RSS

KUSH ËSHTË I INTERESUAR QË NE SOT TË MERREMI ME PROBLEMET E ANADOLLIT DHE TË ERDOGANIT? KUSH ËSHTË ORKESTRUESI?

19 Jul

 agimi 1

Shkruan:  Agim Sylejmani, Zvicër

 

Sot ngado të kthesh kokën do shohësh gazeta që shkruajnë me tituj bombastikë për ngjarjet në Turqi.

Lësho cilindo kanal televiziv në gjuhën shqipe, atë punë bëjnë, merren vetëm me problemin e Turqisë.

Futem në portale në gjuhën shqipe, po e njëjta gjë.

Shfletoj rrjetet sociale në gjuhën shqipe dhe mendja të shkon se shqiptarët i kanë zgjidhur të gjitha problemet e veta dhe s’iu ka ngelur gjë tjetër pos të tjerrin (lesh) për Turqinë dhe ngjarjet më të reja atje. Bile tek rrjetet sociale bie në sy dukuria e gjurmimit me afsh për artikuj që shkruajnë për ngjarjet më të reja në Turqi dhe për t’i postuar ato pastaj në faqet e tyre të rrjetit social. Thuajse i gjithë fati i globit është i lidhur me fatin e Turqisë dhe të një diktatori të paskrupullt me emrin Erdogan. Thuajse edhe shqiptarët fatin e tyre e kanë të lidhur me këtë fat të Rexhep Taip Erdoganit të Turqisë!

Dhe jo krejt rastësisht bëhet kjo. Jo rastësisht rri dikush nën hije dhe stimulon këtë fenomen të kohës. Jo rastësisht dikush dëshiron pikërisht një sjellje dhe një “brengë” të tillë të shqiptarëve dhe pikërisht në këto ditë të nxehta të politikës së verës që po luhet gjithandej në trojet shqiptare.

Derisa unë, ti, ai tjetri e ajo tjetra merremi me problemin e Erdoganit dhe të Turqisë, qeveria e korruptuar, kriminale dhe më se antikombëtare në Prishtinë është duke ia prerë Kosovës rrobat e reja të kufirit. Bile si tërthorazi, ashtu në heshtje dhe sikur pa zë, ministri i punëve të jashtme Enver Hoxhaj tha se së shpejti, brenda dy viteve, do të bëhet edhe demarkacioni i kufirit me Serbinë! Pra, thoshte ai në mes rreshtave, ky demarkacion i kufirit me Malin e Zi nuk është asgjë në krahasim me atë me Serbinë, prandaj miratoje shpejt e të lëvizim më “lirshëm” për të bartë më lehtë paratë e vjedhura. E sa shkruan mediet shqiptare për këtë? Sa artikuj shpërndanë shqiptarët në rrjetet e tyre sociale për këtë ogur të zi për Kosovën?

Pra, kjo qeveri kriminale dhe antishqiptare e di mirë që tani se ku do të jenë kufijtë me Serbinë. Prandaj edhe gjithë kjo fushatë mbi njerëzit e thjeshtë që të merren me problemet aziatike e anadollake, në kohën kur krejt në heshtje do vendoset fati i dhjetëra e mijëra hektarëve tokë të Kosovës, e cila do u dhurohet (shitet!) atyre që këtë tokë e dogjën dhe përvëluan ndër shekuj.

Këtu dhe vetëm këtu e shoh interesin e “preokupimit” të masave të gjera me problemet e Turqisë dhe Erdoganit, preokupim të imponuar dhe orkestruar nga mediet e kontrolluara vendore.

Ne duhet të jemi më syhapur dhe koherentë me situatat që po përjetojmë në nënqiellin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të pushtuara, e sidomos me situatat që do të ballafaqohemi shumë shpejt. Andaj ne duhet të merremi me problemet tona të pazgjidhura kombëtare e jo me ato anadollake.

Shënim: Agim Sylejmani është redaktor i emisionit “Ruajtja e Vlerave të Luftës” pranë kanalit televiziv AA Vision

About these ads

Occasionally, some of your visitors may see an advertisement here

 
Leave a comment

Posted by on July 19, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: