RSS

LUTJE PËR NJERIUN

30 Oct
aav-sm.png

fatoni
Shkruan: Faton Krasniqi, Dardanë

(Xhavit Beqiri: “Lutje për njeriun”, Fjala, Prishtinë, 1994)

Gjinitë letrare dalin dhe zhvillohen me radhë, por poezia iu parapriu të gjithave, ajo u zhvillua krejt natyrshëm; natyrshëm e krijuan poetët, ata të cilët ndjenë për të, ata që luteshin për njeriun. Krijimet poetike lindin për të thënë diçka më shumë se sa shpirtërore, nuk është vetëm rastësia që krijon vargun, vargun e parë krijon dëshira dhe arsyeja, të dytin dhe të tretin e kështu me radhë e krijon ndjeshmëria e qenies njeri.

Lutjet njerëzore kanë krijuar miliona vargje, lutjet për njeriun s`kanë të ndalur. Njeriu lutet nga kulla për pak dritë në atë dhe këtë errësirë. Ai e tha para disa kohësh: “Të gjithë atyre që do të linden në kohë pa kalendarë” (“Lutjet për njeriun” f. 7). E parashikoi, e ndjeu dhe ky varg është bërë i gjallë përjetësisht, në këtë kohë pa kohë, s`ka kalendarë… ironi moderne me pak mllef poetik posturban.

Xhavit Beqiri

                                                                                                          Xhavit Beqiri

Njeriu që lutet, qetësinë shpirtërore mund ta gjej në një kohë jo të largët, ndoshta në një prapakohësi, në kohën e mbretëreshës Teutë. “U the se humba pas teje/ lulja në dritë vyshket/ti mund të jesh perëndeshë e dashurisë/ por besë nuk ke/ unë kam një Enkiduj/ se shtatë vjet jo shtatë ditë/ do të bëjmë gjëmë/ dhe do të nisesha në rrugën e gjatë/ për ta kërkuar jetën/ në mes të ujqve luanëve dhe ujit të vdekjes/…(“Lutje për njeriun” f. 40).

Këto vargëzime janë himne? – Po, janë himne, frymëzime djaloshare, janë vargje të sinqerta, të çiltra, janë vargje shpirtërore, është bota, është rrugëtimi djaloshar, është jeta para syve të një kolosi të letrave shqipe. Bota për(shkruar) në vargëzime nuk është e djallëzuar, syri poetik dhe dora e protagonistit nuk bënë përzierje artificiale temash; një gur pendimi kemi para nesh, kulla dy herë kulla që u ndërtua nga gurët e hëna e Ballkanit sodit gurët e kullave (“Lutje për njeriun” f.56)., prej këtyre vargjeve të poetit(atëherë të ri), të heshtur , sot, mund të krijohen poema moderne. Arti letrar, është më i bukuri, më i fuqishmi për ta prekur qenien njerëzore në shpirtin njomak, dhe kur prek shpirtin atëherë qenia lutet për qenien njerëzore, njeriu lutet për njeriun. Vargëzuesi gjithmonë ka kërkuar shpresë, jetë në vargje dhe nëpër vargje, e kur s`kishte për t`i dhënë asgjë njeriu ngushëllonte njeriun, sa për t`i dhënë shpresë, por shpresa është më shumë se sa vetë fjala shpresë, është jeta, nga shpresa për jetë, ai e tha: “Ne kemi të ardhmen/ ne ndezim qirinjtë për të vrarët/ ne ngrisim dy gishta për të nesërmen/ ne varrosim dhunën për paqen/ ne djallin me durim e vrasim në shpirt/ ne dimë ç`ngjyrë ka Kali i Trojës” (“Lutje për njeriun f. 66)., sa guxim për shpresë, sa madhështore! Vargje shpresëdhënëse, vargje që i qëndrojnë kohës, vargje që na bëjnë t`i besojmë së ardhmes. Atëherë kur i shkroi ishte i ri, kishte vetëm 23 (1994 -1971 = 23), por vargjet e tij rridhnin lirshëm, i pandikuar nga të tjerët, me një stil të veçantë, me një mjeshtri të rrallë, duke rrëfyer dhe vetërrëfyer brenda rreshtave poetik. E në krejt këto tema vargëzuesi ndjehet i sigurt, komod, pasi shkruarja e tyre është bërë si është më së miri. Trajtimi i koloritit të ndryshëm tematik e bëjnë më të vlerësuar veprën e tij të parë “Lutje për njeriun”.

Beletristika shqiptare ka nevojë për poetë të tillë, për poetë që origjinaliteti i vargjeve të jetë kusht dhe rregull, edhe pse letrarësia nuk pranon kushtëzime, por rregull, kulturë, pedantëri origjinalitet dhe stil shumë të veçantë ka autori i veprës “Lutje për njeriun”. Poezia e prof. Xhavitit nxori në pah, në sipërfaqe një rritje të vlerave poetike nëpërmjet vargjeve dhe jo vetëm në veprën e parë të tij “Lutje për njeriun”, sepse prof. dr. Xhavit Beqiri është autor i dhjetëra veprave shkencore, letrare, poetike; autor i dhjetëra punimeve shkencore, kumtesave dhe recensioneve.

Vepra e parë poetike e prof. Xhavit Beqirit “Lutje për njeriun”, ndahet në tri pjesë: I. Dritat e errëta, II. Kurrë s`më pyete mua, III.Kulla. Ka gjithsej 54 poezi. Botues “Fjala”, Prishtinë, 1994. Redaktor Milazim Krasniqi, recensent Arif Demolli, Ballinën e punoi Faik Krasniqi, redaktor teknik Shemsi Gërguri, korrektor Sabit Jaha, realizimi kompjuterik Abdullah Konushevci, tirazhi: 500 kopje.

Shkrimin tim për veprën e parë të prof.dr.Xhavit Beqirit po e përfundoj me shënime për autorin, me po ato shënime të frymëzimeve rinore drejt një rrugëtimi madhështor, po kthehemi në kohë, po kthehemi në kohën e nisjes hapërimit të suksesshëm , po kthehemi në vitin1994, në kohën e hapit të madh dhe të guximshëm intelektual e letrar.
Shënime për autorin

Xhavit Beqiri u lind në vitin 1971 në fshatin Koliq, komuna e Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, kurse tash është student i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Prishtinë. Ky është libri i parë i tij (1994).

 
Leave a comment

Posted by on October 30, 2016 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: