RSS

Dr. Skender Asani nga Nju Jork-u: Vënja e Pjetër Bogdanit do të argumenton autoktoninë e shqiptarëve në Shkup

23 May

Nju Jork/SHBA, 22 maj – Dr. Skender Asani drejtor i Institutit i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, dhe kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, gjatë vizitës së tij në SHBA, në një intervistë për televizionin AA Vision në SHBA foli për figurat shqiptare në Maqedoni, duke vlerësuar se vënja e Pjetër Bogdanit në Shkup do të argumenton autoktoninë e shqiptarëve në Shkup dhe do të jetë një argument për të hedhur poshtë tezat e historiografisë slllave të ndërtuar ndër shekuj.

“Historiografia serbe është ndërtuar me teza falso, se shqiptarët në Shkup dhe në trevat veri – lindore kanë ardhur në këto troje pas luftës austro – osmane në fund të shekullit XVII. Edhe historiografia maqedonase ka kopjuar historiografinë serbe për këtë çështje dhe ka kulminuar me këtë tezë në enciklopedinë kontroverse.

Vënja e shtatores së Pjetër Bogdanit në Shkup, ka rëndësinë e madhe historike, se veprimtaria e tij ka qenë si ipeshkv në Shkup dhe mesha është zhvilluar në gjuhën shqipe për popullatën shqiptare. Vlerësoj se vënja e Pjetër Bogdanit në Shkup do të argumenton autoktoninë e shqiptarëve në Shkup dhe do të jetë një argument për të hedhur poshtë tezat e historiografisë slllave të ndërtuar ndër shekuj.”, është shprehur Dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH.

Ndryshe, Dr. Skender Asani është autor i më shumë se dhjetë veprave të rëndësishme historike, që si preokupim kryesor kanë të kaluarën e Shkupit dhe shqiptarëve në përgjithëse në këto hapësira. Ka botuar shumë punime nëpër revista shkencore dhe shtypin ditor, si dhe ka marrë pjesë nëpër disa konferenca shkencore në Shkup, Tetovë, Prishtinë, Tiranë, Evropë dhe SHBA.

Ndiqni videon, intervistën e plotë:

https://player.vimeo.com/video/167639371

 
Leave a comment

Posted by on May 23, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: