (1912-1999)!

Eeh,  Sali Berisha ka harruar se, jo më pak  se  100 vjet,  shtetarët dhe liderët politikë të Shqipërisë, Kosovën e patën lënë  nën hudhrën dhe çekanin e kolonializmit dhe të gjenocidit të Serbisë (1912-1999). Kështu  vepruan edhe me rastin e gjenocidit të fundit të Serbisë (1989-1999),  nuk e ndihmuan, as nuk e shpëtuan Kosovën  nga një gjenocid i tillë, por armët dhe arsenalin ushtarak e ruajtën, që më 1997, të luftonin mes veti, ku Shqipërinë  e dogjën vetëm për shkak të luftës për pushtet, të ashtuqujaturit demokratë dhe socialistë, në vend se me ushtrinë e tyre kombëtare dhe shtetërore, të venin në Kosovë për t’i mbrojtur mbi 2 milionë motra, vëllezër , nëna, etër, fëmijë dhe foshnja nga kama çetniko-fashiste barbarike dhe gjenocidale  e Serbisë së Slobodan Milosheviqit.

 

 “Çka po i thotë Dema Kadrisë nuk ia din rennin burrnisë”!

Dhe, vërtet, ky Saliu, kurrë nuk ia diti  “renin burrnisë”, sepse  në vitet e 90-ta të shekullit XX, Kosovën nuk e ndihmoi ushtarakisht, që ta shpëtonte  nga agresioni gjenocidi serb;  nuk pati guximin, që t’i ndërprente marrëdhëniet diplomatike, ekonomike dhe tregtare me Beogradin, edhe pse Kosova  ishte në luftë me Serbinë (1989-1999); nuk e ngriti zërin as në OKB- , as në OSBE-, që Serbia të mos kthehej në gjirin e tyre, pa u ndëshkuar për krimet e gjenocidit në Kosovë; nuk paraqiti asnjë padi denoncuese penale në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krime të luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë kundër Serbisë për kryerjen e krimeve të gjenocidit të saj në Kosovë; asnjëherë nuk  i tha  Beogradit, se Kosova është e Shqipërisë, si dhe, asnjëherë nuk bëri asnjë kërkesë zyrtare për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pëkatësisht për zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan.


Si duket gënjeshtrat politike të Berishës nuk kanë fund, sepse ka “humbur rrugën në oborr”!
Albin Kurtit i thotë Enver Hoxhë dhe Vetëvendosjes PPSH! -“Sa poshtë ka ra katundi”!!!

Kjo është një gënjeshtër politiko-propagandistike, që ka për qëllim ta minimizojë dhe  ta zbehë kontributin dhe meritat historike të kryepersonazheve  kombëtare, politike, diplomatike dhe paqësore kombëtare dhe ndërkombëtare të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), duke e vën në plan të parë Rugovë si “gjeni”!!!

Çfarë rrene  dhe cfarë shpifje skandaloze kjo, që nuk ka asgjë të vërtetë, përpos naivitetit dhe xhelozisë thënçin politike, sepse  as Rugova nuk ishte “gjeni”, as Albin Kurti nuk është si Enver Hoxha e as Lëvizja Vetëvendosje nuk është sikurse Partia e Punës së Shqipërisë, të cilës Sali Berisha i ka shërbyer, jo më pak se dyzet vite .

E, tash po hedh “petulla në ujë”, duke u shtirur si “demokrat i sëmurë”  evroperëndimor dhe si  “patriot i madh”, duke e kritikuar Albin Kurtin se gjoja  ai me Vetëvendosjen  “ Kosovën po çojnë në gojën e Beogradit dhe të Moskës” !?

Mirëpo, e vërteta është kjo, Albin Kurti së bashku me Vetëvendojesn qe  një dekadë po luftojnë me mjete politike, demokratike dhe paqësore, që ta mbrojnë substancën kombëtare, politike dhe shtetërore të Kosovës  së pavarur dhe sovrane shqiptare nga Serbia hegjemoniste dhe kolonialiste.

Këtë e provoi edhe refuzimi dhe denoncimi i lidhjes së Marrëveshjes për krijimin e Srpska zajendicës në Kosovë (që do të thotë copëtimin e territorit  dhe të shtetit të Kosovës) dhe të Marrëveshjes për demarkacionin kufitar me Malin e Zi (25 gusht 2015).

Tirana zyrtare mbështeti Srpska zajednicën-copëtimin e Kosovës, që do të thotë RIKTHIMIN e Serbisë në Kosovë!

 

Kjo është e vërteta se kush po e çon Kosovën drejt Beogradit dhe  drejt Moskës, jo drejt Brukselit dhe Uashingtonit.

Pikërisht, kjo politikë antikombëtare e Shqipërisë, është pengesa  kryesore për bashkiminn e Kosovës me Shqipërinë, jo Albin Kurti e as Lëvizja Vetëvendosje, që në bazë të Platformës së tyre politike po luftojnë që Kosovën ta bashkojnë me Shqipërinë, jo me Serbinë, as me Rusinë, ashtu siç i ka shpifur dhe akzuar pa asnjë të drejtë Sali Berisha,  se gjoja  “Kurti dhe Vetëvendosja po ndjekin  kursin e politikës  antiperëndimore të Enver Hoxhës”!?

Kjo është një akuzë idiotike pa kurrfarë “tavani”, që shpreh urrjetje, egocentrizëm dhe xhelozinë  e Sali Berishës , të cilit, qysh tash, i ka hyrë “frika në asht”, se Albin Kurti dhe Vetëvendosja , do t’ia arrijnë që Kosovën ta bashkojnë me Shqipërinë.

Po, mirëfilli Albin Kurti dhe Vetëvendosja, do t’ia rrijnë që Kosovën ta bashkojnë me Shqipërinë, por Sali Berishën, historia do gjykojë si tradhtar ngase më rastin e kremtimit të 100-vjetorit të Shqipërisë Etnike (1912-2012), nuk pati vizionin, as guximin, që në Vlorën e Isamil Qemnalit, ta deklarojë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. – E pati këtë shans historik, por nuk e shfrytëzoi, sepse me vepër konkrete është kundër bashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike, këtë e ka deklaruar botërisht, edhe kur ishte president, edhe kur ishte kryeministër i Shqipërisë.

Eh, tash, pas kësaj disfate politike, Sali Berishës I ka hyrë “lepuri në bark”, e pengon  kursi kombëtar, politik, diplomnatik, demokratik dhe paqësor i Albin Kurtit dhe i Vetëvendosjes drejt bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, sepse ai, tanimë, e ka të qartë se,  do të mbetet jashtë faqeve të bardha të historisë së bashskimit të Kosovës me Shqipërinë. Ky është problemi dhe obsesioni i tij, i fokusuar gabimisht në kritikën e Albin Kurtit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Çfarë çmendurie  dhe diletantizimi politik iracioanl ky, po këtë, ta kishte pohuar ndonjë palaço i dehur i kafeneve dhe i bareve të Tiranës, do të ishte e tepërt dhe për çdo gjykim, jo  këtë, ta deklarojë një ish-president, një ish-kryeministër dhe një deputet akual i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, duke ua pluhëruar sytë popullit shqiptar dhe miqve-aleatëve evroperëndimorë, që u shkon përshtati vetëm armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

ADEM DEMAÇI dhe ADEM JASHARI ishin GJENI, LUFTËTARË , HERONJ  DHE VIZIONARË REALISTË TË REPUBLIKËS SË  SOTME TË PAVARUR DHE SOVRANE TË KOSOVËS, jo Rugova e as Sali Berisha nuk ishin kurrfarë GJENISH dhe FILOZOFËSH!

Sali Berisha (deputet i parlamentit të  Republikës së Shqipërisë) deklaroi se  “Rugova ishte gjeni sikurse Nënë Tereza dhe Ismail Kadare” (http://www.indeksonline.net/lajme/4104/sali-berisha-per-vetevendosjen-edhe-enver-hoxha-e-shkeputi-shqiperine-me-perendimin/).

E, si u bë, që i pasë keni harruar me qëllim  GJENITË  Adem Demaçi dhe  REXHEP QOSJA???

 

Kjo nuk është fare e vërtetë, sepse GJENI, ideator, veprimtar, luftëtar dhe  KRYEARKITEKT i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës   është heroi i Kosovës ADEM DEMAÇi-SIMBOLI  EMBLEMATIK  I REZISTENCËS GJITHËPOPULLORE TË KOSOVËS (1958-2016). Ky ishte dhe është GJENIU i patrebmur dhe i pagabuar i  lirisë së Kosovës, sepse ashtu si ëndërroi dhe luftoi  për  të, duke u dergjur nëpër kazametet  e  Serbo-Sllavisë (1958-1990), së fundi, edhe  arriti ta shijojë plotësisht  lirinë dhe pavarësinë e Kosovës (17 shkurt 2008). Ky është  VIZIONI GJENIAL i ideuar, jo vetëm në mendje, në shpirt dhe në zemër, por, edhe i kurorëzuar  në vepër konkrete në praktikë, sepse Kosovës ia dhuroi veprën më të bukur, më madhështore dhe më të shenjtë-LIRINË DHE PAVARËSINË. Kështu ëndrrra e tij gjeniale u bë REALITET!

Mirëpo,  ka harruar  Sali Berisha se Vizioni si koncept i parealizuar dhe i pa rrumbullakësuar i  doktrinës së filozofisë sofiste paqësore të Ibrahim Rugovës, nuk mund të  quhet gjenialitet, por sëmundje e pashërueshme  dhe  utopi  e shkretë ngase me një politikë të tillë pacifiste pasive nuk ia arriti që ta çlironte dhe pavarësonte Kosovën. Por, atë e bëri  Adem Demaçi, UÇK-ja me Adem Jasharin, Amerika me presidentin Bill Clinton,  NATO-ja me komandantin e saj, Gjeneralin amerikan Wesley Clark  dhe presidenti amerikan George W. Bush, i cili vulosi  lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, më 17 SHKURT 2008.

Të gjitha këto figura dhe persnolaitete historike, politike, diplomatike dhe ushtarake të ndritshme janë heronj dhe gjeni të vërtetë, sepse pas 100 vitesh robërie e çliruan  dhe e pavarësuan Kosovën nga vargonjtë e hekurt kolonialë dhe gjenocidalë të Serbisë (1912-1999).

Pra, të jesh gjeni, human dhe hero, do të thotë,  t’ua dhurosh lirinë, mëvetësinë, mirëqenien dhe paqen të tjerëve (qoftë në kuptim të ngushtë apo të gjerë)  dhe të shpëtosh jetët e të tjerëve nga çdo rrezik dhe fatkeqësi, që  kërcënon qenien e tyre  fizike, biologjike, etnike, kulturore,  religjioze,  politike, ekzistenciale … etj.

Mirëpo,  as Ibrahim Rugova e as Sali Berisha nuk kanë dëshmuar  KURRFARË DOZE GJENIALITETI, AS  HEROIZMI me veprat e tyre  politike pacifiste pasive nënshtruese dhe kapitulluese  për shpëtimin, çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës (pikërisht, pse asnjëri prej tyre nuk ishin filizofë, as gjeni, por politikanë disfatistë në rastin e Kosovës së okupuar nga çizmja çetniko-fashiste serbomadhe), por këtë e bëri UÇK-ja me  Adem Demaçin dhe me Adem Jasharin në krye, mbështetur politikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe  nga NATO-ja, e cila plot 78 ditë  e bombardoi Serbinë (24 Mars – 10 Qershor 1999).

Pra, GJENIU Adem Demaçi dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari-Xhorxh Uashingtoni i Kosovës,  Pesidenti i Amerikës, Bill Clinton dhe Gjenerali amerikan  Wesley Clark (Komandanti i operacioneve luftarake të NATO-s) me veprat e tyre: humane, njerëzore, diplomatike dhe ushtarake dëshmuan GJENIALITETIN e tyre, duke triumfuar mbi Serbinë gjakatare çetniko-fashiste dhe gjenocidale, duke e shpëtuar, çliruar dhe pavarësuar Kosovën përgjithmonë nga Serbia kolonialiste (1912-1999).

Këta  janë GJENITË,  arkitektët dhe strategët politiko-diplomnatikë dhe ushtarakë, që kanë meritat kryesore historike për Kosovën e sotme të pavarur dhe sovrane, JO “GJENIU” Ibrahim Rugova, as TRDHATARI Sali Berisha, i cili, nuk e luajti bythën, që  ushtarakisht ta shpëtonte Kosovën nga terrori dhe gjenlocidi i Serbisë (1989-1999). Kështu, ai, vullnetarisht dhe me vetëdije të  plotë e shpalli vetën tradhtar, sepse nuk veproi në përputhje me të drejtën historike, kombëtare dhe shtetërore, por e shkeli edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ku thuhet : “ 1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË MBRON TË DREJTAT KOMBËTARE TË POPULLIT SHQIPTAR QË JETON  JASHTË KUFIJVE TË SAJ.” (Neni 8, pika 1.).

Nuk e ha më populli i Kosovës, imponimin e disfatës dhe të tradhtisë së ambalazhuar të Sali Berishës~!

A ka më  skandaloze, më çnjerëzore, johumane dhe më antishqiptare, që në vend  se të pendohesh për mosbërjen asgjë në mbrojtjen e 2 milionë e gjysmë shqiptarëve në Kosovë (1989-1999), tash , pas dy dekadash,  Sali Berisha pohon se Ibrahim Rugova “ishte  gjeni”!?  – Nuk ishte kurrfarë “gjeniu”, sepse plot 10 vjet, politikën e kuptoi dhe e praktikoi vetëm si kategori statike, duke mos ndryshuar asgjë nga  vizioni utopik  dhe sofist i përmbajtjes së saj.

Ku ishte Sali Berisha para 30 vitesh, pse atëherë Rugovën  nuk e shpalli “gjeni” dhe, pse  Kosovën nuk e mbrojti ushtarakisht nga Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit (1989-1999)?

Tash, pasi NATO-ja dhe Amerika e  shpëtuan, e çliruan dhe e pavarësuan Kosovën nga Serbia pushtuese,  çfarë po i duhet Sali Berishës, të deklarohet se kush ishte   lideri politik  “gjenial”  në Kosovë, kur kjo  ishte e  okupuar tërësisht nga armiku shekullor serb (1989-1999).

Çfarë hipokrizie dhe absurditeti, në vend se Sali Berisha me shtetin e tij dhe me homolgët e tij në Prishtinë, të angazhohen dhe të punojnë bashkërisht në përpilim e dosjeve akzuuese kundër gjenocidit kolektiv serb në Kosovë për t’ i shpaguar viktimat dhe dëmet e pallogartishme materiale, ai shpalli “gjeniun” e tij të shekullit XX, Ibrahim Rugovën, duke e krahasuar me Nënë Terezën dhe me Ismail Kadaren!?

Ky është naivitet, çmenduri, dezinformim, shpifje, gënjeshtër  dhe tradhti ndaj së vërtetës së hidhur dhe tragjike, që ndodhi në Kosovë, gjatë viteve 1989-1999, që ka për qëllim falsifikimin e historisë së Kosovës së pavarur (17 shkurt 2008),  e cila është dhuratë e politikës, e diplomacisë, e humanizmit, e luftës  dhe e rezistnecës së UÇK-së,  e Amerikës dhe e NATO-s, e jo, assesi e politikës kapitulluese  të Rugovës dhe e politikës dështuese dhe tradhtare të  Sali Berishës.

Po, të kishte qenë Rugova  “gjeni”, si dhe nominuesi, përkatësisht “dekoruesi” i tij Sali Berisha me politikat e tyre racionale, nuk do ta kishin lejuar Serbinë gjenocidale që t’i masakronte (foshnja, fëmijë, vajza, djemë, nëna dhe etër) mbi 12000 mijë shqiptarë; t’i  zhdukte mbi 3000 mijë sish; t’i dëbonte mbi 1 milion shqiptarë, si dhe t’i dhunonte mbi 20000 mijë gra shqiptare në Kosovë.

Sa turp, tradhti mbi tradhti! – E lanë Kosovën në zjarrin, në flakën dhe në tymin e agresionit dhe të gjenocidit serb, duke mos ndryshuar politikën pasive paqësore dhe politikën dezertuese  dhe tradhtuese të Sali Berishës, vetëm për t’u dëshmuar para  botës se “janë paqësorë të vërtetë”.

Mirëpo, as bota e as Evropa nuk ua vari, as nuk i shpërbleu me kurrfarë çmimi nobel për paqe, as Rugovën e as Berishën (1989-1999), sepse me politikën e tyre të gabuar jorealiste dhe johumaniste viktimizuan mbi 2 milionë shqiptarë dhe dogjën Kosovën, duke mos e mbrojtur nga Serbia fashiste barbarike.

Sepse as Rugova e as Berisha nuk e deshën luftën kundër Serbisë pushtuese  dhe  gjenocidale, duke fantazuar se  vetëm me paqe fitohet liria e Kosovës.  Kështu, e mashtruan dhe e indoktrinuan popullin e Kosovës me politikën propagandistike të tyre, të cilën e kishin kuptuar vetëm si kategori statike të pandryshueshme, sepse ashtu u konvenonte, që të mos konfrontoheshin me Serbinë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, edhe pse Kosova ndodhej në flakë dhe në tym të tankeve ushtarake dhe policore të Serbisë (1989-1999).

Kjo ishte simetria  e vetme e bashkëpunimit dhe e “suksesit”  të tyre të përbashkët! Tjetër bashkëpunim  politik, diplomatik as ushtarak nuk ka pasur mes Berishës dhe Rugovës(1989-1999).

Mirëpo, me  një “filozofi politike” të  tillë “gjeniale” pasive dhe dezertuese, deri më sot, asnjë popull  në botë nuk ka krijuar shtetet e tyre të liria dhe të pavarura, por me luftë, me sakrifica të mëdha, me shumë  lotë, djersë, gjak dhe me shumë viktima.

 

 
Leave a comment

Posted by on March 26, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: