RSS

U VARROS ME NDERIME TË MËDHA NË FSHATIN ZAJAZ TË KERÇOVËS NËNA HUMË E ALI AHMETIT

29 Jul
U VARROS ME NDERIME TË MËDHA NË FSHATIN ZAJAZ TË KERÇOVËS NËNA HUMË E ALI AHMETIT

nena e ali ahmetit

Lajmi se ka ndrruar jete Nena Hume e udheheqesit te popullit shqiptar Ali Ahmeti, u perhap me shpejtesi ne te kater anet e globit!

Ky lajm i hidhur na piklloi te gjitheve!

Te gjithe ne shoket, bashkeveprimtaret, bashkluftetaret e miqte e shumte te djalit te saj, perjetuam dhembje te madhe, sepse dhembja per vdekjen e nje nëne eshte e madhe, por vdekjet sikur kjo e Nene Humes, jane te rralla, ngase jane vdekje te nënave te udheheqesve te popullit e Atdheut, vdekje te nënave te komandanteve te pergjithshem e te kryetareve historik, qe historia patjeter se do ti mbuloje me lavdine e saje!

Sot u ndame pergjithmone nga Nena Hume!

Nena Hume qe ne moshen e saj 1 vjeçare mbeti jetime, se babai i saj nga torturat qe kishte perjetuar nga pushtuesit ndrroi jete ne moshe te re!

Plot vuajte ishte jeta e saj, ashtu sikur edhe vete jeta e rende dhe ne mjerim e skamje e popullit shqiptar!

Sot u ndame nga Nena Hume qe popullit dhe Atdheut, ia lindi dhe rriti njerin nga bijte e saj me te medhenj, udhehqesin e madh e te lavdishem Ali Ahmetin!

Nena Hume renditet me nderim e mirnjohje te thelle ne mesin e Nenave te medha te kombit, sepse popullit dhe Atdheut i linden udheheqesit e tij!

Nena Hume popullit shqiptar te Kosoves dhe viseve te saja te pushtuara dhe te mbetura nen ish-jugosllavi, ia lindi djalin e saj Ali Ahmetin, qe me vone do te behej tmerri i pushtuesve dhe tradhetareve!

Djali i Nene Humes, nga e cila po ndahemi sot pergjithmone, u be njeri prej aktoreve e faktoreve kryesore te lindjes dhe krijimit të të famshmes Ushtria Çlirimtare e Kosoves, te UÇPMB-se dhe me vone edhe te Ushtrise Çlirimtare Kombetare!

Nena Hume, u vu plotesisht ne funksion te luftes per liri e çlirim nga pushtuesit!

U be Nena e dhjetra dhe qindra udheheqesve te ardhshem te popullit shqiptare te niveleve te ndryshme!

U ndihmoi ilegaleve e ushtareve te lirise te fshehnin armet çlirimtare por edhe barti arme e barot per luftetare te ndryshem!

U ndame nga Nena Hume, e cila u be Nena me e dashur per qindra, mijera dhe miliona shqiptare, kur krah per krah e dore per dore me djalin e saj Kryetarin e BDI-se, doli te shkoje per te votuar ne zgjedhjet e para te lira demokratike e kombetare ne Maqedoni!

U ndame nga Nena Hume, e cila kur i kishte shkuar per vizite djalit te saj ne Llucern te Zvicres, qe vepronte e drejtonte fuqishem ne levizjen ilegale patriotike shqiptare ne ish- jugosllavi, ishte takuar nga shume udheheqes e emra te medhenj e te lavdishem!

Takimi me shokun me te ngushte te djalit te saj, Heroin e Kombit Gjeneral Fehmi Lladrovcin, eshte deshmia me e madhe se sa shume ishte e lidhur jo vetem me djalin e saj per edhe me shoket e Tij.

Fehmi Lladrovci kur kishte shkuar ta takonte, pershendeste e perqafonte Nenen e shokut te tij te idealit, fshehurazi i kishte dalur prapa kraheve dhe i kishte mbyllur syte, kurse Aliu i kishte thene qelloja kush eshte ky?

Nena Hume nga ledhatimet ne duar kishte thene, nga shoket qe i kam takuar dhe fotot qe i kam shikuar keto duar me duket se jane te Fehmiut!

U ndame nga Nena Hume, e cila si asnje nene tjeter, e ka kryer katerciperisht obligimin e madh ndaj Kombit, Atdheut dhe popullit shqiptar!

U ndame nga Nene Huma e cila pas saj ka lene plot djem e vajza, niper e mbesa, por mbi te gjitha pas saj ka lene djalin, udheheqesin e popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Lamtumire Nena Hume! Te qofte i lehte dheu i Atdheut!

Ismet Sylejmani 28.07.2016 Prishtine

 
Leave a comment

Posted by on July 29, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: