RSS

DREJTËSIA , SHESHELI DHE PADREJTËSITË NDAJ NESH

31 Mar

jahja koka

Shkruan: Prof. Dr. Jahja Kokaj

Sot Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës tha se qëndrimet dhe veprimet e Vojisllav Sheshel janë të drejta!
“Kreshniku” serb i cili në fushë të betejës është parë në kali të bardhë duke iu prirë çetnikëve famëkeq, të cilët nuk lanë krim pa demonstruar ndaj popullsisë se pafajshme. Veprimet e tij famëkëqija janë te njohura edhe për te verbër dhe të shurdhër. Qëndrimet dhe propaganda naziste e tij me vrer vdekjeprurëse ndaj çdo kombi, sidomos ndaj shqiptareve janë shumë të njohura. Ai thoshte që veprimeve gjenocide Millosheviqiane do të ia tejkalonte. Ai thoshte që “shiftarët “ duhet të hidhen përtej bjeshkëve të Nëmura , jo si njerëz, por ci copa mishi” duke shtuar qe “raca shiftare nuk duhet te ekzistojnë në Kosmet”. Këtë mllef vullkanik nuk e ka shprehur në këtë nivel asnjë nazist apo shovinist në historinë e civilizimeve përfshi këtu Hitlerin, Millosheviqin e të tjerë.

Shesheli sot valon flamurin e pafajësisë së dhuruar nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës. Shesheli jo vetëm qe sot është i lirë, por veprimet e tij sipas Hagës dolën legjitime. Rrjedhimisht qëndrimet e tij duhet të jenë të arsyeshme dhe të përfillshme. Nëse Haga nuk mundi ta ndal, kush mund ta ndal tani Sheshelin në invazionet e mendimeve dhe veprimeve të tij shoviniste , naziste dhe antishqiptare.

Ky lajm dhe kjo ngjarje është akoma disa qindra kilometra nga Kosova. Por mos të harrojmë që Sheshelistat i kemi në Kosovë, I kemi në parlament i kemi kudo që tani do të ngrehin kokë dhe nuk do të kenë të ndalur. Koncesionet politike, juridike, kushtetuese të cilat ë kemi dhënë dhe po i japim ndaj serbëve, kanë me qenë vetëm fillim i hershëm. Kanë me qenë trampolinë e invazionit ndaj ardhmërisë sonë kombëtare dhe prosperitetit që ëndërruam. Mendoj që kohërat e rrezikshme në një formë tjetër po na kanosen.

Mendoj që duhet të shikojmë realitetin në mënyrë reale, kritike dhe të mençur. Jemi dëshmitarë që shumë padrejtësi përmenden që janë prezente të ushtruara ndaj Kosovës dhe kosovarëve. A nuk është i dukshëm fakti që jemi në gropë të zezë, të izoluar në Evropën demokratike. Ne viktimat e terrorit barbar serb mbetemi të izoluar, në kohën kur agresori serb dhurohet me lëvizje të lirë në Evropë. Kësaj mund t’i shtohet lista e padrejtësive të tjera, kulmi i të cilave mendoj që është shpallja e Sheshelit si i pafajshëm.

Gjetja e drejtësisë kërkon mençuri dhe veprime të mençura. Konsideroj që është urgjente që kokat e mençura shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe kudo që gjenden në botë të bashkojnë potencialet mendore. Në pragun e rreziqeve që do të gjendemi para invazioneve të padrejtësive me të cilat si duket do të ballafaqohemi gjithnjë e më tepër. Është urgjente që të formohet një trup gjithëkombëtar që të analizojë shumë dimenzionalisht situatën para së cilës gjendemi. Kështu që në bazë të rekomandimeve të mençura gjithëkombëtare të formohet një platformë dhe të ndërmarrim hapa konkretë, po ashtu në frontin gjithëkombëtar.

 
Leave a comment

Posted by on March 31, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: