RSS

DERI NË FUND TË JETËS NË SHËRBIM TË POPULLIT E ATDHEUT

25 Apr
  agimi 1

Shkruar nga Agim Sylejmani

 Po bën qe 6 vite që Kosova jonë po lufton për fitimin e të drejtave të mohuara nga armiqtë e popullit tonë. E populli ynë kërkoi dhe po kërkon ato të drejta që i gëzojnë të gjithë popujt tjerë në JugosIlavi, të drejta të cilat i janë të garantuara edhe me kushtetutën shtetërore, të drejta për të cilat populli ynë u gjakos në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare duke dhënë mbi 6.000 dëshmorë populli ynë kërkoi vetëm një republikë për Kosovën, republikë çfarë kanë edhe popujt tjerë në JugosIlavi. Por, këtë kërkesë regjimi tiranik i Beogradit e shtypi me tankse e bajoneta, duke vrarë, plagosur e gjymtuar me qindra të rinjë e të reja shqi­ptare, duke burgosur e torturuar me metoda fashiste, këto lule të kuqe të popullit tonë, këtë shpresë të së ardhmes sonë të ndritur.

Shumë armiq kaluan mbi trollin tonë arbëror, disa thyen qafën e shumë të tjerë lanë kockat e tyre nëpër shkrepat e Kosovës, por kosovarët nuk i mposhtën kurrë. Bashkë me vitet ndërroheshin edhe armiqtë, të cilët në shënjestër kishin Kosovën dhe popullin shqiptar. Krajlët serbë dhe knjazët malazezë si edhe të gjithë armiqtë tjerë që u ndeshën me luftëtarët trima të Kosovës, u tmerruan para heroizmit të bijve më të mirë të popullit tonë si: Bajram Curri, Azem Bejta, Shotë Galica, Sylejman Vokshi e Mic Sokoli dhe shumë të tjerë.

Trimërinë, guximin, sakrificën për gjënë më të shtrenjtë – Lirinë, populli ynë tregoi edhe gjatë LNÇ. Ende pa u mbyllur plagët e luftës, pasardhësit e krajlëve e knjazëve serbë e malazezë hapën dosje të reja duke i ndjekur bijtë më të mirë të popuIlit tonë.

I hidhur ishte ai janar i ftohtë i vitit 1956 për popullin tonë kur rankoviqët dhe klika e tyre u vërsulën si bisha të qartura mbi popullsine e pambrojtur gjoja për “të mbledhur armët” Terrorizohej një popull i tërë dhe serbomëdhenjtë gjenin arsyet (!) e tyre për këto krime të papara në botën bashkëkohore.

Me qindra u mbytën me dru, u gymtuan e u sakatuan për jetë si invalidë të rëndë dhe prap u fajësua populli!?

Të gjitha këto i bënë me qëllim që të frikësonin popullin që ai të shpërngulej nga trojet e tija të stërlashta ilire. Por, populli jo vetëm që nuk ra në grackën e përgatitur të shovinistëve serbomëdhenj, jo vetëm që nuk u mposht e nuk u ftikësua por edhe më fort se kurrë filloi të shtrëngojë grushtat kundër armiqve të vjetër të maskuar nën maskën e “komunistëve” kundër armiqve të rinjë që ishin edhe më perfid e më të rrezikshëm se të gjithë të mëparshmit. Sepse serbomëdhenjt po fshihen pas termave të ndryshëm si “socialistë”, “komunistë” e shumë dokrra tjera perifde për t’i hedhur pluhur syve popullit tonë.

Por përpjekjet e tyre në këtë drejtim kanë dështuar e do të dështojnë me turp, sepse populli ynë sot është më i ngritur e më i vetëdishëm se kurrë më parë. Pikërisht se është i tillë, ai e kuptoi qëllimet e dhunës, terrorit dhe gjenocidit që i bëhej nga serbomëdhenjtë.

Ky është shkaku kryesor që e shtyri popullin tonë të shumëvuajtur të dali rrugëve për të protestuar hapur kundër dhunës, terrorit, gjenocidit, shtypjes e shfrytëzimit të egër serbomadh. Këto dhe vetëm këto ishin arsyet kryesore të revoltës popullore në demonstratat e përgjkshme të ’81-ishit. Revolta dhe protesta popullore ishin paqësore, por, regjimi tiranik i Beogradit të prirë nga shovinistët serbomëdhenj i shndërruan në demonstrata të përgjakshme, duke i shtypur me tankse e bajoneta.

Shovinistët serbomëdhenj nuk u mjaftuan me këto krime mbi popullin tonë por, u morën edhe me terrorizëm shtetëror, duke organizuar edhe likuidime fizike të revolucionarëve dhe patriotëve tanë trima që ishin vu në ballë të popullit tonë në luftë për të drejtat e mohuara.

agimi 2

17 janar 1982.

Duke e parë aktivizimin masovik dhe politizimin e madh të mërgimtarëve tanë patriotë, regjimi policor i Beogradit organizoi dhe kreu një krim të papresedan në arenën ndërkombëtare. UDB -ja me veglat e veta agjenturore në Gjermaninë Federale, më 17 janar 1982 likuidoi me atentat tre nga bijtë më besnikë të popullit tonë në mërgim, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla së bashku me Kadri Zekën. Dhe me paturpësinë e kriminelëve më të regjur shovinistët serbomëdhenj ngritën pluhur për krimin e tyre, duke i fajësuar shqiptarët, gjoja si “qërim hesapesh” i emigracionit?!

 

Të indinjuar thellë me këtë krim të UDB-së jugosllave, bashkatdhetarët tanë patriotë u bashkuan edhe më fort rreth flamurit të luftës për të drejta e liri. Metropolet e Perëndimit oshëtinë nga thirrjet e bashkatdhetarve tanë mërgimtarë duke e këndellur Evropën e përgjumur në lëmyshkun e kapitalizmit e të harresës për padrejtësitë që i kishin bërë popullit tonë në fund të shekullit të kaluar dhe sidomos padrejtësinë më të hidhur në fillim të këtij shekulli kur edhe i copëtuan pa mëshirë trojet tona arbërore dhe e ndanë një popull të tërë në dy pjesë.

Vrasjen e shokëve në Shtutgart të Gjermanisë populli i Kosovës e shndërroi në forcë dhe bashkim luftarak për të drejta e liri. Duke e shndërruar dhembjen dhe pikëIlimin në forcë populli i Kosovës e sidomos rinia jonë trime dhe revolucionare e intensifikuan luftën e organizuar edhe më me hov, duke iu përgjegjur regjimit me shpërndarjen masive të trakteve dhe shkruarjen e parullave. Ndërsa heronjve të rënë u thurri këngë dhe poezi nga më të bukurat.

Para fytyrave të heronjve betohej rinia shqiptare se do t’ua merrte hakun dhe do të luftonte deri në realizimin e aspiratave të popullit për të cilat flijuan jetën edhe heronjtë tanë.

Lavdi në vite e shekuj shokëve Jusuf, Kadri e Bardhosh.

 11 janar 1984.

Pas vrasjes mizore të shokëve tanë në Gjermani, regjimi jugoshav u ballafaqua me intensifikimin edhe më të hovshëm të luftës së organizuar në Kosovë. Dhe në vend se të ulet e të rezonojë lidhur me shkakun e kësaj rezistence popullore, regjimi jugosllav u lëshua në një fushatë të tërbuar të arrestimeve masive, duke menduar se me burgosjen e disa qindra të rinjve e të rejave shqiptare do ta “qetësonte” situatën. Këtu regjimi kishte bërë hesapet pa hanxhinë, sepse populli ynë gjithënje ka patur bijë që i kane dalë zot këtij vendi.

Në këtë situatë arrestimesh masive doli nga burgu trimi Rexhep Malaj. Ai i cili ishte bërë simbol qendrese i të rinjve shqiptarë. Qëndresa e Rexhepit para organeve policore më 1975 u tregoi serbomëdhenjeve se luftëtarët trima të Kosovës ishin gati t’u nënshtrohen edhe to­rturave më mizore të tipit fashist dhe të mos përkuleshin. Për këtë qëndresë Rexhepi ishte bërë i njohur në mbarë Kosovën dhe shumë i dashur për rininë tonë revolucionare. Kështu që posa doli nga burgu, Rexhepi, edhe pse shumë shokë iu kishin vrarë dhe burgosur, i hyri punës së përtëritjes dhe riorganizimit të forcave revolucionare të Kosovës. Krah të djathtë kishte djaloshin trim e të pamposhtur, Nuhi Berishën, këtë malësor të paloddhshëm në luftë për të drejta e liri.

Për një kohë të shkurtër për sa vepruan Rexhepi me Nuhiun dhe shokët e tyre, ia arritën ta tmerronin armikun e përbetuar të popullit tonë me aksione të përditshme dhe të guximshme.

Të udhëhequr nga mësimet e drejta revolucionare të marksizëm-leninizmit ata marshuan drejt fitoreve e sukseve me bindje të thellë se mundi i tyre dhe sakrificat e shumta nuk do të shkonin kot. Këtu ata nuk u gabuan aspak, sepse vepra e tyre mbeti e pashlyer në kujtesën e popullit e sidomos të rinisë sonë.

agimi 3

Më 11 janar 1984, në lagjen e varfër të Prishtinës u gjendën të rrethuar këta dy komunistë të vendosur Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha. Rrethimin komunistët e qanë përmes flakës së armëve. Rrethimi kishte qenë i fortë dhe me forca të shumta policore dhe ushtarake, prandaj e vetmja zgjidhje u mbeti barrikadimi në një shtëpi nga ku ata vazhduan qëndresën e armatosur. Tërë natën oshëtiu Prishtina nga krismat e armëve të Rexhepit e Nuhiut, nga këto krisma që paralajmëronin krismat e lirisë.

Policia përdori edhe mjete kimike për t’i asgjësuar sa më parë komunistët e barrikaduar por Rexhepi me Nuhiun gjer në fund iu kundërvunë armikut me flakën e pushkëve dhe këngë revolucionare. Prishtina i gjasonte Tiranës së vitit 1942 kur luftonte Vojo Kushi me shokë.

Edhe pse regjimit të serbomëdhenjeve iu desht të përdorte autoblinda e helikopterë për t’i mposhtur komunistët e rrethuar, pa pasur pikë turpi e së paku një njeriu të thjeshtë, vrasjen e shokëve tanë e paraqiti si “vetëvrasje” !!! Por, luftën që bënë komunistët Rexhep e Nuhi e pa mirë populli prandaj trillimet e tilla për gjoja “vetëvrasjen” e shokëve tanë, populli ua hodhi në surrat armiqve, duke shpërndarë trakte e komunikata dhe duke shkruar parulla.

Qëndresa heroike e shokëve Rexhep e Nuhi bëri jehonë të madhe në gjithë Kosovën dhe kudo në botë ku jetojnë shqiptarët, qëndresë e cila u bë simbol lufte e gjithë shqiptareve.

Lavdi veprës heroike të shokëve Rexhep e Nuhi !

I frymëzuar nga qëndresa heroike e shokëve Rexhep e Nuhi, të cilët shënuan epopenë më të lavdishme të luftës për të drejta e liri pas Luftës së Dytë Botërore, më 8 shkurt, trimi Bajram Bahtiri do të përsëriste aktin heroik të shokëve të vrarë duke iu përgjigjur armqve me flakën e armëve dhe duke rënë edhe ai në fushën e nderit. Për trimërinë që tregoi populli e radhiti Bajramin në mesin e heronjve duke i thurrur këngë.

Lavdi shokut Bajram!

Regjimi serbomadh i Beogradit kujtoi se me krimet që bëri dhe me vrasjen e luftëtarëve tanë trima do të shuante rezistencën e një populli të tërë. Por ai do të bindej shumë shpejt se me krime dhe vrasje si dhe me burgosje masive e me dënime drakoniane nuk mund të shuajë vuIlnetin e një populli. Se me veprime të tilla ai vetëm mund të rrise urrejtjen e popullit dhe nxitjen që edhe më me forcë të organizohet dhe t’i kundërvihet regjimit dhe masave të tij të terrorit.

Populli i Kosovës kërkoi statusin e Republikës për Kosovën. Dha edhe dëshmorë e heronj për këtë republikë. Prandaj, regjimi i Beogradit duhet të rezonojë drejt dhe të thërras arsye e shëndoshë e të shqyrtojë dhe të zgjidhë sa më drejtë çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve në JugosIlavi, duke ia njohur Kosovës statusin e republikës në kuadër te federatës jugosIlave.

Lufta jone ishte paqësore dhe demokratike. Prandaj edhe në veprimtarinë tonë deri më sot nuk mund të gjejë askush ndonjë veprim të huaj për paqën dhe demokracinë. Kërkesat të cilat populli i shtroi në rrugë paqësore në demonstratat e vitit 1982 për të cilat flijuan jetën .shokët: Jusuf, Kadri, Bardhosh, Rexhep, Nuhi, Bajram e shumë të tjerë populli do t’i realizojë medoemos, pa marrë parasysh sakrificat dhe mundimet që duhet bërë gjer në realizimin e tyre.

LAVDI në vite e shekuj: Jusufit, Kadriut, Bardhoshit, Rexhepit, Nuhiut e Bajramit.

_____________________________

Shkruar më 24.12.1986 dhe botuar për herë të parë në “Zëri i Kosovës”, Nr. 1, 1987 

 
Leave a comment

Posted by on April 25, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: